LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektet mbesin në buxhet, jo në lumenj

Sa herë që reshjet e shiut intensifikohen, Kosova përballet me të njëjtin skenar: lumenjtë dalin nga shtrati, rrugët bllokohen, shtëpitë përmbyten, bizneset pësojnë dëme dhe tokat bujqësore shkatërrohen.

23 January 2026, 11:21 Nga I.A

Projektet mbesin në buxhet, jo në lumenj

KOSOVË- Pavarësisht hartave të rrezikut, planeve shumëvjeçare dhe dhjetëra miliona eurove të planifikuara, në terren ndryshimi mbetet i kufizuar.

Sa herë që reshjet e shiut intensifikohen, Kosova përballet me të njëjtin skenar: lumenjtë dalin nga shtrati, rrugët bllokohen, shtëpitë përmbyten, bizneset pësojnë dëme dhe tokat bujqësore shkatërrohen.

Buxhetet parashikojnë projekte për rregullimin e lumenjve dhe ndërtimin e digave, por shumë prej tyre mbeten të parealizuara, duke bërë që cikli i përmbytjeve të përsëritet.

Në fillim të këtij viti, disa komuna u përfshinë nga vërshimet. Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj, Gjakova dhe Lipjani ishin ndër zonat më të prekura.

Të njëjtat komuna përjetuan përmbytje edhe në vitet 2021 dhe 2023 - dëmet në të cilat, në vlerë prej miliona eurosh, vazhdojnë të kompensohen.

Skender Bublaku, ekspert i ujërave dhe profesor në një kolegj privat në Kosovë, thotë se një nga problemet kryesore mbetet mosmenaxhimi i lumenjve në nivel vendi.

Sipas tij, vërshimet nuk mund të parandalohen plotësisht, por mund dhe duhet të minimizohen.

“Kur problemet përsëriten çdo vit, kjo nuk ka të bëjë me fatkeqësi natyrore, por me dështim të paralajmërimit dhe mungesë të masave parandaluese”, thotë Bublaku për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se identifikimi i zonave të rrezikut nuk mjafton, nëse nuk shoqërohet me trajtim të lumenjve në tërësi, e jo vetëm në segmente të izoluara.

“Sikur mjetet që shkojnë çdo vit për kompensimin e dëmeve të orientoheshin drejt rregullimit të lumenjve, brenda 10 vjetësh do të kishim vërshime të minimizuara”, shton ai.

Shtretërit e shumë lumenjve në Kosovë janë shkatërruar nga nxjerrja e zhavorrit.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet kanë kaluar tashmë nga reagimi emergjent në menaxhim të rrezikut.

Sipas tij, janë identifikuar gjithsej 398 zona me rrezik nga përmbytjet në nivel vendi - prej tyre 108 zona me rrezik ekstrem, 95 me rrezik shumë të lartë dhe 195 me rrezik të lartë.

Këto zona përfshijnë rreth 341 mijë banorë, mbi 58 mijë familje, 32 objekte kulturore, 57 zona të mbrojtura dhe 538 zona me rëndësi ekonomike.

Po ashtu, rreth 491 kilometra lumenj konsiderohen segmente të ekspozuara ndaj përmbytjeve të shpeshta dhe tashmë janë analizuar në mënyrë të detajuar, sipas Durmisht.

Pavarësisht kësaj, në terren, pasojat vazhdojnë të përsëriten.

Sipas raportit “Mjedisi i Evropës 2025”, i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, përmbytjet e vitit 2023 shkaktuan dëme prej 3.75 milionë eurosh vetëm në familje.

Në buxhetin e vitit 2025 u parapanë dhjetëra projekte mjedisore, kryesisht për ndërtimin e urave dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Projekte të ngjashme u planifikuan edhe me buxhetin e këtij viti, i cili ende nuk është miratuar, me synim uljen e rrezikut nga vërshimet deri në 60 për qind.

Radio Evropa e Lirë analizoi disa prej projekteve të planifikuara vitin e kaluar dhe të publikuara në Informatorin për Qytetarët për Buxhetin e Vitit 2025.

Aty parashihen investime prej dhjetëra miliona eurosh për ndërtim digash, rregullim të shtretërve të lumenjve dhe zhvillim të sistemit të ujërave të zeza - me afatin e përfundimeve prej tre vjetësh.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa prej këtyre projekteve kanë nisur realisht dhe sa kanë përfunduar.

Raporti financiar nëntëmujor (janar-shtator 2025) i Ministrisë së Financave tregon se disa nga to nuk kanë filluar fare, ndërsa disa të tjera janë në proces të realizimit.

Sipas këtij dokumenti, 83 për qind progres ka projekti për rregullimin e shtratit të lumit në Shtime, ndërsa vetëm 12 për qind projekti për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

Kryetari i Kaçanikut, Sabedin Vishi, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i shtratit të lumit Nerodime në këtë komunë nuk ka nisur, ndonëse në vitin 2025 ishin paraparë 1.5 milion euro.

Përgjegjësia, sipas tij, bie tek autoritetet qendrore.

“Ky projekt është i rëndësishëm, sepse kalon nëpër qytetin e Kaçanikut dhe vazhdon drejt Ferizajt. Në rast të reshjeve të dendura, do t’i parandalonte vërshimet”, thotë Vishi.

Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se projekti për lumin Llap nuk ka nisur ende, por thekson se ndërhyrjet e viteve të fundit - pastrimi, thellimi dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse - kanë ndihmuar në shmangien e përmbytjeve të fundit.

“Këto masa kanë dhënë rezultate”, sipas tij.

Megjithëse institucionet flasin për rrjete moderne monitorimi: 23 stacione meteorologjike, 36 stacione reshjesh, 34 hidrometrike dhe dhjetëra pika monitorimi të ujërave nëntokësore - të ngritura në pesë vjetët e fundit sipas Durmishit, ekspertët paralajmërojnë se teknologjia nuk e zëvendëson veprimin në terren.

Bublaku vlerëson se Kosova është seriozisht e rrezikuar nga vërshimet, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.

“Strukturat ekzistuese të lumenjve duhet të rishikohen. Ato nuk i plotësojnë kriteret. Ura nuk guxon të përmbytet - ky është problem shumë serioz”, thotë ai.

Gjatë vërshimeve të fundit, në komunën e Lipjanit u përmbytën dy ura - një tregues ky i seriozitetit të situatës në terren në kushtet kur projektet nuk realizohen./REL

shpejtim bulliqi sabedin vishi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin