3 December 2022, 12:13
Nga d.a.
Muhamet Rrumbullaku dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me masat e sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë që është planifikuar dhe një protestë nga ana e opozitës së vendit. Në një komunkim me mediat, Çuçi tha se kjo është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë duke garantuar sigurinë në krah të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
“Ju garantoj që çdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend europian,"- deklaroi Çuçi.
Lidhur me protestën e paralajmëruar nga grupime politike të opozitës, ministri i Brendshëm tha se ajo do të lejohet jashtë perimetrit të sigurisë ku do të zhvillohet samiti.
“Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet,”- deklaroi Ministri i Brendshëm.
Duket se qeveria është tërhequr nga vendimi i saj për të ndaluar në mënyrë kategorike protestën e opozitës, por kanë si kusht që të qëndrojnë brenda një kuadri të caktuar, ndërsa vetë kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se i vetmi vend ku do të protestojnë është Bulevardi.
bledi çuçi samiti i be 6 dhjetor 2022
Aktualitet
3 December 2022, 12:03
d.a.
Rrumbullaku
TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa për samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit ...
Aktualitet
3 December 2022, 11:46
d.a.
TIRANË- Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka përsëritur dhe njëherë masat e marra nga policia e shtetit për qark...
Aktualitet
3 December 2022, 11:44
d.a.
Rrumbullaku
TIRANË- Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka përsëritur dhe njëherë masat e marra nga policia e shteti...
Aktualitet
2 December 2022, 12:38
Fjola Graçi
TIRANË- 4 qershor 2020. Fiksojeni mirë këtë datë. Është momenti që shënon kthesë në jetën dhe bizn...
Aktualitet
3 December 2022, 10:44
k.m.
ELBASAN- 3 persona kanë rënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me nj...
Aktualitet
3 December 2022, 10:41
k.m.
Pamje nga aksioni
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi bashkëpunonin për të shitur kokainë. Të arrestuarit jan&e...
Aktualitet
3 December 2022, 10:30
k.m.
Pamje nga aksidenti
KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë pranë fshatit Çerravë. Dy mje...
Aktualitet
3 December 2022, 10:25
k.m.
Rrumbullaku
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Muhamet Rrumbullaku, ka dalë ditën e sot...
Aktualitet
3 December 2022, 10:00
d.a
Foto ilustruese
ITALI- Ai pa policët që po shkonin drejt tij dhe hodhi një kuti syzesh me kokainë brenda mbi gardhin e Fiabilandi...
Aktualitet
3 December 2022, 09:02
d.a.
momenti i arrestimit
DURRËS- 43-vjeçari Sherif Çela (Ismailaj) është vënë në prangat e policisë s&eum...