Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjykata braziliane ka konstatuar se veprat penale për të cilat kërkohet ekstradimi i Matës përputhen edhe me veprat penale të parashikuara në legjislacionin brazilian.
BRAZIL- Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Ervin Matës, i kërkuar nga autoritetet vendase për t’iu nënshtruar procesit penal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Kërkesa për ekstradim e paraqitur nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë ishte e shoqëruar me dokumentet e nevojshme dhe plotësonte kërkesat e përcaktuara nga Ligji brazilian i Migracionit. Gjithashtu ishte shoqëruar edhe parimin e reciprocitetit për raste të ngjashme.
Gjykata braziliane ka konstatuar se veprat penale për të cilat kërkohet ekstradimi i Matës përputhen edhe me veprat penale të parashikuara në legjislacionin brazilian. Kjo ndërsa, afati i parashkrimit të ndjekjes penale nuk ka përfunduar. Ekstradimi i tij është pranuar në bazë të përmbushjes së kushteve ligjore, ndërsa përgjegjësia penale do të shqyrtohet në procesin përkatës. Vendimi është dhënë në datën 14 shtator 2026.
Kush është Ervin Mata
Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023 dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve. Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë.
Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi edhe një kompani që merret me konstruksione metalike./Dosja.al
Mbesa e Jakup Krasniqit PRISHTINA- Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca e fundit gjyqësore ndaj ish-krerë...
Pamje PRISHTINA- Ditën e sotme në Hagë do të zhvillohet seanca për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup K...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Foto ilustruse Viti i ri shkollor ka nisur me rritjen e rritjes për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në ...
Foto ilustruse Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontributin e parë me pagë deri në 50 mijë lekë n...
Foto ilustruse Çmimet e larta të karburanteve nuk kanë sjellë ulje të konsumit të naftës në tregun vendas. Në...
Foto ilustruse TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. M...
HAGË- Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike n&eu...
Shqiptarë në pritje të verdiktit të Hagës HAGË- Policia holandeze ka njoftuar qytetarët e mbledhur pranë Gjykat&eum...
Pamje nga protesta TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur ditën e 108-të të revoltës qytetare me thirrjet 'Nesër më shum...