LIVE UPDATES
Aktualitet

Pezullimi i vizave të emigrimit/ 75 kongresmenë amerikanë letër Rubios: Vendim skandaloz dhe diskriminues, duhet ta tërhiqni

Kjo kërkesë mban firmën e 75 kongresmenëve amerikanë, të cilët kanë argumentuar se përse mendojnë se pezullimi i vizave më shumë bën dëm sesa sjell dobi.

4 February 2026, 17:42 Nga E. D
Pezullimi i vizave të emigrimit/ 75 kongresmenë amerikanë
foto ilustuese

SHBA- 75 kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio lidhur me pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë. Me anë të letrës, kongresmenët kanë shprehur haptazi shqetësimin e tyre, duke kërkuar tërheqjen e këtij vendimi. Në letër thuhet se, ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës, që prek gati 40% të të gjitha vendeve të botës. 

Kongresmenët shkruajnë se pezullimi do të prekë të afërmit e shtetasve amerikanë dhe një sërë kategorish të tjera, teksa shtojnë se kjo mund të ndikojë te pothuajse gjysma e emigrantëve të ligjshëm. Kongresmenët gjithashtu kanë shprehur edhe shqetësimi për ndikimin te zgjedhësit, pasojat sociale e ekonomike duke shkaktuar më shumë dëme sesa dobi.

“Ju shkruajmë për të dënuar fuqimisht vendimin tuaj të njëanshëm për të pezulluar lëshimin e të gjitha vizave të emigracionit për 75 shtete. Ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës suaj, që prek gati 40% të të gjitha vendeve të botës. Është gjithashtu tronditëse që një ndryshim kaq drastik politikash, i cili prek qindra mijëra njerëz çdo vit, u njoftua jo vetëm përmes një postimi në Tëitter, por edhe pa ofruar asnjë informacion domethënës mbi vetë pezullimin.

Meqenëse kjo politikë zbatohet për të gjitha vizat e emigracionit, ajo prek të afërmit e shtetasve amerikanë, si dhe të gjitha vizat e sponsorizuara nga familja, punëdhënësit, punonjësit fetarë, programin e diversitetit dhe vizat për rezidentë që kthehen. Sipas Departamentit të Shtetit, këto 75 vende përbënin rreth 243,671 viza emigracioni në vitin fiskal 2023, 280,015 në vitin fiskal 2024 dhe 189,583 nga tetori deri në maj të vitit fiskal 2025. Ekspertët thonë se pezullimi i pacaktuar do të refuzojë pothuajse gjysmën e të gjithë emigrantëve të ligjshëm gjatë vitit të ardhshëm. Një analizë e vizave të lëshuara gjatë tre viteve të fundit tregon se personat nga vendet e prekura përbëjnë 40–45% të të gjitha vizave të emigracionit.

Distriktet tona kongresionale përfaqësojnë individë nga të gjitha vendet e listuara në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Kjo politikë diskriminuese do të ketë një ndikim shkatërrues për zgjedhësit tanë. Ajo do të ndajë familje dhe do t’i pengojë ato të ribashkohen, do t’u bllokojë individëve ndjekjen e ëndrrës amerikane, do të ngadalësojë rritjen e bizneseve të vogla dhe do të minojë aftësinë e organizatave fetare për të ndërtuar dhe mbajtur komunitetet e tyre. Me pak fjalë, kjo politikë është e prapambetur, e vjetëruar dhe shkakton shumë më tepër dëm sesa dobi," thuhet në letër.

Gjithashtu, brenda 20 shkurtit të këtij viti, kongresmenët i kanë vendosur afat administratës që t’iu kthejë përgjigje për disa pyetje

1. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se “administrata Trump po i jep fund abuzimit të sistemit amerikan të emigracionit nga ata që do të përfitonin pasuri në kurriz të popullit amerikan.” A disponon administrata të dhëna që mbështesin këtë pretendim për të justifikuar këtë politikë?

2.Cili është justifikimi ligjor për veprimin e Departamentit?

3. Sipas Departamentit të Shtetit, ky pezullim është i nevojshëm për të siguruar që emigrantët nga këto vende të mos bëhen barrë publike. Barra publike ka qenë prej kohësh një arsye për papranueshmëri sipas Ligjit për Emigracionin dhe Kombësinë, dhe agjencitë, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, dinë si të kryejnë vlerësime individuale të aplikantëve për të përcaktuar nëse ka gjasa të bëhen barrë publike. Pse administrata tani ka nevojë për një pezullim të përgjithshëm për të gjithë aplikantët?

4. Duke qenë se ju besoni se kjo politikë do t’u kursejë para amerikanëve, edhe pse vendi ynë përfiton nga emigracioni neto, a kanë kryer departamentet tuaja një analizë kosto-përfitim të kësaj politike? Nëse po, kërkojmë që analiza t’i dorëzohet Kongresit.

5.Njoftimi i Departamentit të Shtetit thotë se ai “po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara ose të bëhen barrë publike.” Kur mendon departamenti se do të përfundojë ky “rishikim” dhe nëse do të shtohen përjashtime të tjera në këtë politikë?

Pezullimi i vizave të emigrimit/ 75 kongresmenë amerikanë

Sipas Departamentit të Shtetit, lista e vendeve të prekura përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antiguan dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamasin, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Birmaninë, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Domenikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kits dhe Nevisin, Shën Luçian, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin./Dosja.al

marco rubio


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin