LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet plani i “Reqi i Korçës” dhe Kosovës: Premtuan 260 mijë euro tek Reçi për të ndryshuar dëshminë

Fillimisht i janë ofruar rreth 260 mijë euro për të tërhequr pretendimet e tij se Emiljano Shullazi ka qenë i implikuar në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi në vitin 2005.

11 October 2022, 17:00 Nga k.m.
Zbulohet plani i “Reqi i Korçës” dhe Kosovës:
Elton Goskova dhe Luftar Reçi

TIRANË- Dy miqtë e Emiljano Shullazit, Elton Goskova ose siç thiret ndryshe “Reqi i Korçës” dhe Ervis Kosova, janë marrë të pandehur dhe do gjykohen se kanë tentuar që të korruptojnë të penduarin e Drejtësisë, Lufta Reçi në ndryshimin e dëshmisë së tij. Në muajin shkurt të këtij viti, Goskova u arrestua në qytetin e Korçës me urdhër të SPAK, ndërsa miku i tij Ervis Kosova, ishte larguar në Kosovë duke i shpëtuar arrestimit.

Por sot kur SPAK ka dërguar për gjykim të dy të pandehurit, “Ora News” ka sjellë të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme, ku evidentohen me detaje të gjitha përpjekjet që janë bërë për të korruptuar Luftar Reçi, që mbahej i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë.

Fillimisht i janë ofruar rreth 260 mijë euro për të tërhequr pretendimet e tij se Emiljano Shullazi ka qenë i implikuar në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi në vitin 2005. Sipas dosjes hetimore, lëvizjet kanë nisur që në qershor të vitit 2021 deri në fillim të shtatorit. “Reqi i Korçës”, ka hyrë në lidhje me Luftar Reçin përmes Luçiano Memos, duke i ofruar 260 mijë euro. 

Marrëveshja ishte që në fillim Luftar Reçi do të merrte 40 mijë euro dhe 10 milionë lekë të vjetra, si një shenjë e vullnetit të mirë dhe për të krijuar besim nga të dyja palët. E më pas, kur të ndryshonte dëshminë dhe të niste të gjykohej vetë për dëshmi të rreme, atëherë Reçi do të merrte edhe 210 mijë euro të tjera. Por plani nuk ka shkuar ashtu siç duket pasi me të marrë ofertën, Luftar Reçi ka vendosur të sinjalizojë SPAK.

Prokurorët, për të fituar kohë me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore, e kanë instruktuar Luftar Reçin që të kërkonte dy javë kohë për t’u menduar. Kjo përgjigje ka nervozuar të implikuarin dhe njerëzit e tyre, pasi ata kërkonin që dëshmia të ndryshohej sa më shpejt për shkak të frikës së mbylljes së hetimeve nga SPAK dhe referimin e dosjes për gjykim në gjykatë. Por me kohën që kishte kërkuar Reçi për t'u menduar, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kalonin në "Planin B"- Eliminimin e tij, edhe pse brenda burgut. Reçi do vritej duke u helmuar me ushqim, por e gjitha ka mbetur në tentativë.

Por çfarë rrëfeu Luftar Reçi?

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. "Asgjë nuk harrohet" mori emrin operacioni që vuri në pranga disa nga të akuzuarit. 

elton goskova luftar reçi asgje nuk harrohet operacioni asgje nuk harrohet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin