Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Komisionit të Venecias, draftligji përmban disa elementë pozitivë pasi synon të rrisë transparencën.
TIRANË- Komisioni i Venecias ka vlerësuar projektligjin e dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për financimin e partive politike, por ka dhënë disa rekomandime para se ai të shkojë për tu miratuar në Kuvend. Komisioni i Venecias thotë se duhet të ketë më shumë kontroll ndaj financimeve të fshehta, ndërsa shton se KQZ duhet të fuqizohet dhe të ketë burime për mbikëqyrje.
Sipas Komisionit të Venecias, draftligji përmban disa elementë pozitivë pasi synon të rrisë transparencën. Këtu ajo përmend elementë si forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe auditimit, rregullat më të detajuara për burimet e ndaluara të financimit, si dhe krijimi i një strukture të posaçme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbikëqyrjen e financimit politik.
Rekomandimet e Komisionit të Venecias
A. Të sigurohet që rregullat që lidhen me financimin e zakonshëm të partive politike dhe ato që lidhen me financimin e fushatave zgjedhore të harmonizohen dhe të mos bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.
B. Të parashikohen rregullime më të sakta dhe më të detajuara në vetë projektligjin, duke lënë për aktet nënligjore vetëm aspektet teknike, si dhe të garantohet që rregullat zbatuese të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave të bazohen në kritere mjaftueshëm të qarta, objektive dhe të parashikueshme.
C. Të rregullohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse financimi i fshehtë dhe financimi indirekt përmes palëve të treta, si dhe përmes entiteteve të lidhura ose të kontrolluara nga partitë politike.
D. Të përcaktohet qartë në ligj që raportet financiare të partive politike duhet të përfshijnë, në mënyrë të detajuar dhe të ndarë sipas kategorive:
-të gjitha burimet e të ardhurave;
-të gjitha shpenzimet;
-pasuritë;
-detyrimet financiare;
-kreditë dhe huatë;
-borxhet;
-garancitë;
-kontributet në natyrë;
-shërbimet e ofruara nën vlerën e tregut;
-transaksionet me entitete të lidhura;
-mbështetjen publike në natyrë;
-shpenzimet për median dhe komunikimin dixhital;
-grantin për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e të rinjve.
Gjithashtu, duhet të merret në konsideratë raportimi më i shpeshtë financiar, veçanërisht gjatë viteve zgjedhore.
E. Të forcohet mbikëqyrja e financimit të partive politike, duke:
-krijuar mekanizma të qartë bashkëpunimi ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera shtetërore;
-garantuar që KQZ të ketë mandat të qartë, kompetenca të plota dhe burime të mjaftueshme për të mbikëqyrur në mënyrë efektive dhe proaktive financimin e partive politike;
-siguruar që KQZ të ketë mundësi të hetojë shkeljet e dyshuara të rregullave të financimit politik;
-rregulluar më në detaje strukturën e posaçme për financimin, monitorimin dhe kontrollin e financimit të partive politike që planifikohet të krijohet brenda KQZ-së, duke përfshirë garanci për pavarësinë e saj;
-forcuar pavarësinë e ekspertëve kontabël që kryejnë auditimin e raporteve financiare të partive politike.
F. Të rishikohen dispozitat për sanksionet, në mënyrë që:
-të ketë sanksione për shkeljen e të gjitha detyrimeve dhe ndalimeve të parashikuara nga ligji;
-të ekzistojë një gamë më e gjerë masash ndëshkuese, që të jenë efektive, proporcionale dhe parandaluese;
-të shqyrtohet rritja e disa gjobave administrative;
-masa e ndalimit të një partie për të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të shkeljeve të caktuara të ligjit të zbatohet vetëm në raste të rënda, si masë e fundit, pasi partisë t’i jetë dhënë mundësia për të korrigjuar shkeljen dhe vetëm pas një kontrolli gjyqësor efektiv./Dosja.al
Bordi i Transparencës TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të mërkurë çmimet e reja të sh...
Foto ilustruse FRANCA- Hetuesit belgë dhe francezë kanë shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare të specializuar n...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar pas dy javësh kërkim 41-vjeçarin, i cili plagosi me thikë dy persona gjatë...
Foto ilustruse SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion gjigant kanabisi në Spanjë, ku dhe janë arr...
Foto ilustruse Goditja e “lordëve” shqiptarë të trafikut të kokainës nga SPAK, ka nxjerrë në sipërfaqe ...
Sendet e sekuestruara GREQI- Autoritetet greke kanë çmontuar një grup kriminal shqiptaro-grek, të trafikut të lënd&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në kuadër të nisjes së sezonit veror. Pë...
Foto ilustruse FUSHË-ARRËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një &ccedi...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 18-të rradhazi në Tiranë. Ndryshe nga ditë e tjer...
Foto ilustruse Më 2 qershor, Komisioni Evropian deklaroi për DW se po ndjek nga afër zhvillimet në zonën e mbrojtur të Pish&e...