Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Edhe pse transferimi i tij u bë në fillim të muajit korrik, detaje të reja hedhin dritë mbi arsyet e vërteta që sipas burimeve të pankonfirmuara lidhen me qëndrimet e tij publike.
VLORË- Shkarkimi i myftiut të Vlorës, Ardit Hoxhllaku, nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka sjellë në vëmendje një sërë debatesh, tensionesh dhe akuzash të forta. Edhe pse transferimi i tij u bë në fillim të muajit korrik, detaje të reja hedhin dritë mbi arsyet e vërteta që sipas burimeve të pankonfirmuara lidhen me qëndrimet e tij publike.
Vendimi për largimin e Hoxhllakut nga Vlora dhe transferimin e joqëndrueshëm në Peqin dyshohet se erdhi pas një statusi të bërë në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e mjekes vlonjate Ana Kohen. Në një intervistë në televizionin publik, ajo kishte deklaruar se Vlora në vitin 1492, koha e dëbimit të hebrenjve nga Spanja, kishte 90% banorë hebrenj.
Në kundërshtim të saj, myftiu Hoxhllaku publikoi të dhëna nga regjistrat osmanë të vitit 1506 (Machiel Kiel, BA, TD, nr. 34), ku sipas tij në Vlorë kishte vetëm 97 familje hebraike nga 762 gjithsej, duke hedhur poshtë shifrën e pretenduar.
Megjithatë, dyshohet se ky status ishte vetëm 'mbushja e kupës' dhe pretekst. Hoxhllaku ka qenë ndër të paktët klerikë që ka dënuar hapur gjenocidin në Palestinë dhe i vetmi që kritikoi publikisht kryetarin e KMSH-së, Bujar Spahiu, gjatë një fjalimi në një iftar në muajin e Ramazanit për heshtjen ndaj kësaj çështjeje.
Pretendohet gjithashtu se urdhri për largimin e tij ka ardhur nën presionin e faktorëve të jashtëm, duke e lidhur atë edhe me aktivizmin dhe protestat e zhvilluara në Tiranë kundër projektit të Sazanit dhe Zvërnecit.
Gjatë prezantimit të myftiut të ri në Vlorë, nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli, pranoi publikisht se Hoxhllaku u hoq përpara kohe dhe qëllimisht, pa dhënë megjithatë shpjegime konkrete. Në vend të tij, në krye të Myftinisë së Vlorës u prezantua Kliton Malaj.
Ndryshimi në krye të Myftinisë së Vlorës ka ngritur shqetësime te besimtarët, të cilët frikësohen se ky veprim synon të heshtë institucionin dhe të zbutë qëndrimet e tij ndaj çështjeve të ndjeshme publike. Ndërkohë, nga ana e tij, myftiu i shkarkuar nuk ka dalë ende me një deklaratë publike për të sqaruar arsyet e vërteta dhe prapaskenat e këtij vendimi të papritur./Dosja.al
KORÇË- Forcat speciale RENEA kanë nisur kontrollet e imtësishme në varrezat e qytetit të Korçës, në...
TIRANË- Pankarta pikante dhe mesazhe në shqip e anglisht kanë shoqëruar protestën e 70-të kundër qeverisë dhe kryemini...
protesta TIRANË- Qindra qytetarë janë bashkuar në sheshin “Skënderbej” për të nisur marshimin e 70-t&e...
KORÇË- Publikohet fotografia e autorit të dyshuar të vrasjes së rondë që tronditi pasditen e sotme qytetin e Kor&cce...
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e saj të 70-të të tubimit, qëllimi kryesor i saj vazhdo...
pamje nga vendngjarja KORÇË- Policia e Korçës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të...
Korce KORÇË- Detaje të reja dhe tronditëse dalin në dritë nga vrasja që tronditi pasditen e sotme qytetin...
Elbasan-Librazhd ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtu...
Sejfulla Metko KORÇË- Zëvendësdrejtori i Hetimit të Krimeve, drejtues Sejfulla Metko, ka dalë në një pronon...
Korçë KORÇË- Policia e Korçës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme, ku...