LIVE UPDATES
Bota

Pavarësisht thirrjeve për t'i hequr, vizat e arta të Europës po lulëzojnë

Në Greqi dhe Portugali, numri i vizave të dhëna muajt e fundit, ka qenë në rritje dhe kërkesa në Itali dhe Spanjë, ka arritur nivele rekord.

15 August 2023, 14:22 Nga a.l
Pavarësisht thirrjeve për t'i hequr, vizat e arta të
Vizat e arta

Biznesi ka lulëzuar në konsulencën e emigracionit, që kur BE-ja premtoi të godiste programet e marrjes së shtetësisë duke investuar. Programet e Europës për marrjen e shtetësisë duke investuar, janë ende aktive, pavarësisht thirrjeve nga i gjithë spektri politik, për t’i dhënë fund.

Në Greqi dhe Portugali, numri i vizave të dhëna muajt e fundit, ka qenë në rritje dhe kërkesa në Itali dhe Spanjë, ka arritur nivele rekord.

Të ashtuquajturat viza të arta, u lejojnë të huajve të pasur, të fitojnë rezidencën e vendit të BE-së ku investojnë – dhe si rrjedhojë, një rrugë drejt shtetësisë – duke investuar në pasuri të paluajtshme lokale, ose asete financiare. Edhe pse këto programe kanë disa kërkesa, që duhen plotësuar, disa prej tyrë kërkojnë të shpenzoni jo më shumë se një javë në vit, ne atë vend.

Më shumë se 132,000 njerëz morën nënshtetësinë, përmes këtyre programeve, midis 2011 dhe 2019, dhe goditjet politike janë intensifikuar, pasi ato janë shoqëruar me rritjen e çmimeve të pronave dhe rregullore të dobëta. Anëtarët e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, u kanë kërkuar vendeve të BE-së, që t’i mbyllin ato, dhe Irlanda dhe Britania e Madhe, e kanë bërë tashmë këtë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, ka vënë në shqyrtim vizat e arta, siç e tha deputeti belg Saskia Bricmont, një mënyrë e mundshme për “oligarkët, kriminelët dhe politikanët e korruptuar”, që të “blejnë rrugën e tyre në Europë dhe të pastrojnë paratë, imazhin dhe identitetin e tyre. ”

Thirrjet për të hequr vizat e arta, po fitojnë vëmendje. Kryeministri i Portugalisë, njoftoi fundin e programit të vendit të tij, në një konferencë shtypi në shkurt, duke deklaruar se “asgjë nuk e justifikon këtë regjim special”. Greqia dyfishoi pragun e saj të investimeve, nga 250,000 euro në 500,000 euro, në pjesë të caktuara të vendit. Mali i Zi u zotua t’i japë fund programit të tij, dhe Spanja po peshon nëse do të rrisë investimin minimal nga 500,000 € në 1 milion € – ose do ta heqë plotësisht atë. Megjithatë, për gjithë këtë, ka pak prova se vizat e arta janë më të vështira për t’u marrë.

“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim të rëndësishëm, në vështirësinë e marrjes së një vize,” tha Patricia Casaburi, drejtore menaxhuese në konsulencën e emigracionit Global Citizen Solutions.

Dhe më shumë njerëz se kurrë, po përpiqen të hyjnë sa munden.

Të prezantuara pas krizës financiare të vitit 2008, për të tërhequr kapitalin e huaj, vizat e arta u bënë veçanërisht të njohura gjatë pandemisë, pasi amerikanët, që kërkonin një mundësi tjetër, u dyndën në Europë.

Ndërsa politikanët në të gjithë Europën kanë folur për vendime të mëdha, legjislacioni që ata kanë miratuar, për të kufizuar vizat e arta, nuk ka qenë aq i ashpër. Portugalia hoqi opsionin e rezidencës përmes investimit në pasuri të paluajtshme në korrik, por la të paprekur mundësinë për të huajt, për të marrë rezidencën, nëse investojnë të paktën 500,000 € në kompani vendase, ose fonde që nuk lidhen me pasuri të paluajtshme. Holanda është ende duke pranuar aplikime për viza të arta, pavarësisht se ka njoftuar planet për të përfunduar programin e saj. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Mali i Zi.

Qiproja ndryshoi kornizën e vizave këtë maj – më parë, anëtarët e familjes së një investitori, mund të merrnin gjithashtu viza të arta – por kryesisht e la programin të pandryshuar. Bullgaria vuri në fuqi skemën e vizave të arta këtë vit, pasi e mbylli atë në 2021. Malta ka refuzuar të reformojë programin e saj, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Komisioni i BE-së, për ta bërë këtë. Dhe rritja e pragjeve të investimeve, siç bëri Greqia kohët e fundit, nuk konsiderohet një pengesë kryesore.

“Për njerëzit me pasuri rreth 5 deri në 7 milionë dollarë, një investim prej 500,000 dollarësh për të marrë rezidencën në BE, është i mirë,” tha Nuri Katz, themeluesi i konsulencës së emigracionit me bazë në Kanada, Apex Capital Partners.

Ndër vendet, që kanë hequr programet e tyre, ofrohen opsione të tjera. Ndërsa nuk ka një ekuivalent të vizave të arta, alternativat si vizat nomade dixhitale, të dizajnuara për punonjësit në distancë, që kërkojnë të jetojnë jashtë vendit, janë gjithnjë e më të njohura. Themeluesit e interesuar për të krijuar një biznes në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Irlandë ose Gjermani, mund të aplikojnë gjithashtu për viza të veçanta të investitorëve, të cilat japin qëndrim të përkohshëm dhe një rrugë për një qëndrim të përhershëm. Në të dyja rastet, kërkesat janë më të rrepta se ato të vizave të arta: Vizat nomade dixhitale, kërkojnë që marrësit të kalojnë pjesën më të madhe të vitit në vend, dhe vizat e investitorëve, kërkojnë paraqitjen e planeve të qarta të biznesit dhe raportet vjetore, si dhe kryerjen e një investimi paraprak.

Pasiguria për të ardhmen, e programeve të vizave të arta, ka qenë një ndihmë për konsulentët e emigracionit. Firma me bazë në Londër, Get Golden Visa, regjistroi një rritje prej 127% në kërkesat për vizat e arta portugeze dhe greke, në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Consultancy Henley Partners, tha se interesi ishte në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, me kërkesat deri në 125% për programet në Itali. Global Citizen Solutions, vuri në dukje një rritje prej 20%, të pyetjeve për vizën e artë të Portugalisë, në krahasim me vitin e kaluar.

Numri i vizave të arta, të dhëna në Portugali vetëm në maj, arriti në 180, sipas statistikave të qeverisë. Në Greqi, ky numër arriti në 412, 87% më shumë se një vit më parë

Spanja dha 2,462 viza të arta në total vitin e kaluar, 60% më shumë nga viti 2021. Italia gjithashtu dha 79 viza të arta vitin e kaluar, kryesisht për rusët, amerikanët dhe britanikët. Kjo është gati dyfishi i shumës së një viti më parë, dhe shifra më e madhe, që kur vendi filloi programin e tij në 2018.

“Sa herë, që qeveritë kërcënojnë të mbyllin këto programe, ka një rritje të kërkesës së njerëzve, që përpiqen të bëhen pjesë e tyre, para se të mbyllen,” tha Katz. “Është e shkëlqyeshme për biznesin.”

Mundësia për të dështuar

Arsyeja kryesore, pse konsulentët e emigracionit nuk janë të shqetësuar, për zhdukjen e këtyre programeve, është thjesht për shkak të parave që janë në lojë. Gjatë dekadës së fundit, vendet e dhënies së vizave të arta në të gjithë Europën, kanë marrë rreth 25 miliardë euro në total investime të huaja direkte, nëpërmjet këtyre programeve. Portugalia, ka qenë një nga përfituesit e mëdhenj ndër vite, duke sjellë 6.8 miliardë euro.

“Ne ende i këshillojmë klientët tanë, që të marrin viza të arta,” tha Peter Franke, një avokat emigracioni në Spanjë. “Këto programe janë shumë të mëdhenj për të dështuar.”

Kjo dinamikë është veçanërisht e theksuar, në ekonomitë e Europës Jugore, të cilat priren të jenë më të varura nga kapitali i huaj. Vende të tilla, kanë më pak gjasa të mbyllin plotësisht derën e vizave të arta, tha Will Harvey, një profesor në Universitetin e Bristolit në MB, i cili studion reputacionin dhe emigrimin e kualifikuar.

Vendet, që kanë të bëjnë me borxh të lartë dhe rritje të ulët, ndërsa përpiqen të përmbushin objektivat ambicioze klimatike, kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për kapital të huaj, thonë ekonomistët. Kjo do të thotë, se nëse programet e vizave të arta reformohen ose eliminohen, stimuj të tjerë tatimorë mund t’i zëvendësojnë ato. Në Spanjë, një ligj i miratuar këtë janar, lejon jorezidentët – duke përfshirë ata me viza nomade dixhitale – të paguajnë një taksë të sheshtë prej 24% mbi të ardhurat, deri në 600,000 € për gjashtë vjet, krahasuar me një normë tatimore prej 47% për banorët e grupit më të lartë të të ardhurave.

Megjithatë, nëse kufizimet e reja i largojnë njerëzit nga kërkimi i qëndrimit brenda BE-së, Casaburi i Global Citizen Solutions tha se Amerika Latine dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ofrojnë gjithashtu viza tërheqëse, janë opsione të mira. Dhe për ata, që dëshirojnë të zhvendosen menjëherë, vizat nomade dixhitale janë të disponueshme në Spanjë, Greqi, Portugali dhe Itali. / Bloomberg

vizat e arta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin