Plagosje me thikë në Korçë/ 30-vjeçari sulmohet nga persona të panjohur në rrugë, policia: Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Intelektualë, sipërmarrës, fermerë dhe të rinj i janë bashkuar kësaj nisme, duke nisur hartimin e një dokumenti argumentues që synon të mbështesë ruajtjen e statusit aktual të Prrenjasit si njësi më vete.
PRRENJAS- Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë për Mbrojtjen e Bashkisë. Intelektualë, sipërmarrës, fermerë dhe të rinj i janë bashkuar kësaj nisme, duke nisur hartimin e një dokumenti argumentues që synon të mbështesë ruajtjen e statusit aktual të Prrenjasit si njësi më vete.
Drafti, i cili pritet të përfundojë në muajin shtator, do t’u dërgohet Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Kryeministrisë, Kuvendit dhe institucioneve ndërkombëtare. Në dokument pritet të përfshihen argumente që lidhen me potencialin ekonomik të zonës, burimet natyrore, trashëgiminë historike dhe vlerat kulturore të Prrenjasit, të cilat sipas nismëtarëve përbëjnë arsye për ruajtjen e bashkisë si njësi administrative më vete.
Takimi i parë i Aleancës u shoqërua me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve. Organizatorët theksuan se kjo nismë do të jetë jashtë ndikimeve politike, duke e cilësuar mbrojtjen e Prrenjasit si një kauzë qytetare që lidhet me identitetin dhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të zonës.
“Ruajtja e këtij identiteti dhe zhvillimi i komunitetit kërkon angazhimin e ccdo qytetari. Pikërisht mbi këtë bindje lindi Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Prrenjasit, një platformë qytetare informale e pavarur, jo partiake dhe vullnetare, që bashkon qytetarët për një qëllim të përbashkët: mbrojtjen e interesit publik dhe zhvillimin e Bashkisë Prrenjas. Ne përmes peticionit kërkojmë që ccdo vendimmarrje të merret vetëm pas një procesi transparent dhe në përputhje me ligjin. Ne kërkojmë pezullimin e procedurës deri në fundin e konsultimit publik, zhvillimine një dëgjese në Prrenjas, publikimin e dokumentacionit të propozimit, shqyrtimin e argumentave të komunitetit para ccdo vendimi përfundimtar, të merret në konsideratë mbajtja e një referendumi” tha një qytetar./Dosja.al
Foto Ilustruese POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Zërvask&eu...
LLOGARA- Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka...
TIRANË- Një euro u këmbye këtë javë me vetëm 93.62 lekë - niveli më i ulët historik kundrejt monedhës s...
VLORË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Dukat–O...
Foto Ilustruese Rregulloret e reja për parandalimin e pastrimit të parave dhe nisma më e fundit ligjore për raportimin e mekanizmave nd...
Moti TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në p...
Pamje TIRANA- Protestuesit janë mbledhur para Komisariatit nr. 3 në Tiranë dhe kanë kërkuar lirimin e personave të cil...
Pamje nga protestat TIRANA- Le Monde i ka kushtuar sërish një artikull "Revolucionit të Flamingove", i cili nënkupton protestën e ...
Pamje TIRANA- Qytetarët marshuan nga bulevardi te Komisariati nr.3, ku kërkuan lirimin e të arrestuarve para parlamentit ditë...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën...