LIVE UPDATES
Aktualitet

Planifikohej VRASJA- Si u zbulua baza e armëve në Elbasan, në telefonin e Xhafer Deliut kishte foto të Elton Kilës dhe Dine Çamit

Policia dhe prokuroria e Elbasanit po hetojnë dyshimet për planifikimin e dy vrasjeve të mundshme pas zbulimit të arsenalit të armëve në Elbasan. Në telefonin e të arrestuarit Xhafer Deliu janë gjetur fotografi të fshira të shtetasve Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit dhe Abedin Mama, i njohur si Dine Çami.

21 October 2022, 12:27 Nga k.m.
Planifikohej VRASJA- Si u zbulua baza e armëve në Elbasan, në
Pamje nga operacioni

Arrestimi në 8 tetor 2022 i Xhafer Deliut nga policia e Elbasanit, ka sjellë zbulimin e arsenalit të armëve në banesën e Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut, i cili rezultoi të jetë vëllai i Ardian Spahiut, të vrarë në Belgjikë. Xhafer Deliu, duhet të qëndronte në arrest shtëpie, por në momentin e arrestimit ai shpërndante kokainë në disa zona të Elbasanit.

Me shpresën e gjetjes të listës së klientëve,policia ka verifikuar telefonin e Xhafer Deliut. Ora News mëson se në rubrikën "Delete" të fotove të fshira, janë gjetur dhjetëra fotografimi mes të cilave dy foto të Elton Kilës (Otit) dhe Abedin Mama ose siç njehet në Elbasan si "Dine Çami". 

Të dy këta personazhe dalin në dëshminë e bashkëpuntorëve të SPAK Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës,si individë që monitoroheshin për tu ekzekutuar nga grupi i Dumanit që financohej nga Erjon Alibej dhe Ardjan Spahiu. Deliu, është marë në pyetje për prezencën e dy fotove në telefonin e tij,por ka treguar se "Otin" e ka të njohur dhe ja ka dërguar vetë ai.

Ndërsa për prezencën e fotos së "Dine Camit" mësohet të ketë pohuar se dikush tjetër mund tja ketë dërguar,por nuk e kujtonte. Për prezencën e fotove në telefon, është marë në pyetje nga policia e Elbasanit Elton Kila,i cili ka shpjeguar në polici se Xhafer Deliun nuk e ka njohur asnjëherë.Madje as numër telefoni nuk i ka pasur dhe normalisht nuk i ka dërguar asnjë foto të tij. Nisur nga kjo dëshmi policia e Elbasanit, ka ngritur dyshime të forta se Xhafer Deliu, gjatë muajit shkurt-mars 2022, ka shërbyer si një nga informatorët e Nuredin Dumanit,për lëvizjet e Otit të Elbasanit.

Këto dyshime të forta janë ngritur jo vetëm nga fakti i gjetjes së fotove në telefon,por edhe për shkak se Deliu rezulton të jetë kushëri i Erjon Alibejt. Nga ana tjetër dyshimet për një informator të mundshëm të Deliut, janë shtuar edhe për faktin se Nuredin Dumani, në dëshminë e tij tregon se:

"...një informator i imi në Elbasan kishte zbuluar bazën ku fshihej Talo Çela dhe njeriu që e furnizonte me ushqime ishte "Oti i Elbasanit...".

Duke ndjekur këto dyshime të forta për një grup të mundshëm vrasësish me pagesë,policia e Elbasanit ka filluar të kryejë mbledhje informacioni të njerëzve të rrethit shoqëror të Xhafer Deliut. Në përgjime parandaluese dhe ndjekje operative, janë pikasur Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi,ky i fundit me profesion elektroaut.

Është marë informacioni se këta persona bisedonin për lëvizjen e disa sendeve nga njëra bazë në tjetrën,ndaj dhe policia ka ndërhyrë me kontrollin e një banese në lagjen "Gurabardh" të Elbasanit. Pikërisht në këtë banesë është gjetur një arsenal i tërë me armë, si automatikë, pistoleta, silenciatorë dhe mina C4.

Ndërsa pas zbulimit të bazës, (19 tetor 2022) policia arrestoi Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Ky i fundit akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe Kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërsa Luis Gaxhi për "Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve"./Ora News

elbasan xhafer deliu elton kila dine cami luis gaxhi rigers spahiu operacioni prevation

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin