LIVE UPDATES
Aktualitet

Radikalizmi në internet; Si është jeta e hidraulikut që akuzohet për ‘propagandë xhihadiste’

Si u transformua hidrauliku 30-vjeçar nga një familjar i qetë dhe praktikant i fesë Islame në të dyshuar për shpërndarje të propagandës radikale përmes rrjeteve sociale.

26 September 2022, 17:39 Nga k.m.
Radikalizmi në internet; Si është jeta e hidraulikut që
Foto ilustruese

Më 2 gusht në muzg, Bledar Zeneli dhe babai i tij ishin duke kryer faljen e namazit të akshamit, kur një grup policësh trokitën në shtëpinë e tyre në zonën e ish-kënetës në Durrës. Oficerët e policisë qëndruan në korridor derisa burrat mbaruan faljen. Më pas, ata i komunikuan urdhrin e ndalimit 30-vjeçarit Zeneli dhe i shtrënguan prangat nën akuzën e “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Babai i tij, Osmani, kujton se mbeti i shtangur.

“Kishte shumë policë, civilë dhe me uniformë,” tha Osman Zeneli nga shtëpia e tij në periferi të Durrësit.

“E kontrolluan të gjithë banesën dhe morën një lap-top, telefonin dhe ca libra fetarë, se çfarë do gjenin tjetër?”- shton ai ende i habitur.

Arrestimi i Bledar Zenelit u firmos nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas një hetimi 2-vjeçar të agjentëve të Antiterrorit. Ai akuzohet se përdorte llogaritë e tij në Facebook, Twitter dhe Telegram për të shpërndarë materiale propagandistike radikale në mbështetje të Shtetit Islamik dhe kundër koalicionit global antiterrorizëm. Zeneli i mohoi akuzat në gjykatë dhe pretendoi se “shpërndante ajete kuranore”.

Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, radikalizmi në internet konsiderohet një prej rreziqeve kryesore të ekstremizmit të dhunshëm. Kodi Penal e adreson këtë rrezik dhe prokuroria shqiptare ka ndjekur disa raste të izoluara përgjatë viteve të fundit, por pak prej tyre kanë pasur sukses në gjykatë.

Në zonën e ish-kënetës në Durrës, Bledar Zeneli njihet si djalë i qetë, besimtar praktikant dhe baba i dy fëmijëve, që e shpenzonte kohën duke punuar si hidraulik në projekte ndërtimore. Të habitur nga akuzat, familjarët, fqinjët dhe klerikët në zonë mohojnë që ai të kishte prirje ekstremiste. Resul Çela, imami i xhamisë Nur që frekuentohej më parë nga Zeneli, shpreh shqetësimin se materialet që qarkullojnë në internet po i infektojnë besimtarët. Por Çela nuk sheh dallim mes Zenelit dhe besimtarëve të tjerë, ndërsa i krahason komentet e tyre në rrjetet sociale me qëndrimet kontroverse ndaj koronavirusit gjatë periudhës së pandemisë.

“Informacionet në internet po i keqinformojnë besimtarët, të cilët shpesh nga euforia dhe mungesa e informacionit mund të bien pre e rishpërndarjes së informacioneve me qëllime dashakeqe,” tha imami Çela për BIRN.

“Ky [Zeneli] është njëlloj si të gjithë individët e tjerë, të cilët janë të infektuar momentalisht me të pasurit e një njohurie, por pa u thelluar,” shtoi ai.

“Në Facebook postohet çdo lloj gjëje”

Familja Zeneli e ka origjinën nga fshati Dardhë i Librazhdit dhe është zhvendosur në zonën e ish-Kënetës në Durrës në fillim të viteve 2000. Kryefamiljari Osman Zeneli e siguroi jetesën duke shitur kallinj misrash të pjekur për pushuesit në plazhin e Durrësit, ndërsa i biri punon si hidraulik që prej kohës kur përfundoi shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”.

Osman Zeneli i tha BIRN se familja e tij kishte qenë tradicionalisht e lidhur me besimin dhe se nëna e tij agjëronte fshehurazi edhe gjatë regjimit komunist, kur besimi ishte i ndaluar. I biri nisi të shfaqte më shumë interes për fenë në moshën 20-vjeçare, kur nisi leximin e Kuranit, mësimin e faljes dhe mbajtjen e agjërimit përgjatë muajit të Ramazanit.

Osmani e përshkruan besimin e tyre si diçka personale; ku babë e bir shkonin në xhami, nuk kishin interes për konfliktet globale dhe bënin muhabet e pinin kafe edhe me ata “që nuk janë myslimanë”. Ai thotë gjithashtu se përveç besimit, Bledari ishte gjithashtu i lidhur me punën.

“Me rroba llaçi ikte në mëngjes, e me rroba llaçi vinte pasdite, kjo është jeta e Bledarit. Kjo është jeta jonë, jeta e punëtorit, që bën një njeri normal,” tha ai.

Fqinjë të familjes Zeneli tregojnë se Bledari ishte thelluar në besim gjatë viteve të fundit; ai nuk nxirrte më raki për miqtë dhe fliste shpesh për fenë. Por ata e përshkruan 30-vjeçarin si njeri të qetë dhe korrekt dhe e quajtën ‘budallallëk” akuzën e Prokurorisë. Haxhi Pici, fqinj i afërt i familjes Zeneli, i tha BIRN se kishte mbetur i habitur natën që policia e arrestoi Bledarin.

“Nuk e imagjinoja, ky u bë 20 vjet që jeton këtu dhe nuk di të jetë kamikaz, të merret me drogë apo prostitucion,” mbledh supet Pici.

Mosbesimi i Picit u rrit kur mësoi se fqinji i tij u arrestua dhe po qëndron në qeli për postimet në rrjetet sociale.

“Në Facebook postohet çdo lloj gjëje,” tha Pici i habitur, ndërsa shtoi: “shqiptarët s’kanë lekë të hanë bukë, këtu sot [në lagje] nuk kanë drita e ujë”.

Imami i xhamisë Nur, që ndodhet pranë shtëpisë përdhese të Zenelit, i tha BIRN se Bledar Zeneli ishte larguar nga xhamia e tij prej dy vitesh, por ai shtoi se nuk e mban mend si besimtar “me sjellje jashtë kuadrit të islamit”.

“Si të gjithë besimtarët e tjerë që merrte informacione, vinte dhe pastaj ka shkuar në xhami të tjera,”-kujton Çela.

Megjithatë, kleriku apelon që besimtarëve si Zeneli nuk duhet t’u vihet veshi dhe as të ndiqen në rrjetet sociale.

“Nëse nuk njeh kontekstin e fjalisë, del jashtë saj, sidomos me videot e shkurtra. Qoftë edhe gjatë ligjërimit, nëse t’i i merr vetëm një fjalë imamit, atëherë devijon,” shpjegoi ai.

Akuza ndaj Zenelit

Shqipëria u ekspozua ndaj ekstremizmit të dhunshëm në fillim të viteve 2010, ku dhjetra besimtarë shqiptarë iu bashkuan grupeve terroriste në Siri dhe Irak, fillimisht si luftëtarë të Al Nusra-s dhe më pas të ISIS. Pas përfundimit të luftës, vendi po përballet me sfidën e adresimit të pasojave që ajo ka shkaktuar tek një grup i besimtarëve të komunitetit mysliman.

Gjatë viteve të fundit, agjencitë ligjzbatuese kanë hetuar disa raste për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e cila parashikon dënime nga katër deri në dhjetë vjet burg.

Por ekspertët e sigurisë i konsiderojnë këto si raste të izoluara dhe nuk vërejnë trende shqetësuese për vendin.

“Nuk e shoh si një trend, mund të ketë raste sporadike por janë më tepër si shkak i injorancës apo i interpretimit tepër të ngushtë që individë të caktuar bëjnë, por nuk mund të themi se kemi një ekspansion të thirrjeve për dhunë, vrasje dhe të tjerave me radhë,” tha Fabian Zhilla, ekspert me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Zhilla shtoi gjithashtu se autoritetet duhet të ndajnë radikalizmin nga ekstremizmi i dhunshëm, i cili shfaqet përmes mospranimit të besimit të tjetrit dhe ndërmerr veprime të dhunshme.

“Rastet duhen vlerësuar me kujdes nga autoritetet për nivelin e rrezikshmërisë dhe proporcionalitetit të ndërhyrjes,” shtoi ai.

Pas arrestimit në shtëpinë e tij në zonën e ish-Kënetës, Bledar Zeneli u la në qeli nga Gjykata e Posaçme dhe ajo e Apelit, ndërsa çështja e tij është transferuar në Durrës. Akuza ndaj tij bazohet te monitorimi i llogarive të tij në rrjetet sociale si dhe te hetimi i kryer nga Antiterrori përmes metodave speciale.

Në Facebook, rrjetin social më popullor në Shqipëri, i akuzuari njihet me emrin Bledar O Zeneli dhe shpërndan përgjithësisht predikime të klerikëve dhe video propagandistike të gatshme nga interneti.

Në një postim të 28 shtatorit 2020, Zeneli shprehej i çuditur me paragjykimet për besimtarët myslimanë.

“Çuditem me disa njerëz. I shqetëson mjekra e Muslimanit, apo mbulesa e Muslimanes, ndërkohë nuk shqetësohet për shtëpinë e vet në të cilën me kohë i ka rënë “zjarri” dhe që shumë larg i duket tymi,” shkruante ai.

Ndërsa në shkurt të vitit 2021, ai shpërndau një video me logon e “Yeta Media” dhe me përshkrimin: “Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”. Babai i të akuzuarit, Osman Zeneli thotë se i biri nuk kishte asnjë qëllim të keq dhe se kishte në fokus vetëm rishpërndarjen e informacioneve me karakter fetar.

“Ajetet Kuranore nuk janë të ndaluara mër burr, nuk besoj të jenë ndaluar,” tha Osmani për BIRN. “Ato ajetet nuk i ka nxjerrë djali im, ajetet kuranore kanë sot e 1000 e ca vite që kanë dalë. Ato janë në libra, kështu i bie që të largosh Kuranin,” shtoi ai.

Ai shprehet gjithashtu i habitur sesi SPAK dhe Gjykata e Posaçme ju dedikuan hetimit dhe gjykimit të rastit të të birit.

“Thjesht ne nuk rrijmë me ligjet, ne nuk merremi me ligjet, ne i përkushtohemi jetës së përditshme o burazer,” përfundoi ai./BIRN

bledar zeneli durres

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin