3 July 2026, 14:06
Nga D.S
Foto ilustruese
SHKODËR- Një operacion i koduar policor është finalizuar me sukses në qytetin e Shkodrës, duke çuar në goditjen e një qendre telefonike, call center, të dyshuar për ushtrim të aktivitetit të kundërligjshëm të mashtrimit kompjuterik.
Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në lagjen “Vasil Shanto”, ku autoritetet kanë ndërhyrë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Si rezultat i këtij aksioni, janë vënë në pranga katër persona, të cilët dyshohet se menaxhonin skemën e mashtrimit.
Të arrestuarit janë shtetasit:
Fabian Popaj
Lisenko Muçaj
Basri Nikshiqi
Nikolin Biba
Përveç arrestimeve të mësipërme, Policia ka proceduar penalisht edhe 61 punonjës të këtij subjekti, të cilët u gjetën në flagrancë gjatë ushtrimit të detyrës në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij call center-i, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 152 pajisje elektronike, të cilat dyshohet se përdoreshin për realizimin e mashtrimeve, si dhe materiale të tjera me interes për vijimin e hetimeve./Dosja.al
call center shkodder
Aktualitet
3 July 2026, 14:01
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me goditjen ndaj call center-it në qytetin e Shkodrës. B...
Aktualitet
3 July 2026, 13:49
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një tjetër rast i mashtrimit të qytetarëve përmes call-center është goditur nga Krimi Ekono...
Aktualitet
3 July 2026, 12:57
D.S
Marius Dervishi
TIRANË- Marius Dervishi, i njohur gjerësisht në publik si “Zebërvoki”, ka njoftuar vendimin p&e...
Aktualitet
3 July 2026, 12:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË-"Hi, I'm Adela, I'm calling you from FCA (Financial Conduct Authority)." Kjo është fjalia me të cilën, sipas...
Aktualitet
3 July 2026, 12:40
D.S
Banesa në Lushnje
FIER- Një banesë dykatëshe në fshatin Krutje të Lushnjes është përfshirë nga zjar...
Aktualitet
3 July 2026, 12:14
D.S
Divjake
DIVJAKË- Një operacion i koduar policor ka çuar në goditjen e një baze të kultivimit dhe përpunim...
Aktualitet
3 July 2026, 11:46
D.S
Ekrem Bajroviq
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviç për krime lufte kundër p...
Aktualitet
3 July 2026, 11:20
D.S
Vincenzo Musacchio
ITALI- Eksperti italian i krimit Vincenzo Musacchio ka deklaruar se mafia shqiptare është shndërruar në n...
Aktualitet
3 July 2026, 09:21
D.S
Vuno
VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë mëngjesin e kësaj të premteje ...
Aktualitet
3 July 2026, 09:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtestave amerikanë që gjenden në Tiran&...