16 November 2022, 21:12
Nga DOSJA
Karburant
TIRANË- “Ju sfidoj të më gjeni qoftë edhe një provë abuzimi”, tha një ditë më parë ministrja e Financave, njëkohësisht drejtuese e Bordit të Transparancës, për çmimin e naftës. Indikatorë të shumtë tregojnë se bordi po favorizon kompanitë e naftës dhe jo qytetarët. Një prej tyre është vonesa në uljen e çmimit, kur në bursa nafta zhvlerësohet, apo kur zhvlerësohet edhe dollari. Kjo ka ndodhur disa herë që nga koha kur bordi vendosi më 12 nëntor çmimin 223 për litër. Në Maqedoninë fqinje, enti mbikqyrës i tregut të naftës e uli dy herë çmimin më 14 nëntor dhe dy ditë më pas në një total prej 10 lekësh, ndërsa benzinën e ka ulur me 5 lekë.
Aktualisht, çmimi i naftës përtej kufirit është 175 lekë. Në vendin fqinj argumentohet se këto çmime të reja për naftën vijnë si shkak i uljes së çmimeve në tregjet botërore dhe një arsye tjetër është dobësimi i dollarit në kursin valutor. Ky është njoftimi i bordit në Maqedoninë e Veriut që njofton sot se në bursa çmimi i naftës ka zbritur me 2 për qind në krahasim me datë 14 nëntor dhe kjo është arsyeja që çmimi për qytetarët do ulet sërish.
Por bordi shqiptar po e mban të pandryshuar çmimin e naftës që prej datës 12 nëntor edhe pse çmimi ka rënë në bursa. Me këtë vonesë disa ditore, bordi ka favorizuar kompanitë e naftës të cilat po blejnë më lirë në bursë dhe po shesin me shtrenjtë. Ministrja tha se bordi ka zvogëluar marzhet e fitimit për kompanitë, por prej datës 14 këto marzhe janë zmadhuara dhe bordi pranë Ministrisë së Financave nuk po i shikon. Kjo është prova e dytë e abuzimit me çmimin e naftës.
Marrë nga TOPCHANNEL
bordi i transparences çmimi i naftës në shqipëri
Aktualitet
16 November 2022, 21:08
Shëtitorja në Lezhë
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fondet e shëtitores për...
Aktualitet
16 November 2022, 20:50
I.A
Pamje nga ngjarja
HIMARË- Personi që ka dhunuar një qen ditën e sotme në Himarë është identifikuar. Mësohet se...
Aktualitet
16 November 2022, 20:53
Kryebashkiaku Erion Veliaj duke mbjellë pemë
TIRANË- Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jet&eu...
Aktualitet
16 November 2022, 20:23
e.k
Foto Ilustruese
ITALI- Njëzet e një persona mes tyre dhe dy shqiptarë kanë rënë një prangat e policisë italiane pas...
Aktualitet
16 November 2022, 20:27
F.M
Astrit Terolli
TIRANË- Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me përdhunimin e të miturës, ngjarje për të cil...
Aktualitet
16 November 2022, 20:20
I.A
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier rreth orës 08:00 pranë një...
Aktualitet
16 November 2022, 20:22
Gazetarë
TIRANË- Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Europian, por gazetaria e saj gjendet në k...
Aktualitet
16 November 2022, 20:20
Fier
TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka lëshuar 11 urdhëra arresti në kuadër të het...
Aktualitet
16 November 2022, 19:52
I.A
Pajtime Fetahu
TIRANË- Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu ka dhënë dorëheqjen, duke i dhënë fund karrierës së...
Aktualitet
16 November 2022, 20:09
F.M
Priti Patel dhe vëllezërit shqiptarë
BRITANI E MADHE- Priti Patel, ish-sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, pjesë e P...