27 November 2024, 11:26
Nga ZH.LL
protesta
TIRANË- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vijuar hetimet në lidhje me protestën e zhvilluar pasditen e djeshme në kryeqytet.
Policia po heton për shoqërimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë organizuar tubimet, kryer veprime kundërshtuese dhe të dhunshme, që kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe bllokuar akset rrugore.
Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar në flagrancë S. N., dhe I. H., për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë personi me iniciale E. M., sekretar në Partinë Demokratike për veprëm penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Po ashtu një grup deputetësh u proceduan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
Policia njofton se janë proceduar penalisht edhe 64 të tjerë për prishje të qetësisë publike dhe pengimin e qarkullimit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 26.11.2024, në disa akse rrugore në Tiranë, ka vijuar veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shoqërimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë organizuar tubimet, kryer veprime kundërshtuese dhe të dhunshme, që kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe bllokuar akset rrugore.
U arrestua në flagrancë shtetasi S. N., banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
U arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 53 vjeç, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky shtetas, me veprime të dhunshme ka bllokuar lëvizjen e një automjeti tip “Benz”, duke bllokuar rrugën, dhe ka goditur drejtuesin e mjetit shtetasin A. G. Drejtuesi i mjetit u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., banues në Tiranë, me detyrë Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore pranjë subjektit politik Partia Demokratike, për veprëm penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
U proceduan shtetasit F. N., (deputet) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe G. B., O. B., L. B., B. N., L. G., S. K., P. V., A. D., A. V., O. B., P. D., I. C., A. U., G. B., L. M., dhe L. B., (deputetë) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
Gjithashtu u proceduan penalisht 64 shtetas për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Aktualitet
27 November 2024, 11:28
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta e qytetarëve në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ka nisur paraditen e sotme. Qytetar&...
Aktualitet
27 November 2024, 11:02
ZH.LL
Zvecan
KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, pak para mesnatës, ishte sulmuar stacioni policor në Zveçan...
Aktualitet
27 November 2024, 10:47
ZH.LL
prokuroria fier
FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar mbi 1 milionë euro pasuri të një personi me iniciale N. Gj., i cili është...
Aktualitet
27 November 2024, 10:18
ZH.LL
operacioni policor
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 kolumbiane, konkretisht 20-vjeçarja me iniciale A.P. dh...
Aktualitet
27 November 2024, 09:55
ZH.LL
protesta
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar me shoqërimet e protestuesve, të cilët u përplasen fizikisht me efektivët gjat&e...
Aktualitet
27 November 2024, 10:08
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Dy kolumbiane kanë rënë në pranga në Elbasan, pasi dyshohet se në një apartament me qira u...
Aktualitet
27 November 2024, 09:48
Dosja.al
Pajtime Fetahu dhe Suel Çela
ELBASAN- Dy ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SP...
Aktualitet
27 November 2024, 09:13
ZH.LL
protesta
VLORË- Rreth 250 punonjës kryesisht gra të një fasonerie në Vlorë, kanë dalë sërish sot në prote...
Aktualitet
27 November 2024, 08:40
ZH.LL
droga e sekuestruar
GREQI- Dy shqiptare, një 25-vjeçare dhe një 54-vjeçare janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me d...
Aktualitet
27 November 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...