LIVE UPDATES
Aktualitet

Prej 10 ditësh i zhdukur, ende asnjë gjurmë nga 27-vjeçari Meledin Adili! Të afërmit: Të verifikohen tabulatet telefonike

Fetah Dalaci i afërm i familjes Adili, shprehet se i gjithë fshati dhe policitë e dy vendeve prej 10 ditësh janë në kërkim të Meladinit. Ai kërkon gjithashtu që Policia të verifikojë dhe tabulatet telefonike të 27-vjeçarit.

13 September 2022, 17:45 Nga e.k
Prej 10 ditësh i zhdukur, ende asnjë gjurmë nga 27-vjeçari
Meledin Adili

KUKËS- Ende vijojnë kërkimet për gjetjen e 27-vjeçarit, Meledin Adili i cili humbi gjurmët 10 ditë më parë teksa kishte dalë në mal për të mbledhur boronica. 

Autoritetet gjetën disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut, ku janë shtrirë kërkimet por sipas Nehbi Sjecës, Kryetar i Federatës së Kalerimit të Kosovës ato nuk i përkisnin Meledinit. 

"Kemi gjetur disa shenja. Nje jakne(xhup),një torbë(çantë).I kemi derguar  tek banoret me lajmëru nëse janë të Meledinit.Por si duket nuk ishin te tij pasi edhe banorët thane se nuk janë të tijat.Ne do te vazhdojmë kërkimet sat të jetë e mundur”, tha Sjeca për mediat.

Fetah Dalaci i afërm i familjes Adili duke folur për Report Tv, shprehet se i gjithë fshati dhe policitë e dy vendeve prej 10 ditësh janë në kërkim të Meladinit. Ai kërkon gjithashtu që Policia të verifikojë dhe tabulatet telefonike të 27-vjeçarit.

"Policia ka qenë. Edhe ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, Forcat e Ushtrisë së Kosovës, Vullnetarë, Alpinistë, Ekipi i Skive të Kosovë ka qenë. Edhe policia jonë ka qenë me qen kufiri e dron. Asnjë shenjë e asnjë gjurmë. I gjitha fshati që ditën e parë kemi kërkuar deri në orën 2:30 të natës. Asnjë shenjë as një sinjal. Në bjeshkë ka patur humbje të personave ka patur dhe maksimumi për tre ditë janë gjetur. O gjindet njeriu o gjindet kufoma. Por si rasti ynë nuk ka bërë vaki. Mos gjetja e asnjë shenje na mban me shpresë që të jetë gjalllë.Ka patur shumë gjera me vete,bidonin,plasmasin dhe kreherën për mbledhjen e boronicave.Si do që të ishte diçka do të kishte ngelur.Ka patur raste kur kane humbur 10 euro dhe janë gjetur mbas 4 ditësh, kur është bërë kërkimi.Është gjetur 10 euro dhe nuk është gjetur njeriu. Ne nuk kemi anjë shpjegim. Varianti jonë për jetesë është bjeshka. Ne s'kemi punë tjetër. Fshati është pa punë. Edhe një bereqet që e bëjmë nuk ka lekë. Nëse ka shtet  të verifikohet telefoni. Ai ka telefonin me vete. Nëse ka një sistem që mund të gjindet me GPS ose policia të planifikojë diçka. Ka pasur telefonata. Nga vijnë këto telefonata, si vijnë. Ndoshta policia vepron. Pistat e saj ne nuk i dimë. Ne dimë pistën tonë e cila është të kërkojmë bjeshkët. Thirrja jonë është që shteti të vë pak dorë. Punën e argatit e vullnetare e bëjmë ne”, tha Dalaci.

Kërkimet për të humburin Meledin Adili janë duke vazhduar ende. Në kërkim janë përfshirë policia dhe ushtria e Kosovës, njësitet speciale të Policisë së Kosovës, banorë të Borjes, vullnetarë nga Restelica, Brodi, Globoçica, Krusheva, Zlipotok dhe vendbanimet tjera malore te Dragashit.

27-vjeçari, Meledin Adili humbi gjurmët më 3 shtator dhe prej asaj dite familja ende nuk ka asnjë dijeni për vendodhjen e tij. Meledini doli si çdo ditë për të mbledhur boronica por ajo e 4 shtatorit nuk ishte si të tjerat pasi ai nuk u kthye më në shtëpi. Miqtë dhe familjarët bëjnë thirrje që të intesifikohen kërkimet ndërkohë që kërkojnë që Policia të kontrollojë dhe tabulatet telefonikë të 27-vjeçarit pasi në momentin kur ka humbur gjurmët ai e ka pasur telefonin me vete. Pak ditë më parë Policia gjeti disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut por pas verifikimeve rezultuan se nuk i përkisnin atij.

meledin adili

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin