LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Kontrolli i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe RMV-së, pritet të nisë në prill

Sipas Toshkovskit, ky sistem do të thjeshtojë procedurat kufitare, duke lejuar që qytetarët e të dyja vendeve të kontrollohen nga një polic i vetëm doganor, duke reduktuar “kohën e pritjes dhe duke lehtësuar kalimin e kufirit mes dy shteteve”.

21 February 2025, 17:52 Nga E. D
REL: Kontrolli i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe RMV-së,
foto ilustruese

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në prill të këtij viti do të fillojë funksionimi i sistemit të kontrollit të përbashkët kufitar, i njohur si “One Stop Shop”, në pikën e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Sipas Toshkovskit, ky sistem do të thjeshtojë procedurat kufitare, duke lejuar që qytetarët e të dyja vendeve të kontrollohen nga një polic i vetëm doganor, duke reduktuar “kohën e pritjes dhe duke lehtësuar kalimin e kufirit mes dy shteteve”.

“Në kuadër të një platforme të përbashkët ‘cloud’, të dhënat ndahen mes dy ministrive përkatëse, me qëllim që të mundësohet hyrja e qytetarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, vetëm përmes konstatimit nga një zyrtar policor”, tha Toshkovski.

“Shpresoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm dhe më së voni, gjatë muajit prill do të fillojmë me vënien zyrtarisht në funksion”, shtoi ai.

Këto deklarata ministri i bëri të premten, gjatë një vizite në pikën kufitare të Bllacës, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, dhe homologun e tij nga Kosova, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla, në anën tjetër, shprehu pritshmëri që faza testuese të përfundojë sa më shpejtë.

“Për qytetarët e të dyja vendeve është shumë me rëndësi që kalimi të jetë sa më i shpejtë. Për organet e shtetit është që ato të jenë sa më të sigurta. Patjetër se ne po i shfrytëzojmë të arriturat e fundit të teknologjisë që të zvogëlojmë burokracinë, por jo në kurriz të sigurisë, por në të mirë të kohës së qytetarëve”, tha Sveçla.

Pika kufitare në Bllacë është përballur kohët e fundit me kolona të gjata në të dy anët e kufirit. Procesi për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ka filluar në qershor të vitit 2024. Në të njëjtën pikë, më 15 shkurt, u arrestua edhe një shtetas nga Kosova, sipas një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se i dyshuari, është arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë më 1999.

Në lidhje me këtë rast, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, sqaroi se janë duke u marrë masa për “të siguruar që rastet e tilla të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet ndërkombëtare”.

"Kur ka kërkesa të tilla në INTERPOL nga Serbia, shtetet në rajon, shtetet evropiane, nuk i përfillin ato për shkak se është formuar gjykata speciale, dhe periudha 1999 - 2000 është një periudhë që nuk hyn në periudha të tjera", tha Mexhiti.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportuan se i arrestuari ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Ferizaji, por Mexhiti i hodhi poshtë këto raportime.

“Është evidente që shteti i Serbisë e keqpërdorë pjesëmarrjen në INTERPOL, vendos lista vend e pavend, shpeshherë edhe i përditëson në bazë të interesave ditore të tyre. Ka ndodhur një arrestim i një qytetari të Kosovës, nuk është ish-ushtar sepse në atë periudhë nuk ka qenë në Kosovë, por ka qenë në Gjermani, por jemi në kontakt me organet që sa më shpejt të zbardhet rasti dhe të lirohet qytetari”, tha Mexhiti për gazetën Lajm, në Maqedoninë e Veriut.

Për arrestimin e 55-vjeçarit nga Kosova me inicialet E.B., reagoi edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Partia i bëri thirrje Qeverisë ta rishikojë praktikën e zbatimit të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia.

Verën e vitit të kaluar, autoritetet në Maqedoninë e Veriut ndaluan edhe një tjetër ish-ushtar të UÇK-së, Blerim Ramadani, bazuar po ashtu në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Ramadani, i cili akuzohet nga autoritetet serbe për krime lufte në rajonin e Nerodimes në vitin 1999, arriti të arratiset nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut, ku ishte urdhëruar nga gjykata në Shkup të qëndronte deri më 16 gusht, duke nxitur reagime nga Serbia.

Daçiq asokohe e cilësoi si "skandaloz" arratisjen nga arresti shtëpiak të Ramadanit.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, më 18 nëntor, kishte lënë të kuptohet se Shkupi nuk do të vazhdonte t'i zbatonte fletarrestimet e lëshuara nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Kur ishte pyetur në lidhje me kërkesat e Serbisë për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Mickoski kishte thënë se "kushdo që nuk i shkel ligjet" e vendit të tij është i "mirëpritur" në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, më vonë, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, theksoi se deklaratat e Mickoskit ishin “keqkuptuar”, dhe se fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë do të vazhdojnë të jenë të zbatueshme në Maqedoninë e Veriut./REL

kosove rmv

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin