LIVE UPDATES
Aktualitet

Plehrat e Ishmit pushtojnë Kepin e Rodonit/ Zona e (pa)Mbrojtur nuk mirëmbahet, rruga e shkatërruar dhe dhera buzë rrugës

Brenda Kepit të Rodonit janë dy monumente Kulture, Kisha dhe Kalaja e Skëndërbeut, të cilat duhet të mirëmbahen nga Ministria e Kulturës. Por, as ministria dhe as bashkia e Durrësit apo Njësia Administrative Ishëm nuk ka marrë asnjë masë.

29 May 2025, 21:00 Nga N.F
Plehrat e Ishmit pushtojnë Kepin e Rodonit/ Zona e (pa)Mbrojtur nuk
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Fiks Fare vijoi të ndjekë një problematikën e mbetjeve të shumta që kanë pushtuar bregdetin shqiptar. Një ditë më parë, emisioni investigativ transmetoi masakrën mjedisore në grykëderdhjen e Lumit Ishëm, me mbetje plastike dhe ato spitalore.

Por, përveç bregut të stërmadh në Deltën e Ishmit, plehrat kanë “pushtuar” edhe Kepin e Rodonit. Kamera e Fiksit filmoi bregdetin brenda zonës që menaxhohet nga Kisha Françeskane, ku bidonët plastikë gjenden lehtësisht në vijë të madhe detare.

Madje, plehrat janë pastruar edhe me dhjetëra herë nga punonjësit e Kishës Françeskane, teksa asnjë institucion qendror dhe lokal nuk ka shkuar për t’i pastruar. Fiksi bisedoi me disa punonjës, të cilët thanë se mbetjet vijnë kudo dhe i sjell Ishmi. “I kemi pastruar ne, por asnjë institucion shtetëror nuk ka ardhur. S’kam parë njeri që t’i pastrojë” thotë punëtori.

Brenda Kepit të Rodonit janë dy monumente Kulture, Kisha dhe Kalaja e Skëndërbeut, të cilat duhet të mirëmbahen nga Ministria e Kulturës. Por, as ministria dhe as bashkia e Durrësit apo Njësia Administrative Ishëm nuk ka marrë asnjë masë.

Përveç plehrave, rruga që të çon në zonat e mbrojtura, ku është Kalaja apo maja e Kepit të Rodonit, është tejet e amortizuar. Megjithëse janë shpenzuar miliona euro për ta bërë, ribërë e mirëmbajtur, sërish gjendja është e prishur.

Fiksi e ka ndjekur këtë problematikë edhe në vitin 2024, teksa ishin akorduar miliona euro por gjendja ishte tejet problematike. Në atë kohë ndërhyri Bashkia e Durrësit, riparoi vetëm disa gropa por ato janë rihapur akoma më të mëdha dhe askush s’ka vënë dorë.

Një punëtor pohon se pushteti lokal vetëm sa e ka mirëmbajtur sporadikisht, por gjendja sa vjen e rëndohet. Ai thotë se punimet e komplekseve që po bëhen e kanë shkatërruar plotësisht.

“Këtu vijnë turistë nga e gjithë bota, Brazili e Argjentina e Largët. Të gjithë ankohen për rrugën. Vijnë nga të gjitha kontinentet dhe është turp se ku kalojnë. Njëri nga Franca çau dhe sadokartin, ja duken shenjat e vajit. Mezi e ka marrë makinën,” thotë punëtori.

Kamera e Fiks Fare filmoi që në buzë rrugës, nga fshati Shetaj drejt Kepit të Rodonit, janë hedhur me tonelata me dhera. Mjete të rënda punojnë papushim, teksa përveçse kanë prishur rrugën, i hedhin dherat kuturu. Por, çuditërisht askush s’i shikon! As policia, njësia vendore e pushtetit lokal apo edhe ata të qeverisë qendrore.

Fiksi bisedon me ekspertin e mjedisit Lavdosh Feruni, i cili thotë se gjendja është alarmante në deltat e lumenjve. Sipas tij, duhet një projekt i gjerë, ndërgjegjësim deri në burim mos të kemi këtë lloj masakre.

Feruni thotë se nismat e qeverisë dhe bashkive për plehrat janë problem kudo, dhe këtu s’mund të bënte përjashtim as lumenjtë. Krahas plastikës dhe mbetjeve spitalore, Feruni thotë se në lumenj hidhen edhe mbetje të renda nga fabrikat dhe ato janë më të rrezikshme, pasi me ujin e lumit vaditet dhe mbetjet na kthehen në tryezë. Sipas tij, me këtë lloj ndotje është shumë e vështirë kthimi i gjendjes fillestare./ TCH

kepi i rodonit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin