LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama-McGonigal/ Gazetarja: Zyra e kryeministrit i ka dërguar informacione për Muzin, gjithçka ndodhi kur këshilltar ishte Dorian Duçka

Ajo tregoi se ajo që e implikon zyrën e kryeministrit në këtë rast është se të dhënat për çështjen Muzin i janë kaluar McGonigal nga zyra e Ramës, ndërsa në një rast të dytë ka pasur sërish dërgim informacionesh nga zyra e tij drejt ish-agjentit të FBI-së kur këshilltar i Ramës ka qenë Dorian Duçka.

24 January 2023, 21:59 Nga F.M
Rama-McGonigal/ Gazetarja: Zyra e kryeministrit i ka dërguar informacione
Aleksandra Bogdani

TIRANË- Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka folur në lidhje me dosjen ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Rama. E ftuar në studion e emisionit “Open”, Bogdani tha se McGonigal dhe Rama kanë zhvilluar katër takime së bashku, dy në Shqipëri dhe dy në SHBA, një në Nju Jork dhe tjetrin në Uashington ku edhe kanë darkuar. 

Ajo tregoi se ajo që e implikon zyrën e kryeministrit në këtë rast është se të dhënat për çështjen Muzin i janë kaluar McGonigal nga zyra e Ramës, ndërsa në një rast të dytë ka pasur sërish dërgim informacionesh nga zyra e tij drejt ish-agjentit të FBI-së kur këshilltar i Ramës ka qenë Dorian Duçka.

“McGonigal ka pasur disa detyrime, të deklarojë pasurinë, përfitime të tjera përtej punës në FBI, akuzat ndaj tij janë për mosdeklarime të udhëtimeve në Shqipëri dhe takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe përfitimeve si shuma 225 mijë dollarë që ka marrë. Narrativa e mëtejshme implikon edhe më keq politikën tonë. Ka pasur një kontakt mes Agron Nezës në SHBA dhe McGonigal, ku ky I fundit I ka kërkuar para Nezës. Neza i ka thënë që paratë do gjenden dalëngadalë dhe këtu hyn në lojë udhëtimi i tij në Shqipëri. Qëllimi i McGonigal ka qenë takimi me Ramën dhe zyrtarë të tjerë. Mësohet se i ka thënë që të kishte kujdes me disa licenca për kompanitë e naftës në vend në atë kohë. Në Shqipëri takohet me Duçkën, me Ramën, dhe shkon në Amerikë dhe merr 2 këstet e parave, një këst në parkingun e një restoranti. Bëhet një udhëtim i dytë në Austri dhe nga aty në Shqipëri i McGonigal, një takim i dytë me Ramën. Çështja e lobimit të PD vjen fill pas vizitës së tij në Shqipëri. Po ta ndjekësh gjithë kronologjinë e ngjarjes FBI e hapi hetimin për çështjen e lobimit. Ka pasur 4 takime mes Ramës dhe McGonigal, 2 në Shqipëri dhe 2 në SHBA, një në Nju Jork dhe një në ëashington ku kanë darkuar të dy. Ajo që e implikon kryeministrinë është se të dhënat për çështjen Muzin i janë kaluar McGonigal nga zyra e Ramës. Informacioni i dytë i është dërguar Nezës po nga zyra e Ramës. Në këtë mënyrë përfshihet zyra e Ramës për përfshirjen në ndikimin e një zyrtari të lartë amerikan,"- tha ajo.

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

dorian ducka edi rama aleksandra bogdani arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin