LIVE UPDATES
Aktualitet

Reforma dhe zgjedhjet, bashkitë lumë tenderësh, por me realizim të dobët

Por, gjatë dy muajve të fundit, fluksi i tenderëve dhe prokurimeve është rritur ndjeshëm, në prag të reformës territoriale, e cila pritet të sjellë një riorganizim të ri, dhe të zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

14 August 2026, 08:03 Nga D.S

Reforma dhe zgjedhjet, bashkitë lumë tenderësh, por me realizim

TIRANË- Bashkitë shqiptare, historikisht, kanë shfaqur problematika të mëdha në realizimin e fondeve publike, sidomos për investime. Por, gjatë dy muajve të fundit, fluksi i tenderëve dhe prokurimeve është rritur ndjeshëm, në prag të reformës territoriale, e cila pritet të sjellë një riorganizim të ri, dhe të zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, shpenzimet e pushtetit vendor arritën në 42.2 miliardë lekë, ose 15.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor u shpenzuan 8.7 miliardë lekë, shumë kjo 20% më e lartë se niveli faktik i vitit të kaluar dhe 4% mbi planin e muajit.

Sipas analizës së realizuar nga platforma Open Procurement Albania, gjatë periudhës janar–qershor 2026, bashkitë e vendit kanë shpallur gjithsej 1,877 tenderë, me një fond limit total që arrin në 24.95 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, shifrat tregojnë një paradoks interesant: ndërkohë që numri i procedurave ka shënuar një rënie të lehtë, me 35 tenderë më pak, nga 1,912 procedura në vitin 2025, fondi limit total është rritur me 11.03 miliardë lekë, ose 79.2%. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, fondi limit i vënë në dispozicion nga njësitë vendore ishte 13.92 miliardë lekë.

Por, pavarësisht valës së prokurimeve, ecuria e investimeve nuk është aq e shpejtë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se bashkitë realizuan rreth 7.92 miliardë lekë investime gjatë periudhës janar–qershor 2026, nga një buxhet operativ prej 54.86 miliardë lekësh. Kjo nënkupton një normë realizimi prej vetëm 14.4%, dukshëm më të ulët se ritmi teorik prej 50% që do t’i korrespondonte gjysmës së vitit.

Përqendrimi më i madh, si i fondeve të planifikuara, ashtu edhe i investimeve të kryera, është në bashki të tilla si Tirana, Himara, Durrësi dhe Vlora, të cilat zotërojnë së bashku rreth 63.5% të buxhetit të investimeve të të gjitha bashkive. Megjithatë, pesha e lartë në buxhet nuk është shoqëruar në të gjitha rastet me një ritëm të lartë realizimi.

Tirana realizoi rreth 1.98 miliardë lekë investime, ose një të katërtën e totalit kombëtar. Por, kundrejt buxhetit prej 17.82 miliardë lekësh, realizimi ishte vetëm 11.1%. Në vendin e dytë renditet Kamza, me 1.14 miliardë lekë investime. Ndryshe nga Tirana, Kamza ka përdorur rreth 66% të buxhetit të saj prej 1.73 miliardë lekësh, duke shënuar një nga normat më të larta të realizimit.

Himara është e treta, me 703 milionë lekë investime, por ka realizuar vetëm 8.9% të buxhetit prej 7.89 miliardë lekësh. Durrësi, me një buxhet prej 4.85 miliardë lekësh, realizoi 308 milionë lekë, ose 6.3%.

Lezha paraqet normën më të lartë të realizimit ndër bashkitë me buxhet investimesh mbi 10 milionë lekë. Deri në fund të qershorit, ajo kishte përdorur 75.7% të fondeve të planifikuara.

Pas saj renditen Kamza, me 66%, Bulqiza, me 61.3%, Vora, me 53.2%, dhe Këlcyra, me 50.3%. Edhe Malësia e Madhe, Fushë-Arrëzi, Poliçani dhe Kukësi shfaqin norma relativisht të larta.

Në skajin tjetër, Puka realizoi vetëm 127 mijë lekë nga 55 milionë lekë të planifikuara, ose 0.2%. Mirdita përdori 1.7% të buxhetit, Vlora 4.2%, Korça 5.9% dhe Durrësi 6.3%.

Libohova nuk raportoi investime të realizuara, por buxheti i saj në këtë zë ishte vetëm 370 mijë lekë.

Nga 4,586 projekte bashkiake që janë buxhetuar këtë vit, 3,634 prej tyre, ose rreth 79.2%, nuk kishin asnjë shpenzim të regjistruar deri në fund të qershorit. Projektet me realizim zero kanë një vlerë prej rreth 39.6 miliardë lekësh, ose 72.2% të të gjithë buxhetit të investimeve. Kjo tregon se niveli i ulët i realizimit nuk vjen vetëm nga ecuria e ngadaltë e projekteve aktive, por edhe nga një numër shumë i madh projektesh që nuk kanë nisur financiarisht.

Rrjeti rrugor është fusha kryesore e investimeve vendore. Bashkitë shpenzuan rreth 3.56 miliardë lekë për këtë sektor, ose 45% të totalit të investimeve.

Buxheti për rrugët ishte rreth 16.99 miliardë lekë, ndërsa norma e realizimit arriti në 21%. Megjithëse mbetet e ulët, ajo është më e lartë se mesatarja e përgjithshme prej 14.4%.

Pas rrugëve renditen shërbimet publike vendore, me 790 milionë lekë investime, arsimi bazë, me 663 milionë lekë, dhe administrimi e planifikimi, me 537 milionë lekë. Këto katër fusha përqendrojnë së bashku rreth 70% të investimeve të realizuara./B.Hoxha

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal./Monitor.al

reforma

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin