Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ndihet i revoltuar kur shikon vuajtjet e popullit, ndërsa theksoi se vendi po boshatiset për shkak të largimit masiv të të rinjve me arsim të lartë drejt emigracionit.
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton prej më shumë se dy dekadash në Angli është bashkuar me protestën kundër qeverisë, duke denoncuar varfërinë, korrupsionin dhe shkatërrimin e spitaleve në vend.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ndihet i revoltuar kur shikon vuajtjet e popullit, ndërsa theksoi se vendi po boshatiset për shkak të largimit masiv të të rinjve me arsim të lartë drejt emigracionit.
Ai drejtoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një njeri që nuk do t'ia dijë për qytetarët dhe duke sjellë shembullin e largimit të liderëve në Britani kur humbasin mbështetjen. Në përfundim, ai u bëri thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në diasporë që të kthehen dhe t'i bashkohen protestave për të rrëzuar qeverinë dhe për të kërkuar llogaridhënie.
"Jetoj prej 20 e ca vitesh në Angli dhe e kam parë këtë vend vetëm poshtë, poshtë, duke u vjedhur çdo gjë. Spitalet copë-copë, pensionistët shumë të varfër, kudo të shkosh, varfëri, korrupsion. Nëse ke fëmijët, të bie të shkosh në spital, po nuk pate lekë, shkon kot. Jetoj atje, jam shumë rehat, por kur shoh popullin tim që po vuan kështu, ndaj vij këtu. Nuk mund ta shoh më këtë lloj fukarallëku.
Që kur ka ardhur Rama në qeveri, Anglia është mbushur me rini shqiptare. Kam kompaninë time atje dhe punëtorët që janë janë djem që kanë mbaruar shkollat e larta këtu, e sot punojnë në ndërtim. Këtu s’ka. Ose do përfundosh në ndërtim, ose kamarier, nuk ka punë tjetër. Të kontribuosh shumë vite në shkollë dhe të përfundosh kamarier dhe në ndërtim, është e rëndë.
Por kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë, që e kemi për kryeministër. Nuk do t’ia dijë për popullin. Kryeministrit britanik, dy deputetë të vet i dolën kundër dhe dha dorëheqjen. Tha: “Nuk më duan njerëzit” dhe iku. Sa ditë u bë protestë këtu? Nuk do të dijë fare Edi Rama. Janë të gjithë të korruptuar, që te Balla i pari, që del duke sharë dhe bërtitur njerëzit si sorra. Unë nuk jam sorra.
Unë jam 20 e ca vite që kam ikur, s’kam asnjë interes këtu, por kur shoh popullin duke vuajtur për copën e bukës… Balluku vjedh, këta dalin e mbrojnë. Nuk e di çfarë njerëzish.
Ajo që kam për të thënë është që të gjithë emigrantët, të Italisë, Anglisë, Amerikës dhe kudo të jenë, të vijnë në këtë shesh dhe ta rrëzojmë këtë maskara. Pa kushte. Ky duhet të ikë! T’ia marrim pasurinë dhe ta shpallin non grata e këtu të mos ketë vend më.", u shpreh ai./Dosja.al
PROTESTA 71 TIRANË- Qindra qytetarë janë bashkuar në sheshin “Skënderbej” për të nisur marshimin ...
Protestuesi TIRANË- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa finalizojn&e...
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në Viserbella të Italisë, k...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar përmes n...
burgu i fierit TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka thirrur Komisionin e Disiplinës për të shq...
Foto ilustruese SARANDË- Një aksident zinxhir është regjistruar në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku 50-vjeçari D...
PAMJE NGA BANESA DURRËS- Një banesë në zonën e ish-Kënetës në Durrës është përfshirë ...
TIRANË- Një video e vjetër e publikuar në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje pas vrasjes së 20...
Ardian Çapja TIRANË- I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, ka kërkuar leje nga burgu për të...
Kakavije KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës po përballet me një situatë të tensionuar trafiku, ku janë kriju...