21 July 2026, 09:05
Nga D.S

ELBASAN- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona. Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit, të identifikuar si Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Renaldo Mance, 31 vjeç, kanë lënë spitalin vetëm dy orë pasi morën ndihmën mjekësore.
Fatmirësisht, plagët e marra nuk kanë rezultuar të rrezikshme për jetën, ndërsa ata janë kthyer tashmë në banesat e tyre. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka marrë një plagë të lehtë në shpatull, tjetri është goditur në këmbë, kurse personi i tretë ka pësuar vetëm një gërvishtje nga plumbi.
Në vendin e ngjarjes, ekspertët e Policisë Shkencore kanë sekuestruar 6 gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike. Hetimet janë përqendruar në disa pista, ndërsa grupi hetimor ka siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë dhe ka marrë në pyetje të plagosurit për të zbardhur dinamikën.
Një element kyç i ngjarjes është prania e një oficeri policie jashtë shërbimit brenda lokalit në momentin e të shtënave. Sapo ka dëgjuar krismat, ai është vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia si provë materiale – por ka arritur të largohet në thellësi të lagjes, duke humbur gjurmët.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të sulmit dhe kapjen e autorit./Dosja.al
plagosja e trefishtë në elbasan
Aktualitet
21 July 2026, 08:51
D.S
Flutura Kusari duke marrë pjesë në Këshillin e Platformës së Evropës “Rikthimi i lirisë së medieve pas R&eu...
Aktualitet
21 July 2026, 08:35
D.S
TIRANË- Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri. Televi...
Aktualitet
21 July 2026, 07:30
D.S
TIRANË- Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në...
Aktualitet
21 July 2026, 07:24
D.S
TIRANË- Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës. Sipas parashikimit,...
Aktualitet
20 July 2026, 22:40
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 51-të të protestës së tyre. Ata nisën grumbullimin në sh...
Aktualitet
20 July 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Prestigjozja britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull të burgosurve shqiptarë në Mbretërin&eu...
Aktualitet
20 July 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë thirrur njëzëri: “Rama...
Aktualitet
20 July 2026, 21:41
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Emrat e personave të cilët mbetën të plagosur në atentatin e ndodhur pak minuta më parë në ...
Aktualitet
20 July 2026, 21:45
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me plagosjen që ndodhi pak minuta më parë...
Aktualitet
20 July 2026, 21:32
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Pa r...