5 June 2024, 21:52
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës që thirrur ditën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit. Policia njofton se duke nisur nga ora 8:00 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush".
Policia bën thirrje për drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative. Më tej Policia bën thirrje për protestuesit që të shmangin aktet e dhunës.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, përpara Parlamentit, në orën 10:00.
Në zbatim të planit të masave, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush". Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit, sipas përcaktimeve ligjore dhe përsërit thirrjen për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune, pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
policia e shtetit
Aktualitet
5 June 2024, 21:03
B.Z
GREQI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në Greqi në zonën e nj...
Aktualitet
5 June 2024, 20:01
B.Z
Nuredin Dumani
TIRANË - Emisioni në Shënjestër i gazetares Klodiana Lala në News24 trajtoi sot përplasjen mes grupeve krimina...
Aktualitet
5 June 2024, 19:57
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Në emisionin në Shënjestër të gazetares Klodiana Lala në News24 është trajtuar pë...
Aktualitet
5 June 2024, 18:09
B.Z
Policia Kukës
KUKËS - Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Kukës. Blut&eum...
Aktualitet
5 June 2024, 17:25
B.Z
Rita Gjati
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien n...
Aktualitet
5 June 2024, 17:22
I.A
Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins bank kontratën për të qenë sponsor zyrtar i Kombëtares së futbollit. Dy dr...
Aktualitet
5 June 2024, 17:17
S.B
foto ilustruese
VLORË- Arrestohet një 49-vjeçar në Vlorë. Mësohet se 49-vjeçari A.B teksa drejtonte automjetin ...
Aktualitet
5 June 2024, 17:16
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Vlorë. Sip...
Aktualitet
5 June 2024, 17:16
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një person është proceduar ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se 35-vjeçari me ini...
Aktualitet
5 June 2024, 17:05
S.B
foto ilustruese
SARANDA- Arrestohet një 38-vjeçar në Sarandë. Bëhet me dije se 38-vjeçarit A.Sh i është gj...