LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?

Ndërsa afati përfundon më 26 tetor, analistët vërejnë një atmosferë më të qetë dhe më të favorshme për negociata ndërpartiake, pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale, më 12 tetor.

14 October 2025, 15:47 Nga E. D
REL: Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e
foto ilustruese

KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka më pak se dy javë kohë për t’i paraqitur Kuvendit përbërjen e Qeverisë së re për miratim. Ndërsa afati përfundon më 26 tetor, analistët vërejnë një atmosferë më të qetë dhe më të favorshme për negociata ndërpartiake, pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale, më 12 tetor.

Sipas tyre, këto zgjedhje janë ndërlidhur edhe me procesin e gjatë të konstituimit të Kuvendit, i cili është përmbyllur vetëm në fund të javës së kaluar, pas disa muajsh bllokadë. Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus thotë se partitë kanë pritur përfundimin e zgjedhjeve lokale, për të shmangur ndikimin që mund të sillte formimi i një koalicioni qendror në garat komunale.

“Aleancat që mund të bëhen, mund ta rrisin irritimin te partitë e tjera që të mos i përkrahin. E, në komuna të caktuara, ku gara është shumë e ngushtë, kjo është shumë qenësore”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, më 10 tetor, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, me vetëm 48 ulëse të fituara, Vetëvendosjes i nevojiten edhe 13 për të siguruar shumicën prej 61 deputetësh në Kuvendin me 120 vende. Kurti paralajmëroi se, gjatë kësaj jave, do t’i nisë bisedimet për krijimin e Qeverisë, por nuk dha detaje se me cilat parti do të zhvillohen këto diskutime.

Pak ditë më parë, bashkëpartiakja e tij, Albulena Haxhiu, përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me Listën Serbe - partinë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë - por e la të hapur mundësinë për bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Një kombinim i mundshëm mes këtyre dy partive, sidomos në dritën e rezultateve të zgjedhjeve lokale, shihet si skenar real edhe nga analisti Krasniqi.

“Nëse LDK-ja dhe Vetëvendosja arrijnë marrëveshje për koalicion në nivel qendror, ato mund të koordinohen që LDK-ja ta ketë një garë më të lehtë në Prishtinë dhe Vetëvendosja të mos i ndezë të gjithë motorët për ta fituar këtë garë”, thotë ai.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve treguan një garë të ngushtë në Prishtinë mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe atij të Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, me një diferencë prej rreth 700 votash.

Për pasojë, të dy kandidatët do të përballen kokë më kokë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor. Rund të dytë votimesh do të ketë edhe në 16 komuna të tjera. Në disa prej tyre, kandidati i Vetëvendosjes garon me kandidatin e LDK-së, e në disa me atë të PDK-së.

Afrim Hoti, profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, pret që këto dy parti të jenë “pjesë e matematikave” të Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë dhe jo partitë tjera, si AAK-ja dhe Nisma, “për shkak të fuqisë së vogël politike”.

“Kjo është një rrugë njëdrejtimëshe, për aq kohë sa duan të ecin përpara drejt formimit të institucioneve. Alternativa do të ishte shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë për të cilën nuk mendoj se ekziston konsensus apo vullnet mes subjekteve kryesore politike”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se ky qëndrim bazohet edhe te rezultatet e zgjedhjeve lokale, të cilat, sipas tij, treguan se “harta politike” nuk do të ndryshonte ndjeshëm as pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

Një tjetër faktor përcaktues për formimin e Qeverisë, sipas analistëve, është edhe posti i presidentit. Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm, dhe sipas profesorit Afrim Hoti, ajo nuk gëzon më të njëjtën mbështetje që kishte në vitin 2021, kur lista e saj Guxo u bashkua me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Ndaj, rrethanat e reja sjellin në tryezën e bisedimeve edhe postin e presidentit”, thotë ai.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me dy të tretat e 120 votave. Nëse kandidati nuk i siguron ato në dy rundet e para, në të tretin mjafton shumica e thjeshtë. Nëse as atëherë nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet dhe mbahen zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

“Kështu që, mendoj se më shumë bëhet fjalë për kalkulime të partive politike, të cilat bazohen në frikën e tyre për jetëgjatësinë e Qeverisë, sesa për dallime të mëdha përmbajtjesore që ato i kanë për të formuar një koalicion qeverisës”, thotë Krasniqi.

Kurti deklaroi të martën se ende nuk ka nisur bisedimet me partitë për formimin e Qeverisë së re. Nëse ai nuk arrin t’i sigurojë 61 vota deri më 26 tetor, presidentja Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma kanë dërguar sinjale të ndryshme muajve të fundit për mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, e cila ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë edhe me pakicat joserbe për formimin e Qeverisë.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje të kontaktojë disa zyrtarë të lartë të LDK-së - partisë së përmendur nga Vetëvendosja si partnere e mundshme - por nuk ishin të qasshëm. Kurti tha se nuk do të presë afatin e fundit, nëse bisedimet me ndonjërën nga partitë rezultojnë të suksesshme./REL

albin kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin