LIVE UPDATES
Aktualitet

Punësimi i të miturve në fabrikën e karkalecave alarmon aktivistët: Ekspozohen ndaj presionit

Gjergj Luca deklaron me pompozitet se fëmijët duke punuar në fabrikën e tij të përpunimit të peshkut në Elbasan po edukoheshin.

29 July 2022, 16:58 Nga k.m.
Punësimi i të miturve në fabrikën e karkalecave alarmon
Pamje nga puna

Me 22 qershor, drejtuesi i kompanisë Rozafa, Gjergj Luca publikoi në faqen e Facebook të fabrikës së përpunimit të karkalecave ‘Fish City’, një video në të cilën lajmëron se disa të reja gjimnaziste i ishin bashkuar nënave të tyre si punonjës të stabilimentit. Luca shfaqet në video duke intervistuar një vajzë që deklaron se kishte përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme dhe po punonte gjatë verës në fabrikë. Luca deklaron me pompozitet se fëmijët duke punuar në fabrikën e tij të përpunimit të peshkut në Elbasan po edukoheshin.

“E rëndësishme është që ata të kuptojnë se si nxirret leku dhe leku fitohet vetëm nëpërmjet punës dhe jo rehatisë,” shprehet Luca, përparasa se të pyes me zë të: ‘A është kshu mi gra?!”

Por video e prezantuar si mesazh edukues nga biznesmeni i peshkut ngjalli reagime në rrjetin social për shkak të moshës së re e të punësuarve.

“Fëmijët duhet të mësojnë në shkollë, që të dalin dikush nesër, jo të shfrytëzohen për 20 mijë lekë edhe të mbesin skllevër gjithë jetën si brezi jonë”, i hakërrehet në Facebook një ndjekëse e Lucës.

Punësimi i fëmijëve mbi 16 vjeç nuk është i ndaluar në Shqipëri. Megjithatë, Kodi i Punës e ndalon angazhimin e tyre në punë të rënda, punë në temperatura të larta apo të ulëta dhe punët që kërkojnë pozicione apo lëvizje të detyruara të trupit.

Për mbrojtjen e të miturve – Kodi i Punës dhe një vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 2017, vendosin rregulla shtesë për punëdhënësit si dhe nuk lejojnë angazhimin e tyre më shumë se 6 orë në ditë. Por ndërsa karkalecat pastrohen në temperaturë të ulët dhe punëtorët janë të detyruar të qëndrojnë ulur në karrike për disa orë, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Elbasanit i tha BIRN se nuk kishte gjetur shkelje të ligjit pas një inspektimi që nisi pas një kërkese për informacion.

“Nuk konstatuam që puna e kryer nga këta punëmarrës të ishte në kundërshtim me legjislacionin e punës, që të rrezikonte shëndetin, zhvillimin mendor, fizik e social të fëmijës”, thuhet në përgjigje me shkrim të Inspektoriatit.

Megjithatë, aktivistët e të drejtave në punë nuk ndajnë të njëjtin mendim me Inspektoriatin dhe besojnë se punësimi i minorenëve në pastrimin e karkalecave në ‘Fish City’ është në kundërshtim me ligjin.

“Të miturit e punësuar në këto lloj aktivitetesh janë të ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj agjenteve dhe proceve të punës të cilët nuk ndihmojnë në zhvillimin e tyre,”  tha Edison Hoxha nga Qendra për të Drejtat në Punë.

“Ata janë të ekspozuar ndaj zhurmës dhe presionit nga të punësuar të rritur për shkak të procesit zinxhir të punës”, shtoi ai.

Kompania Rozafa nuk iu përgjigj një kërkesë për koment të dëguar nga BIRN nëpërmjet postës elektronike. Numri i të miturve që punojnë në Shqipëri është në rënie sipas ISHPSHSH-së. Bazuar në raportet vjetore të Inspektoriatit, numri i të punësuarave nën 18-vjeç ra nga 225 në vitin 2019, në 158 në vitin 2020 dhe 128 në vitin 2021. Megjithatë vetëm gjatë inspektimit në kompaninë Rozafa Fish City, të filluar pasi ISHPSHSH u vu në dijeni për videon në të cilën reklamohej puna e gjimnazisteve, u konstatuan 5 punëmarrës nën 18 vjeç. Sipas informacionit të përcjellë nga Inspektoriati janë konstatuar 3 punonjës të moshës 17 vjeç dhe 2 të moshës 16 vjeç.

Sipas inspektoratit 5 punëmarrësit e mitur të konstatuar janë deklaruar në organin tatimor dy ditë para shfaqjes së videos në internet. Inspektorati po ashtu thotë se puna që të miturit bënin nuk përbënte rrezik për shëndetin e tyre dhe se të miturat shoqëroheshin nga një familjar i tyre që kujdesej për to.

“Këta punëmarrës nën 18 vjeç, tё identifikuar nё ambjentet e punёs, kanё tё punёsuar nё kёtё subjekt njёrin nga prindёrit e tyre dhe punojnё pranё, nёn mbikqyrjen dhe dakortёsisё e prindit”, tha Inspektoriati.

Por Gentjan Sejrani, aktivist i shoqërisë civile dhe avokat në profesion thotë se punësimi në fasonerinë  epeshkut nuk është një punë e lehtë siç pretendohej nga Inspektorati.

