23 August 2024, 08:48
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri. Zeneli ka qenë pjesë e grupit kriminal, ku akuzohet edhe ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani. Gjithashtu, Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, në Britaninë e Madhe.
I ekstraduari, i njohur edhe me emrin Luan Sadria ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
SPAK ka regjistruar procedim në vitin 2023 dhe në kuadër të këtij procedimi, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, kanë zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.
Gjithashtu, hetimet janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura ne Shqipëri. Dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria është koordinuar me bashkëpunëtoret e tij dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e shtetasve Alber dhe Edmond Nela me qëllim vrasjen. Më tej, dyshohet se ky shtetas është koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, për trafikimin e lëndëve narkotike, nga vendet e Amerikës se Jugut, në portet kryesore europiane, veçanërisht në Valencia, Spanjë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me Interpol Madridin, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Njoftimi:
Vijojnë intensivisht operacionet për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar nga Interpol Tirana, 2 operacione ekstradimi, nga Spanja dhe nga Franca.
U krye ekstradimi nga Spanja, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. Z. alias L. S., 50 vjeç, i lindur në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
ismail zeneli
Aktualitet
23 August 2024, 07:44
M.B
Shkodër
TIRANA- Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm pë...
Aktualitet
23 August 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Më 11 shtator do të shqyrtohet në seancë në Gjykatën e Apelit Administrativ padia për shfuqizimi...
Aktualitet
23 August 2024, 07:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë...
Aktualitet
22 August 2024, 22:21
I.A
Foto Ilustruese
PËRRENJAS- Një aksident ka ndodhut pasditen e sotme në Përrenjas. Nga informacionet paraprake mësohet se një...
Aktualitet
22 August 2024, 21:12
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Dogana e Kosovës ka reaguar në lidhje me anijen me mbetje toksike, çështje për të cilën ...
Aktualitet
22 August 2024, 21:03
Esmeralda Topi
Prej dy vitesh qeveria shqiptare është vetëofruar të mirëpresë në Porto Romano ndërtimin e një baze detare n...
Aktualitet
22 August 2024, 20:53
E. D
makina e djegur
VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vl...
Aktualitet
22 August 2024, 19:20
E. D
Blerti Kanushi
MEMALIAJ- Blerti Kanushi, 23-vjeç është shpallur në kërkim për vrasjen e Faik Ajdinit disa ditë më...
Aktualitet
22 August 2024, 19:08
I.A
TIRANË- Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. Kap...
Aktualitet
22 August 2024, 17:45
I.A
Penchom Saetang
TIRANË- Drejtore Ekzekutive e 'Thailand Earth' Penchom Saetang, një prej organizatave e cila dha sinjalin se po futeshin 800 ton&...