8 November 2023, 09:55
Nga r.ll
komisioni evropian
BRUKSEL- Komisioni Europian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit të Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, që së fundmi ka shkaktuar kaos dhe tensione të vazhdueshme në punimet e Kuvendit.
Në raportin e Komisionit Europian konstatohet se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta. Refuzimi i mazhorancës me argumentin qe do ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore nuk qëndron për sa kohë ligji ekzistues është në fuqi.
“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.” - thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.
pjese nga raporti
Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është përfshirë edhe rasti i përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës. Komisioni Europian e konsideron si të paprecedentë dhe nxit një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.
“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.” - thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.
raporti i komisionit evropian 2023
Politike
8 November 2023, 09:18
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai foli për mediat...
Politike
8 November 2023, 08:13
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka bërë bën një panoramë të zymtë për zgjedhjet lokale të 14 Majit...
Politike
7 November 2023, 22:44
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
Ekspertët dhe aktivistët e emigracionit komentuan të martën një marrëveshje midis Italis&eum...
Politike
7 November 2023, 22:07
I.A
Sali Berisha
KOSOVË- Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij ...
Politike
7 November 2023, 21:38
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të shkojë nesër në SPAK. Burime për Zëri.ai b&eu...
Politike
7 November 2023, 20:53
a.l
UNHCR
UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes Shqip&eu...
Politike
7 November 2023, 20:07
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
TIRANË- Në Shqipëri opozita ka kritikuar marrëveshjen e firmosur dje në Romë mes kryeministres it...
Politike
7 November 2023, 18:58
I.A
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me reformën në drejtësi, nuk ka më persona të paprekshëm. N&...
Politike
7 November 2023, 18:27
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
TIRANË- Marrëveshja e plotë e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë është publikua...
Politike
7 November 2023, 17:20
Blerina Gjoka
Firmosja e marreveshjes
TIRANË-Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaruan në...