“Ka shumë raste të identifikueshme me punonjës të rritur që kanë pasur probleme të ndryshme shëndetësore si alergji nga përbërësit e produkteve që përpunohen, bronkopneumoni për shkak të tempraturave të ulta,” tha Serjani.

Një grua, që kërkoi të mos identifikohej, por që kishte punuar për dy muaj të verës në repartin e karkalecave i tha BIRN se puna ishte e lodhshme dhe se ajo ishte sëmurur në muajin e dytë.

“Kam punuar gjatë sezonit të verës tek Rozafa në sektorin e karkalecave,” kujtoi ajo, duke kërkuar të mbetej anonime.

“Gjatë kohës që punova atje, për shkak se ishte shumë ftohtë dhe kur dilja nga puna ishte shumë nxehtë, kalova një ftohje të rëndë në mushkëri,” shtoi gruaja.

Vetë Inspektorati i Punës e gjeti kompaninë në shkelje sa i përket kujdesit mjekësore gjatë një inspektimi të përfunduar në 19 korrik 2021, të cilin BIRN e ka marrë nëpërmjet ligjit “Për të drejtë informimi.’

“Punëdhënësi të kërkojë ekzaminime të rregullta dhe periodike mjekësore për punëmarrësit, të përshtatshme sipas ekspozimit ndaj faktorëve specifikë të riskut në vendin e punës,” rekomandojnë inspetorët.

Serjani i tha BIRN se pavarësisht inspektimit që pretendonte se nuk kishte rrezik për fëmijët e punësuar, vetëm një kontroll me mjekë mund të dëshmonte nëse kjo lloj pune ishte e lejuar.

“Sipas të gjitha rregulloreve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave të miturit duhet të punësohen në këto sektore vetëm pas vlerësimit të ekspertëve se shëndeti i tyre nuk është i rrezikuar për shkak të këtij punësimi”, tha ai.

Edhe Edison Hoxha nga Qendra për të Drejtat në Punë shpjegoi se rasti në fjalë nuk ishte në përputhje me legjislacionin.

“Punësimi i fëmijëve 16 vjeçar në një kompani që kryen procese pastrimi dhe përpunimi të karkalecit të detit pa asnjë trajnim apo mbrojtje të posaçme, nuk është në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve në pune dhe nuk garanton moscënim të shëndeti fizik, mendor apo social të punonjësve të mitur,” tha ai.

Hoxha theksoi se vlerësimi i Inspektoratit të Punës ishte sipërfaqësor dhe një përpjekje për të shmangur veten nga përgjegjësia. Sipas Hoxhës nuk mjafton vetëm qenia e prindit fizikisht për tu konsideruar e realizuar mbikëqyrja në punë e të miturit, por duhet punonjës i kualifikuar dhe i trajnuar për të realizuar mbikëqyrjen e të miturit.

Në një investigim të vitit 2020, BIRN zbuloi se dhjetra të mitur u nënshtroheshin punëve të vështira dhe me rrezik për shëndetin e tyre. Një pjesë e mirë e këtyre të miturve punonin në fasoneri. Nevoja e madhe e fasonerive për punonjës është shtysa kryesore për të punësuar të mitur. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, AKPA, në Elbasan i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informim se në këtë qark ushtrojnë aktivitet rreth 27 biznese fasonerie – duke përfshirë ato të veshjeve, të lëkurës, të peshkut, ullirit, letrës dhe të pjesëve të këmbimit.

Sipas AKPA këto ndërmarrje kishin rreth 2500 të punësuar dhe një kërkesë të lartë për punësim. Vetëm në Elbasan ishin 512 kërkesa nga kompanitë për rrobaqepës për veshje dhe për lëkurë, prestarë të lëkurës, punëtorë në fabrikë dhe në disa raste kërkohen specialistë apo mirëmbajtës të makinerive. Por ndërsa kërkesa për punëtorë është e madhe, numri atyre që janë të gatshëm të punojnë në këto ndërmarrje nuk është i njëjtë – për shkak të kushteve të punës, orëve të gjata dhe të papaguara. Kreu i Inspektoriatit të Punës në Elbasan, Egliver Laloshi i pranon në një intervistë problemet e hasura.

“Këto problematika kanë dalë nga intervistat që inspektorët kanë realizuar me punonjësit,” tha Laloshi.

“Një problem është edhe mospagesa e ditëve të pushimit me 125% të një dite pune normale dhe 150% të një dite  feste zyrtare”, shtoi ai.

Laloshi shtoit se nga muaji mars i këtij viti Inspektorati ka nisur një aksion kundër të ashtuquajturës “puna gri” – në të cilën punëtorët janë të siguruar por u mohen orët shtesë apo ditët e pushimit.

“Kemi dijeni të kompanive që shkelin të drejtat e punëtorëve të bazuar në Kodin e Punës,” tha Laloshi.

“Kemi bërë vazhdimisht kontrolle dhe janë vendosur masa të rënda administrative për kompani të tilla,” shtoi ai.

Megjithatë Inspektorati shpesh nuk arrin të ndryshojë situatën. Një pjesë e kompanive që gjobiten sipas Laloshit, mbyllin aktivitetin dhe ndryshojnë emrin e niptin, duke mos lejuar vjeljen e gjobave për t’i “ikur përgjegjësive ligjore”./BIRN

gjergj luca d rozafa

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin