LIVE UPDATES
Bota

Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit, Danimarka shtrëngon legjislacionin! Nis proces gjyqësor kundër atyre që kanë përdhosur librin e shenjtë të mysimanëve

Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj. Tani për herë të parë filloi një proces kundër atyre që kanë përdhosur Kuranin.

10 May 2025, 09:26 Nga r.ll
Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit, Danimarka
foto ilustruese

DANIMARKË- Këtë të premte, vëmendja është përqendruar në ishullin danez Bornholm në Detin Baltik, ku fillon një gjykim që ka tërhequr shumë vëmendje publike. Dy burra akuzohen për "trajtim të papërshtatshëm të Kuranit". Gjatë një festivali folklorik në qershor 2024, ata dogjën librin e shenjtë të myslimanëve para një publiku në një tendë dhe e transmetuan të gjithën drejtpërdrejt në Facebook.

Prokuroria daneze nuk i ka publikuar detajet rreth identitetit të të akuzuarve apo rrjedhës së saktë të ngjarjeve. Sipas deklaratave të tyre, vendimi pritet të jepet gjatë procesit.

Gjyqi i parë sipas ligjit të ri

Gjyqi në qytetin më të madh të Bornholmit, Rennes, është gjykimi i parë penal që kur hyri në fuqi një ligj i ri që kriminalizon "trajtimin e papërshtatshëm" të shkrimeve të shenjta fetare (si Bibla, Kurani ose Tora). Sipas këtij ligji, ndalohet jo vetëm djegia e shkrimeve të shenjta fetare, por edhe përdhosja, grisja ose shkelja e tyre. Shkeljet mund të ndëshkohen me gjobë, e në rastet më të rënda me dënim me burg deri në dy vjet.

Ligji hyri në fuqi më 7 dhjetor 2023, pasi disa raste të djegies së Kuranit në Danimarkë dhe Suedi shkaktuan tensione serioze ndërkombëtare. Në korrik të vitit 2023, anëtarët e grupit populist të krahut të djathtë "Patriotët Danezë" dogjën Kuranë përpara disa ambasadave të vendeve myslimane në Danimarkë.

Individë të tjerë kanë provokuar vazhdimisht reagime publike duke djegur Kuranin. Vetëm midis korrikut dhe tetorit 2023, policia daneze regjistroi më shumë se 480 raste të djegies së flamujve ose librave fetarë.

Djegia e Kuranit: Kërcënim për sigurinë e brendshme?

Këto akte provokuan reagime të nxehta, tensione diplomatike dhe protesta pjesërisht të dhunshme në botën myslimane. Ndër të tjera, u sulmua një organizatë humanitare daneze në Irak dhe pati protesta të dhunshme përpara ambasadës daneze në Bagdad.

Konsullata suedeze madje u sulmua dhe iu vu flaka. Rrjeti terrorist islamik Al Kaeda ka kërcënuar me sulme në të dy vendet, duke bërë që niveli i kërcënimit terrorist të rritet përkohësisht në nivelin e dytë më të lartë.

Në këtë kontekst, një ligj i ri në Danimarkë duhet të forcojë sigurinë kombëtare dhe të parandalojë provokime të mëtejshme. Kur prezantoi ligjin, ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë, Peter Humelgard, theksoi se djegia e Kuranit "dëmton Danimarkën dhe interesat e saj".

Megjithatë, futja e ligjit të ri nuk kaloi pa polemika. Miratimi i tij u parapri nga një debat katërorësh në parlamentin danez në dhjetor 2023. Opozita dhe disa intelektualë danezë shprehën shqetësime se kjo kufizonte lirinë e fjalës. Kritikët kanë dyshuar gjithashtu për motive politike, të tilla si sigurimi i votave myslimane për kandidaturën e Danimarkës për një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2025/2026.

Është interesante që Danimarka e shfuqizoi ligjin mbi blasfeminë nga viti 1683 vetëm në vitin 2017 - dhe atëherë arsyeja ishte pikërisht djegia e Kuranit. Heqja e saj më pas u dërgoi një sinjal të qartë vendeve si Pakistani ose Arabia Saudite, të cilat ende e ndëshkojnë rëndë blasfeminë.

Edhe më parë, në Danimarkë pati disa debate rreth kufijve të lirisë së shprehjes. Në vitin 2005, gazeta daneze "Jyllands-Posten" botoi dymbëdhjetë karikatura të Profetit Muhamed, të cilat shkaktuan javë të tëra protestash në vendet myslimane.

Situatë e paqartë ligjore në Suedi

Diskutime të ngjashme po zhvillohen në Suedinë fqinje. Në dallim nga Danimarka, në Suedi djegia e Kuranit nuk është ndaluar shprehimisht deri më sot. Nëse kjo kualifikohet si nxitje e urrejtjes apo si një formë e lejuar e kritikës fetare nuk është përcaktuar ende qartë nga gjykatat suedeze.

Megjithatë, në disa raste, gjykatat suedeze kanë dhënë tashmë vendime - si ai kundër politikanit të ekstremit të djathtë danezo-suedez, Rasmus Paludan. Themeluesi i partisë anti-islamike, Stram Kurs, dogji disa herë Kurane në të dy vendet gjatë vitit 2023 dhe provokoi reagime të dhunshme. Në nëntor 2024, një gjykatë suedeze e dënoi atë me katër muaj burg për nxitje të urrejtjes.

Salvan Momika, që iku nga Iraku në Suedi, gjithashtu kontribuoi ndjeshëm në tensionet midis dy vendeve nordike dhe botës myslimane duke djegur një Kuran në Suedi në verën e vitit 2023.

Më vonë ai e përdhosi publikisht librin e shenjtë disa herë, gjë që shkaktoi protesta dhe trazira në Suedi dhe në mbarë botën. Më pas, ai u akuzua për "nxitje të urrejtjes". Megjithatë, vetëm një ditë para dënimit të planifikuar, në shkurt 2025, persona të panjohur e vranë atë në ballkonin e shtëpisë së tij në Sedertelje. Menjëherë pas kësaj, një bashkëpunëtor i tij u dënua me disa muaj burg./DW

djegia e kuranit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin