"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit
Duke folur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27.
25 July 2026, 20:34Nga E.d
Edison Lika
TIRANA- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se të hënën të gjithë do të jenë para Parlamentit, për të vijuar revoltën e tyre kundër qeverisë. Duke folur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27.
Më tej aktivisti ftoi një tjetër protestues që u dhunua të enjten para parlamentit. Ai shtoi, se protestuesi kishte ardhur enkas nga Britania e Madhe.
Aktivisti:Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do jemi. Ka ardhur nga Britania e madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur./Dosja.al