LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i mjedisorëve/ BIRN: Investimet në hidrocentrale me risk të lartë

Një raport i fundit i katër organizatave mjedisore ndërkombëtare sjell në vëmendje investimet e rrezikshme dhe në rritje të digave të hidrocentraleve në Ballkan, duke sugjeruar zëvendësimin e tyre me burime të kontrolluara të energjisë diellore apo të erës.

27 July 2022, 17:18 Nga k.m.
Raporti i mjedisorëve/ BIRN: Investimet në hidrocentrale me risk
Foto ilustruese

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, organizat ndërkombëtare në mbrojtje të mjedisit dolën të mërkurën me një raport të ri, i cili hedh dritë mbi investimet e rrezikshme të digave të hidrocentraleve në Europën Juglindore. Sipas raportit, në dy dekadat e fundit, qindra diga të vogla janë ndërtuar në rajon, kryesisht në zona të mbrojtura.

Përpjekjet për të ndërtuar diga më të mëdha të gjelbra kanë dështuar, duke rezultuar të mundura vetëm në Shqipëri dhe Slloveni.

“Prodhimi energjitik i hidrocentraleve në rajon po luhatet lart e poshtë për shkak  të ndryshimeve klimaterike, duke e bërë të kotë shtimin e digavë të tjera. Kjo është më e qartë në shtete si Shqipëria, Kroacia, dhe Bosnje-Hercegovina që varen së tepërmi prej hidrocentraleve”, tha Pipa Gallop nga Rrjeti CCE Bankwatch.

Raporti mbi rrezikshmërinë e investimeve në diga ka si autorë organizatat mjedisore Riverwatch, CEE Bankwatch, EuroNatur, dhe WWF Adria. Sipas raportit, Shqipëria është pothuajsë 100% e varur nga hidrocentralet për prodhimin e energjisë së vendit, me hidrocentralin e Skavicës të listuar si një prej nëntë digave të cilat përbëjnë rrezikshmëri të lartë për mjedisin.

Gjetjet e raportit tregojnë se Shqipëria ka instaluar më shumë se 600 MWh në hidrocentrale të mëdha që prej vitit 2010, megjithatë prodhimi mesatar nuk rezulton të jetë rritur së tepërmi gjatë periudhës 2010-2020. Amelia Huber nga fondacioni EuroNatur tha se vendet energjia e të cilave varet nga hidrocentralet do të kenë pasoja prej intensifikimit të efekteve të ndryshimit të klimës, si edhe prej shtimit të thatësirave dhe përmbytjeve.

“Ndërtimi i digave në të ardhmen do të bëhet akoma më i vështirë për shkak të ndryshimit të klimës, biodiversitetit të zonës, çështjeve ligjore, rezistencës së komuniteteve apo edhe vështirësive financiare”, citon raporti i mjedisorëve.

Shqipëria deklaroi emergjencën energjitike në Tetor të vitit 2021 dhe në muajin Mars 2022 uli prodhimin në 11 nga 13 hidrocentralet shtetërore të KESH-it, për shkak të thatësirave.

“Vetëm Shqipëria duket se së fundmi ka kuptuar rrezikun e të qënit kaq të varur prej hidrocentraleve, duke u përpjekur gjatë viteve të fundit të zhvillojë burimet për energjinë e erës dhe atë diellore”, thuhet në raportin e organizatave mjedisore.

Ndër të tjerash, risqet e ndërtimit të hidrocentraleve përfshijnë përmbytjen e shtëpivë të komunitetit, të fushave dhe të pyjeve përreth, dëmtimin e specieve që popullojnë zonën,  si edhe ndryshimin e mikroklimës së zonës. Edhe drejtori ekzekutiv i organizatës Riverwatch komentoi në deklaratën për shtyp mbi disavantazhet e ndërtimit të hidrocentraleve.

“Përveç aspekteve energjitike kundra digave në lumenjtë e Ballkanit, qëndron dhe fakti se lumenj të tillë si Neretva dhe Drini kanë vlera të paçmueshme ekologjike”, tha Ulrich Eichelmann nga organizata mjedisore Riverwatch.

“Fatmirësisht, njerëzit po kuptojnë gjithmonë e më shumë vlerën ë lumenjve të Ballkanit dhe po luftojnë kundra projekteve të hidrocentrale në to, dhe në fakt po fitojnë në këto kauza”, përfundoi Eichelmann./BIRN

investimet në hidrocentrale hidrocentralet ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin