Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo shtoi se ndërkohë që qytetarët prisinin që zëri i tyre të dëgjohej, kërkesat e tyre vetëm janë shtuar.
TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatnikaj i është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama, i cili i ka ndarë protestuesit në “flamingo”, “sorra” dhe “korba”. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Vatnikaj shprehet se në 61 ditë protesta, kryeministri duhet të kishte reflektuar dhe dëgjuar seriozisht kërkesat e protestuesve.
Ajo shtoi se ndërkohë që qytetarët prisinin që zëri i tyre të dëgjohej, kërkesat e tyre vetëm janë shtuar. Ajo renditi këkesat e tyre, duke nisur nga kërkesa për dorëheqjen e tij deri tek anulimi i paketës së maleve dhe ligjit për investitorët strategjikë.
Aktivistja akuzoi qeverinë për indiferëncë, bullizim dhe tallje ndaj protestuesve. Në fund, ajo i cilësoi protestuesit flamingo, pasi sistemi i ka detyruar të shtegtojmë jashtë vendit të tyre.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Jemi në ditën e 62-të të protestës, që askush nuk e mendonte se do të ndodhte. Edhe sot kemi filluar me kërkesën tonë për dorëheqjen e kryeministrit. Dorëheqje, dorëheqje!
Në asnjë vend tjetër në botë, ku do të protestohej për 60 ditë, nuk do të shtoheshin arsyet për të protestuar, por do të fillonin të realizoheshin kërkesat e protestuesve. Kjo nuk ndodh në Shqipëri. Ndërkohë që ne prisnim që zëri ynë të dëgjohej, kërkesat tona vetëm janë shtuar. Kemi kërkuar dorëheqjen, kemi kërkuar anulimin e paketës së maleve, kemi kërkuar anulimin e ligjit për investitorët strategjikë. Kemi kërkuar anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe çfarë kemi marrë në 60 ditë? Ka qenë indiferenca e qeverisë, tallja e kryeministrit dhe bulizmi që kanë tentuar t’u bëjnë protestuesve.
Në 61 ditë, ky kryeministër duhet të kishte reflektuar, më së paku për t’i dëgjuar seriozisht kërkesat e protestuesve, por ajo që ka ndodhur është se, në fillim, i ka quajtur agjentë, më pas i ka quajtur të financuar dhe, së fundmi, ka tentuar t’i ndajë në sorra dhe në flamingo.
Zoti kryeministër, është e vërtetë që ne jemi flamingo, sepse ashtu si flamingot, na ke detyruar të shtegtojmë jashtë vendit tonë, se ke vjedhur për katër mandate, e ke varfëruar për katër mandate dhe na ke nxitur ta lëmë vendin tonë dhe të shtegtojmë.
Por, nga ana tjetër, kryeministër, ne dimë të jemi edhe korba e sorra që i hanë krimbat si puna jote, që vjedhin shtetin, varfërojnë shtetin dhe na bëjnë që të ikim./Dosja.al
Protesta në Tiranë TIRANA- Gjatë protestës u shfaqën pankarta me mesazhe kundër qeverisë. Njëra prej tyre, n&...
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë ndërsa kanë thirrur njëzëri: "Edi Rama o...
Protestuesi TIRANË- Një qytetar pjesëmarrës në protestë, në ditën e 62-të të saj, ka shprehur mendimin e ...
Protesta në Dimal DIMAL- Reforma e re territoriale ka ngritur në protestë ditën e sotme banorët e Dimalit, të cilët jan&...
Foto ilustruse Pas shpalljes së listës së fituesve të "Grant 2026" kanë nisur të dalin rastet ku fondet publike duket se jan&...
Pamje TIRANË- Qytetarët janë mbedhur në sheshin "Skënderbej" në ditën e 62-të të revoltës së tyre. ...
Protesta në Memaliaj MEMALIAJ- Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër ndryshimeve t&eu...
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e saj të 62-të, ndërsa kërkesat e qytetarëve vazhdojn&e...
Eric Wendt SHBA- Senati amerikan ka miratuar ditën e djeshme rezolutën procedurale, e cila lejon shqyrtimin dhe votimin në grup të...
Foto ilustruse KUKËS- Një vatër zjarri është shfaqur në një zonë malore mes njësive administrative Kolsh dhe S...