LIVE UPDATES
Aktualitet

REPORTAZHI: Hija e narkos meksikan dhe bashkëpunimi me shqiptarët në Ekuador. Si po e bëjnë 'ligjin' kriminelët

Krahasuar me 82 tonë kokainë të kapur në vitin 2019, Ekuadori ka pasur konfiskime rekord të drogës gjatë tre viteve të fundit: 128 ton në 2020, 210 në 2021 dhe 175 ton në 2022. Shifrat e listojnë vendin pas Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

13 March 2023, 21:49 Nga k.m.
REPORTAZHI: Hija e narkos meksikan dhe bashkëpunimi me shqiptarët
Foto ilustruese

EKUADOR- Gjatë dekadës së fundit, Ekuadori është kthyer në një vend tranzit të drogës që sipas analistëve është nxitur kryesisht nga reformat e dështuara. Dinamika e re e trafikut të drogës, nën komandën e grupeve të krimit të organizuar meksikan dhe shqiptar, e kanë kthyer vendin e Andeve në vendin e tretë me numrin më të lartë të konfiskimeve të kokainës në mbarë botën, e Europën si rajonin kryesor të destinacionit. 

“Gjatë dekadës së fundit ka pasur ndryshime në modelet e veprimtarisë kriminale dhe një bum në prodhimin e gjetheve të kokës në Kolumbi që i kanë dhënë Ekuadorit një rol më të madh në këtë zinxhir furnizimi me narkotikë,”- shpjegon Glaeldys González, anëtar i Grupit të Krizave, i specializuar në vendet e Andeve të Ekuadorit, Perusë dhe Bolivisë.

Krahasuar me 82 tonë kokainë të kapur në vitin 2019, Ekuadori ka pasur konfiskime rekord të drogës gjatë tre viteve të fundit: 128 ton në 2020, 210 në 2021 dhe 175 ton në 2022. Shifrat e listojnë vendin pas Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Zinxhiri i furnizimit kalon përmes komandës së karteleve hegjemoniste në botë: karteli meksikan i Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación, dhe karteli shqiptar i Ballkanit. Këto grupe nënkontraktojnë bandat lokale si në Kolumbi ashtu edhe në Ekuador për transferimin, përpunimin, transportin dhe dorëzimin e drogës.

Marrëveshja, megjithatë, çoi në një mosmarrëveshje të përgjakshme midis bandave mbi territoret, e cila shkaktoi një krizë të paprecedentë dhune në vend. Rreth viteve 1990, Ekuadori, për shkak të pozicionit të tij gjeografik, u identifikua si një vend tranzit për gjethet e kokës të prodhuara në Peru dhe të trafikuara në Kolumbi.

Ndryshimet në dinamikën kriminale morën vrull pas ardhjes së Rafael Correas në presidencë, në vitin 2007. Qeveria e tij i dha fund operacionit të bazës detare amerikane në Manta, e cila më pas e çoi vendin në ndërprerjen e bashkëpunimit kundër drogës me Kolumbinë dhe Shtetet e Bashkuara. Shpërbërja e shërbimeve të inteligjencës dhe shkëputja me ato vende e ka lënë Ekuadorin me disa pika qorre, duke i dorëzuar totalisht vendin trafikantëve të drogës dhe bandave kriminale. Në të njëjtën kohë, një ngjarje tjetër vendimtare ishte hyrja në fuqi e shtetësisë universale, e cila lejonte çdo person të huaj të hynte në vend pa pasur nevojë për një kontroll të historisë, gjë që lehtësonte të gjitha llojet e rrjeteve të trafikimit të paligjshëm: nga njerëzit, deri tek armët dhe droga.

"Kanë mbërritur vetëm përfaqësues apo persona të lidhur me kartelin Sinaloa (...) por që nga ajo kohë ka ardhur vazhdimisht nga vende të ndryshme, përfshirë ato të Ballkanit, me shqiptarët në ballë,”- saktëson gazetari. Shqiptarët janë vendosur në heshtje në vend dhe kanë ndihmuar në konsolidimin e Ekuadorit në rrugën e trafikut të drogës, veçanërisht në Evropë.

Sipas Torres, grupet e trafikut të drogës kanë përfituar nga kjo për t'u pozicionuar në vend dhe për të krijuar kompani të të gjitha llojeve për të dërguar me rrugë detare, brenda ngarkesave të mëdha, edhe kokainë. Ndarja e bandave dhe mosmarrëveshjet territoriale, me zgjerimin e trafikut të drogës në Ekuador, kanë gjeneruar një valë dhune historike vitet e fundit.

Bandat më të fuqishme në vend janë Los Choneros, të cilët punojnë për kartelin Sinaloa dhe Los Lobos, të cilët pastaj punojnë për kartelin Jalisco Nueva Generación. Megjithatë, ka disidentë nga ato grupe që kanë formuar celula më të vogla kriminale, duke përfshirë Chone Killers dhe Tiguerones, të cilët punojnë për shqiptarët, dhe në fakt ofrojnë shërbime më të ndryshme, disa pavarësisht se për cilin kartel punojnë, shpjegon Torres.

Në të vërtetë, sipas të dy analistëve, disa prej këtyre bandave të vogla kanë mbetur të përfshira në krime të tjera kundër popullsisë që janë shtuar, si zhvatje, grabitje dhe rrëmbime. Vala e dhunës u intensifikua pas ndërrimit të qeverisë në 2018, me arrestimin e disa drejtuesve të bandës lokale dhe rifillimin e bashkëpunimit kundër drogës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ardhja e pandemisë në vitin 2020 ka goditur ekonomikisht shtresat sociale më të varfëra, veçanërisht në zonat kufitare rurale dhe të margjinalizuara, nga Esmeraldas në Sucumbíos, ku droga po kalonte tashmë. Përfshirja në krimin e organizuar ishte një masë mbijetese për shumë në ato komunitete.

Presidenti Guillermo Lasso në vitin 2021 i shpalli një luftë më të drejtpërdrejtë me grupet e krimit të organizuar, megjithatë, në këtë skenar, përballja me krizën është një sfidë afatgjatë. Masat e para të shpallura ishin krijimi i Ministrisë së Brendshme dhe Sekretariati të Sigurisë Publike dhe Shtetërore për të koordinuar përpjekjet për të luftuar krimin në Ekuador.

Kjo e fundit ka për mision të hartojë një plan për të adresuar dështimet institucionale në fushën e sigurisë dhe të vlerësojë veprimet në këtë drejtim në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, një plan i tillë nuk është bërë i ditur deri më tani. Masa tjetër më e përdorur gjerësisht ka qenë vendosja e një sërë gjendjesh të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar, të cilat, ndonëse kanë ndihmuar në reduktimin e krimeve të tilla si grabitja apo rrëmbimi, kanë bërë pak për të frenuar numrin e vdekjeve të dhunshme

Pak a shumë një kilogram kokainë në Ekuador, le të themi se mund të kushtojë 1,500 ose 1,700 dollarë, dhe arrin në Evropë dhe kushton 28, 35,000, 40,000 dollarë; ndërsa në SHBA, mund të kushtojë rreth 20,000 ose ndoshta pak më pak, prandaj kërkesa jo vetëm është rritur në Evropë, por edhe fitimi është shumë më i mirë./ADUC

bandat shqiptare ne ekuador

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin