6 June 2024, 10:50
Nga S.B
foto ilustruese
RROGOZHINË- Arrestohen katër persona në flagrancë në Durrës. Mësohet se dy vëllezërit Fatmir Hoxha 62 vjeç dhe Shkëndi Hoxha 55 vjeç, kishin përshtatur hotelin e tyre në Rrogozhinë për veprimtarinë e prostitucionit.
Gjithashtu janë arrestuar edhe dy vajza të moshave 39 dhe 30 vjeç, të cilat ushtronin prostitucionin në atë hotel. Me rastin do të merret Prokuroria Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar “Sunset”. Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel. Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Sunset”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;
Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
durres rrogozhine prostitucion
Aktualitet
6 June 2024, 10:37
N.F
Zjarri
TIRANË- Ditën e sotme para Kuvendit, opozita po zhvillon një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga telev...
Aktualitet
6 June 2024, 10:17
N.F
Protestuesit
TIRANË- Ditën e sotme para Kuvendit, opozita ka lajmëruar zhvillimin e një proteste pas reportazhit investigues që u ...
Aktualitet
6 June 2024, 10:17
M.B
Protesta
TIRANA- Policia është vendosur para Kuvendit, ku dhe mbahet protesta nga opozita. Opozita lajmëroi zhvillimin e protest&e...
Aktualitet
6 June 2024, 10:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në vitin 2012 gati gjysma e lindjeve në vendin tonë ishin bebja e parë, ndërsa më 2022 vetëm 40%...
Aktualitet
6 June 2024, 09:44
N.F
Aksident
VLORË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë ...
Aktualitet
6 June 2024, 09:27
N.F
Foto ilustruese
TEPELENË- Një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Veliqot në Tepelenë. Mës...
Aktualitet
6 June 2024, 09:19
r.ll
policia e tiranes
TIRANË- Katër persona janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor antidrogë të koduar "Green". N&...
Aktualitet
6 June 2024, 09:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për rreth një orë pritet të nisë protesta e opozitës para Kuvendit. Opozita lajmëroi p...
Aktualitet
6 June 2024, 09:01
r.ll
policia e dibres
DIBËR- Një 50-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar se do të ...
Aktualitet
6 June 2024, 08:42
N.F
Makina e djegur
VLORË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur në orët e pa...