Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, Detit i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
TIRANË- Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës është ekstraduar sot nga Italia. Ekstadimi i tij u krye nga Interpol Tirana, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, Detit i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Deti ishte arrestuar në Shqipëri në maj të vitit 2025, në kuadër të operacionit të përbashkët “Ura”, i zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane kundër një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjykata shqiptare kishte miratuar më pas nisjen e procedurave për ekstradimin e tij në Itali.
Lidhja me grupin e “Visit të Pojës”
Emri i Ervis Detit doli në dosjen “Ura”, ku autoritetet hetimore goditën një grup të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të bëra publike nga dosja hetimore, aktiviteti i grupit të “Visit të Pojës” ishte dokumentuar edhe përmes komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC. Hetimet flisnin për dhjetëra episode të trafikut të drogës, me një vlerë të përllogaritur në miliona euro.
Për Detin, një nga episodet e përshkruara nga autoritetet italiane lidhet me transportin e një sasie prej rreth 2 kilogramësh heroinë drejt Barit, ndërsa në dosjen shqiptare ai u akuzua së bashku me persona të tjerë edhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas hetimeve të bëra publike, Deti dyshohej se kishte ndërmjetësuar edhe kalimin e një trafikanti përmes Portit të Durrësit, kundrejt një pagese prej 3 mijë eurosh. Në prill të vitit 2026, GJKKO e dënoi Ervis Detin me 2 vite burgim, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit e 4 muaj. Vendimi lidhej me akuzën për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Grupi ku bënte pjesë Deti u godit në maj të vitit 2025, kur në kuadër të operacionit “Ura” u lëshuan dhjetëra masa sigurie në Shqipëri dhe Itali. Në qendër të hetimit ishte grupi i drejtuar, sipas autoriteteve, nga Ervis Doçi, “Visi i Pojës”, me bazë aktiviteti në Durrës dhe lidhje me trafikun e drogës drejt Italisë. Tashmë, me përfundimin e procedurës së ekstradimit, Ervis Deti do t’u dorëzohet autoriteteve italiane për përballjen me procedimin penal për të cilin Gjykata e Barit kishte caktuar masën e arrestit në burg./Dosja.al
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërimpër konsumatorët pas një njoftimi të mb&e...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta franceze Le Figaro i ka kushtuar një artikull protestave të zhvilluara në Tiranë kundër qe...
Është ora 23:00 e mbrëmjes së hënë, por qindra njerëz u mblodhën sërish përpara Kryeministrisë pas kat&...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës, ku u dha masa e siguri...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta amerikane Los Angeles Times i ka kushtuar vëmendje protestave të zhvilluara në T...
pamjet TIRANË- Policia ka shoqëruar katër persona lidhur me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në karbur...
pamjet nga sherri TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikol...
Kur flitet për investime në pasuri të paluajtshme, vëmendja përqendrohet kryesisht te vendndodhja, cilësia e zhvillimit, facilit...
pamje nga perplasja TIRANË- Rreth 20 protestues janë shoqëruar në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve para Parlament...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tropojës ka ndaluar dy drejtorë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë m&...