30 June 2026, 09:22
Nga D.S
Brian Syzo
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçari Brian Syzo.
Pas një ndjekjeje të shpejtë, uniformat blu bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në Përrenjas të shtetasit Nikolla Agolli, ndërsa pak minuta më pas u prangos edhe një 30-vjeçar tjetër. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë të dyshuar si pjesë e kësaj ngjarjeje.
Sipas autoriteteve, të katër personat e dyshuar si autorë të plagosjes rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit. Ndërsa, në cilësinë e provës materiale, gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar, 3 automjete dhe 6 celularë.
“Pogradec/ Zbardhen rrethanat e ngjarjes së djeshme, identifikohen 4 autorët e dyshuar të tentativës për vrasjen me armë zjarri të një 35-vjeçari. Arrestohen 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët (të katërt me precedent penal për krime kundër personit). Njëri prej autorëve kryesorë u vu në pranga disa minuta pas ngjarjes, pas ndjekjes së pandërprerë nga Policia. Sekuestrohen 3 automjete dhe 6 aparate celularë. Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, një 35-vjeçar, u identifikuan 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, të katërt me precedent penal për krime kundër personit.
2 prej tyre, shtetasit N. A., 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Pogradec, u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerët, shtetasit M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Pogradec, dhe E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas, u shpallën në kërkim. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me shtetasin B. S., 35 vjeç, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.
Njëri prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe ndjekjes së pandërprerë nga shërbimet e Policisë. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë. 35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"”, njofton policia./Dosja.al
brian syzo
Aktualitet
30 June 2026, 08:17
D.S
IKMT
TROPOJË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka ndëshkuar me gjobë prej 2 milionë lekësh...
Aktualitet
30 June 2026, 08:00
G.M
Pamje
TIRANË- Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e djeshme nga banorët e një kompleksi në zonën e ...
Aktualitet
30 June 2026, 07:35
D.S
TIRANË- Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qyt...
Aktualitet
30 June 2026, 07:19
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë...
Aktualitet
30 June 2026, 07:13
D.S
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ...
Aktualitet
29 June 2026, 22:48
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ...
Aktualitet
29 June 2026, 22:18
E. D
pamjet
TIRANË- Protesta e 30-të për largimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ishte si çdo ditë tjetër, pasi pati edhe mom...
Aktualitet
29 June 2026, 22:24
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë thirrur njëzëri: O Ilir, o legen, ...
Aktualitet
29 June 2026, 21:37
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata ...
Aktualitet
29 June 2026, 21:00
E. D
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në protestën para Kryeministrisë deklaroi se librin “The Albanian Files” do t’ja d...