LIVE UPDATES
Aktualitet

Prodhimi i energjisë nga era, DW: Pengesat dhe zvarritjet në Shqipëri për zhvillimin e industrisë

Pavarësisht erës me bollëk që ka, me prodhimin e energjisë eolike, Shqipëria është ende në fazat e para të saj. Ka një sërë pengesash për të kapërcyer, megjithatë duket se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur.

16 September 2022, 10:56 Nga d.a.
Prodhimi i energjisë nga era, DW: Pengesat dhe zvarritjet në
foto ilustruese

LEZHË- Malet e Lezhës në Shqipërinë Veriore, mbi detin Adriatik: Këtu në të një ardhme jo të largët, një park i madh i erës do të nisë të prodhojë energji. Ky është një moment historik i jashtëzakonshëm në fushën e prodhimit të energjisë eolike, në një rajon ku era e bollshme nuk është aspak e jashtëzakonshme.

Shqipëria është e bekuar nga qindra zona shumë të mira për prodhimin e energjisë nga era, në tokë dhe në det. Por fatkeqësisht, askund nëpër Shqipëri, gjatë 345 kilometrave të vijës së saj bregdetare, nuk ka një turbinë të vetme funksionale që mund të prodhojë energji eolike. Gjatë prillit të këtij viti, qeveria shqiptare më në fund "ngriti kartonin e gjelbër” për sipërmarrjen italo-shqiptare "Marseglia Group” dhe "Biopower Green Energy”, për ndërtimin e parkut të parë eolik në malet e Lezhës.

Me të nisur punën, 39 turbinat me vlerë 244 milionë euro, do të prodhojnë kapacitetin prej 234 MW, që mbulon rreth 1% të nevojave energjetike të vendit. Projekti, i cili e ka zanafillën në vitin 2008, do të fillojë ndërtimin e parkut pas 13 viteve të mundimshme. Por tashmë puna është në zhvillim e sipër dhe frytet e para pritet të merren vitin e ardhshëm.

Sundimi i hidrocentraleve

Në Shqipëri, furnizimi i deritanishëm me energji elektrike është bërë nëpërmjet energjisë së rinovueshme, dhe më konkretisht nga një burim i vetëm i kësaj energjie: ujit. Shqipëria ka sistemin më madhor të përdorimit të lumenjve për prodhimin e energjisë, mes tyre edhe Drinin, dhe krenohet me hidrocentralet që mbulojnë rreth treçerekun e prodhimit të përgjithshëm të energjisë.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nëpër dekada nga kompani vendase dhe të huaja dhe nxitje nga qeveri ndërkombëtare, prodhimi i energjisë së erës ka ngecur për shumë kohë. Ka arsye të ndryshme, thonë ekspertët, por më kryesoret janë: lobi mbizotërues i hidrocentraleve, burokracitë e tejzgjatura, një treg i pafuqishëm dhe një rrjet i vjetëruar.

Përparim i ngadaltë

Por duket se ngërçi do të zgjidhet më në fund me anë të projektit të Lezhës. Në vitin 2021, qeveria hapi tenderin për ndërtimin e parqeve eolike në tokë, në kapacitetin 100 MW. Ndërsa për parqet në det, pesë kompani turke kanë dërguar aplikimet e tyre për kapacitetin 10 MW secili, në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë, në Shqipërinë Jugore.

Edhe pse kjo nismë është e mirëpritur, ajo vetëm sa gërvisht sipërfaqen e fuqisë gjigante që ka Shqipëria në këtë fushë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA), vlerëson se Shqipëria ka potencial diellor dhe eolik për prodhimin e më shumë se shtatë GW (gigavatë), që është tri herë më shumë se kapaciteti i përgjithshëm i prodhimit të energjisë në vend. Raporti i kësaj agjencie pretendon, se deri në vitin 2030, Shqipëria mund të prodhojë deri në 600 MW energji elektrike nga dielli dhe era.

Shumë burokraci dhe dokumente

Para se kompanitë private të mund të zbatojnë në terren projektet e tyre, atyre u duhet të kapërcejnë një sërë pengesash që përfshijnë marrjen e miratimit paraprak dhe një tufë me leje, duke kryer studime të kushtueshme teknike fizibiliteti dhe duke dhënë garanci financiare. Enerjan Gremi, inxhinier dhe projektues në fushën e energjisë së rinovueshme, ankohet për kërkesat e shumta procedurale. Prej vitesh ai përpiqet të nisë punën për pesë projektet për të cilat po punon.

Më e kushtueshme se energjia e ujit

Një vështirësi tjetër është qendrueshmëria financiare e projekteve të erës. Çmimi i energjisë nga parqet e erës me një kapacitet të instaluar deri në 3 MW, i përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë shqiptare, është rreth 76 euro. Në të kundërt - dhe këtu ndikimi i sektorit të hidrocentraleve bëhet i qartë - çmimi i një megavati të fuqisë hidroelektrike, është gjysma e kësaj. Kjo e bën energjinë e prodhuar nga era shumë më pak konkurruese në tregun e energjisë shqiptare.

Gremi i tha DW-së, se kthimi i investimit nga projektet që ai ka ndërmarrë, parashikohet pas tetë vitesh. Një tjetër problem janë të dhënat, në veçanti shpejtësia e erës. "Me këto të dhëna, kompanitë e huaja do të investonin në zhvillimin e projekteve të erës, njësoj siç operojnë bizneset e energjisë hidrike” – thotë Gremi.

Funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë

Një tjetër hap madhor është vënia në funksion e Bursës Shqiptare të Energjisë, ALPEX, e cila do të përfshinte edhe Kosovën. Këtë vit Kosova inauguroi një park eolik me 27 turbina, financim i sipërmarrjes gjermane të prodhimit të energjisë eolike dhe diellore, "Notus Energy”. E parashikuar të nisë punën në muajin nëntor të këtij viti, ALPEX do t'i mundësojë sektorit privat që të shesë energjinë në treg, në mënyrë të pavarur nga Enti Rregullator i Energjisë. Funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë është edhe një nga rekomandimet kyçe të ekspertëve të Bashkimit Europian.

Rrjeti i vjetëruar i energjisë elektrike

Pajtim Bello, ish-zëvendësministër i Energjisë, thotë se korniza ligjore për prodhimin e energjisë së rinovueshme është e plotë. Por problemi i vërtetë, thotë ai, është rrjeti i energjisë elektrike, i cili ka nevojë për përmirësim ose zëvendësim, për të përballuar prodhimin e energjisë nga era dhe dielli.

Një tjetër çështje që diskutohet si kudo në Europë, kur përmendet ndërtimi i parqeve eolike, është: mbrojtja e ‘jetës së egër'. Në rrezik janë zogjtë dhe gjitarët fluturues, apo lakuriqët e natës, thotë Mirjan Topi, ornitolog nga Qendra "Shpendët e Shqipërisë”.

"Shpendët grabitqarë dhe shpendët e mëdhenj të ujit, si pelikanët dhe çafkat mund të përplasen me helikat e turbinave e të dëmtohen ose vriten. Para ndërtimit të parqeve eolike duhet të kryhen studime solide të pranisë së shpendëve dhe lakuriqëve të natës dhe sjelljes së tyre në zonat përkatëse” – thekson Topi.

Optimizëm për të ardhmen

Gremi është pozitiv rreth shanseve për prodhimin e energjisë së erës në Shqipëri. "Me zvogëlimin e burokracive, energjia e erës mund të arrijë kulmin brenda pesë viteve”. Edhe pse ky optimizëm është inkurajues, nuk e ndryshon faktin se Shqipëria nuk ka ende asnjë turbinë ere që ta shndërrojë këtë burim të bollshëm natyral, në një energji të rinovueshme e të pastër./DW/

parku i prodhimit te energjise me ere pajtim bello mirjan topi enti rregullator i energjisë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin