Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Thaçi ka deklaruar gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë fakt që tregon lidhje me incidentin në Shqipëri pas skandalit, ku u gjetën tetë tonë mish i kontaminuar me salmonelë.
KOSOVË- Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lamir Thaçi, ka deklaruar se janë ndërmarrë veprime shtesë për të hequr dyshimet për mishin e pulës me origjinë nga Brazili. Thaçi ka deklaruar gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë fakt që tregon lidhje me incidentin në Shqipëri pas skandalit, ku u gjetën tetë tonë mish i kontaminuar me salmonelë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes trupave inspektuese, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ekzekutive për të hequr dyshimet për mishin me origjinë nga Brazili. Pas lëshimit të urdhëresës për kontrolle shtesë, në import kanë ardhur 7 ngarkesa. Nga secila ngarkesë është marrë nga një mostër, ku sipas procedurës, ngarkesat mund të bllokohen deri në daljen e rezultateve. Po ashtu, në kontrollin e brendshëm janë realizuar dy kontrolle në pika shitjeje, nga të cilat janë marrë dy mostra nga lote të ndryshme prodhimi”, tha Thaçi.
Thaçoi tha se Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka realizuar kontrolle shtesë në import dhe në pika shitjeje, duke marrë mostra për testim dhe sasitë e dyshuara janë tërhequr dhe bllokuar deri në daljen e rezultateve.
“Sasitë e lotëve të mostruar janë tërhequr dhe bllokuar deri në rezultate. Është inspektuar edhe depoja e operatorit ekonomik importues, ku përveç masës së ndalimit të përkohshëm të nxjerrjes në treg të produktit në stok, është marrë një mostër për testim. Të gjitha mostrat janë mbledhur nga pikat kufitare dhe kontrolli i brendshëm. Ato janë në laborator dhe ka nisur procesi i testimit. Për kohën e nxjerrjes së rezultateve, nuk mund të japim afat ose datë tani. Gjithçka varet nga dinamika e procesit të testimit nga laboratori. Në momentin e parë të nxjerrjes së rezultateve, do ta informojmë publikun me të gjeturat”, shtoi ai.
Thaçi tha më tej se kontrolli vazhdon në kufij dhe brenda vendit për të siguruar konsumatorët dhe për të garantuar sigurinë ushqimore duke shtuar se rezultatet e testimeve priten në ditët vijuese.
“Si masë shtesë kemi vendosur edhe në kufijtë e Kosovës, jemi mirë të përgatitur që në çdo situatë të përgjigjemi konform rrezikut që paraqitet. Në çdo kohë lajmërimet dhe kontrollet që kryhen janë në drejtim të sigurisë ushqimore në çdo kohë. Këto masa i kemi për të hequr dyshimet e konsumatorëve”, përfundoi Thaçi.
foto ilustruese DURRËS- Një shtëpi e marrë me qira në Durrës ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Si re...
Foto ilustruese ITALI- Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e 22-vjeçres shqiptare nga i dashuri i saj në Itali. Mark...
ilaria sula, mark samsoni ITALI- Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali. Autori i vrasj...
VLORË- Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pas finalizimit të një operacioni për goditjen e rasteve të shpë...
kryepeshkopi joan pelushi TIRANË- Kryepeshkopi i i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi ishte i ftuar ditë...
foto ilustruese KORÇË- Punonjësi i një pike karburanti në lagjen nr 10 në Korçë ka denoncuar në polici se ...
TIRANË- Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimë...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka avancuar në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian, duke hapur në tetor ka...
foto ilustruese TIRANË- Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet p...
foto ilustruese TIRANË- Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të le...