21 August 2026, 10:38
Nga I.A
Jetmir Papaj
TIRANË- Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, i hetuar për trafik ndërkombëtar të kokainës.
Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë. Sipas shortit elektronik, çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Alma Kodraliu, e cila do të vendosë nëse do të vijojë masa “arrest në burg”, e caktuar më herët ndaj tij, apo do të vendoset një masë më e lehtë.
Florjan Vuka është një prej personave të përfshirë në dosjen e grupit të Jetmir Pepës, ndaj të cilit SPAK ka zhvilluar hetime për një aktivitet të gjerë të trafikut të kokainës. Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi, grupi ka vepruar në Amerikën Latine dhe në disa vende europiane, përfshirë Belgjikën dhe Holandën.
Në kuadër të hetimeve janë dokumentuar të paktën tetë episode të trafikut të sasive të mëdha të kokainës gjatë viteve 2019-2021. Në disa prej rasteve, ngarkesat dyshohet se janë nisur nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht Roterdamit dhe Amsterdamit./Dosja.al
florjan vuka jetmir pepaj
Aktualitet
21 August 2026, 10:18
E. D
pamjet
TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë, ku një 33-vjeçar they me grus...
Aktualitet
21 August 2026, 09:28
E. D
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e qu...
Aktualitet
21 August 2026, 08:46
E. D
KOSOVË- Bekimi i një trualli në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon në të ardhmen nd&...
Aktualitet
21 August 2026, 08:15
E. D
VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:00 zonën mbi fshatin Dukat të Vlorës. Fi...
Aktualitet
21 August 2026, 08:05
E. D
Sokrat Vata
SARANDË- Sokrat Vata dhe 10 personat e tjerë të arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit protugez, Luis Miguel Varel...
Aktualitet
21 August 2026, 07:56
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Sot mbahet protesta e 83-të kundër qeverisë Rama. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpë...
Aktualitet
21 August 2026, 07:51
E. D
TIRANË- Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit...
Aktualitet
21 August 2026, 07:30
E. D
Arjan Konomi
HIMARË- Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi ësht&e...
Aktualitet
21 August 2026, 07:24
E. D
TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten ende larg shfrytëzimit të plotë të paketës financiare prej 6 miliardë eur...
Aktualitet
21 August 2026, 07:23
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë është në nivele më të...