LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Rezultati i zgjedhjeve nuk e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Kjo krizë bën që institucionet e shtetit të mos funksionojnë normalisht dhe të mos arrijnë t’i përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

12 February 2025, 16:08 Nga E. D
REL: Rezultati i zgjedhjeve nuk e përjashton mundësinë e
foto ilustruese

KOSOVË- Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, analistët politikë tërheqin vërejtjen se vendi mund të rrëshqasë drejt krizës institucionale.

Kjo krizë bën që institucionet e shtetit të mos funksionojnë normalisht dhe të mos arrijnë t’i përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

“Unë nuk shoh mundësi që Qeveria e Kosovës të formohet së shpejti”, thotë për Radion Evropa e Lirë Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit.

“Kjo, për shkak se partitë duhet të ulen të negociojnë dhe negociatat do të marrin shumë kohë. Nuk pritet të jetë një proces i lehtë”, sipas saj.

Çfarë sollën zgjedhjet e 9 shkurtit?

Me mbi 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti prin me rreth 40 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22%, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me rreth 7%.

Për formimin e qeverisë së re, partia fituese duhet t’i ketë 61 deputetë, e që aktualisht asnjëra nuk i ka.

Shifrat, megjithatë, mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës.

Në mandatin e kaluar katërvjeçar, Kurti ka qeverisur me partitë e pakicave joserbe.

Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit, ai ka shprehur bindjen se Vetëvendosja e tij do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Pas zgjedhjeve, partitë tash në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen. Gjatë fushatës parazgjedhore, një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ramush Haradinaj i AAK-së ka shpalosur edhe idenë e formimit të qeverisë nga opozita, por nuk ka marrë përgjigje prej PDK-së e LDK-së.

Disa përfaqësues të partive të komuniteteve pakicë, ndërkaq, kanë thënë se do ta mbështesnin parimisht cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se ka rrezik real që Kosova të futet në krizë institucionale.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai vë në pah retorikën fyese dhe dëbuese, që, sipas tij, përdor para të gjithëve kryeministri Kurti.

Në fjalimin pas fitores, Kurti ka përdorur shprehje denigruese në drejtim të partive opozitare.

“Ato mund të kuptohen si mesazh që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë dëshirë, në asnjë rrethanë, që të bëjë koalicion me partitë shqiptare. Kjo është një mënyrë e përçarjes”, thotë Miftaraj.

Ai shton se do të duhen së paku dy muaj apo dy muaj e gjysmë, për të kuptuar nëse do të ketë qeveri të re, apo vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në tryezë të bisedimeve, thotë ai, do të jenë matematika të ndryshme. Ai nuk e përjashton mundësinë që partitë shqiptare në opozitë ta formojnë qeverinë e re, duke bërë pjesë të koalicionit komunitetet joshumicë - pa serbët.

Emini ka pritje të ngjashme - ajo mendon se nuk do të ketë formim të qeverisë së re së paku deri në verë, marrë parasysh rezultatet që kanë prodhuar zgjedhjet.

“Fjalimi toksik ndaj opozitës tregon që Kurti, në njëfarë mënyre, e kishte për qëllim që ta antagonizonte opozitën dhe ajo t’i refuzonte negociatat me të... Por, edhe për opozitën është e vështirë, sidomos për LDK-në, e cila ka qenë në koalicion [me Kurtin] dhe ka përjetuar rënien me të madhe gjatë asaj kohe”, thotë Emini.

As ajo nuk e përjashton mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, nëse partitë nuk arrijnë të dakordohen, por thotë se ato nuk do të ishin zgjidhje e mençur, marrë parasysh se Kosova, këtë vit, mban edhe zgjedhjet lokale.

“Unë nuk mendoj se përsëritja e zgjedhjeve mund të sjellë ndonjë rezultat. Ajo që mund të sjellin zgjedhjet e tilla, është mosadalja e qytetarëve dhe kështu do të përsëritej një proces me rezultate të ngjashme. Do të ishte humbje kohe dhe humbje e jashtëzakonshme e resurseve”, thotë Emini.

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin për zgjedhje të tilla edhe për shkak të dinamikave në botë dhe pritjeve prej saj, sidomos sa i përket rinisjes së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Brendapërbrenda, ndoshta do të mund të funksiononim disi, mirëpo në politikën e jashtme do të kishim pasoja serioze”, thotë Emini.

Në Ligjin për zgjedhjet në Kosovë nuk është i përcaktuar ndonjë afat kohor se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Deri më tash, janë evidentuar disa shkelje në procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, si dhe ka pasur pengesa të qasjes në ueb-faqen e KQZ-së.

Kurdo që të bëhet numërimi i të gjitha votave nga KQZ-ja dhe certifikimi i rezultateve, presidentja e Kosovës thërret seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve.

Deputetët betohen dhe zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët.

Pas kësaj procedure, presidentja i jep mandatin për formimin e qeverisë kandidatit të propozuar nga partia ose koalicioni fitues.

Kandidati për kryeministër propozon përbërjen e qeverisë dhe programin qeverisës.

Qeveria votohet nga Kuvendi me shumicën e thjeshtë të votave (50% + 1 deputetë të pranishëm).

Sipas Nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh, emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Kosova ka pasur disa bllokada institucionale, kryesisht për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Një e tillë ndodhi pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014.

Atëkohë, PDK-ja që doli e para, nuk arriti të siguronte shumicën për krijimin e qeverisë.

Koalicioni opozitar LDK-AAK-Nisma e sfidoi të drejtën e PDK-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të PDK-së dhe e detyroi koalicionin opozitar të bënte marrëveshje me PDK-në.

Pas disa muajsh bllokadë u arrit një marrëveshje për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së, që e solli Isa Mustafën në postin e kryeministrit.

Në vitin 2020 kishte po ashtu një krizë pas rrëzimit të Qeverisë së parë të Kurtit. Në mars të atij viti, vetëm pas disa javësh në detyrë, qeveria e tij u rrëzua pas një mocioni të mosbesimit, të iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK.

Presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, i dha mandatin për formimin e qeverisë Avdullah Hotit nga LDK-ja, pa shpallur zgjedhje të reja.

Megjithatë, kjo qeveri u përball me sfida të mëdha politike dhe ligjore dhe, pas disa muajsh, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në fund të vitit 2020, për shkak të një votimi jokushtetues nga deputeti Etem Arifi.

Zgjedhjet e reja u mbajtën në shkurt të vitit 2021 dhe Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008./REL

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin