LIVE UPDATES
Politike

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, ka kundërshti nga administrata e Trump

Sipas Reuters, drafti për samitin e javës së ardhshme në Ankara aktualisht nuk përmend mbajtjen e samitit të ardhshëm në Shqipëri, pavarësisht se një deklaratë e mëparshme parashikonte që ai të zhvillohej në Shqipëri. 

30 June 2026, 21:30 Nga E. D

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, ka

TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raporton se Samiti i ardhshëm i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, për shkak të kundërshtimit nga administrata Trump. Reuters thekson se kjo vihet në pikëpyetje edhe për shkak të pakënaqësisë së disa vendeve anëtare të NATO-s me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.

Sipas Reuters, drafti për samitin e javës së ardhshme në Ankara aktualisht nuk përmend mbajtjen e samitit të ardhshëm në Shqipëri, pavarësisht se një deklaratë e mëparshme parashikonte që ai të zhvillohej në Shqipëri. Agjencia e lajmeve nënvizon se ky zhvillim vjen në një kohë kur vendet evropiane të NATO-s po përpiqen t'i tregojnë presidentit amerikan Donald Trump se kanë rritur shpenzimet për mbrojtjen dhe duan të shmangin përplasjet me të.

Burime për Reuters thonë se Shqipëria ende nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen dhe për këtë arsye, nëse Samiti i NATO-s do të mbahej në Shqipëri në vitin 2027, Trump mund të reagonte keq, gjë që mund të sillte jehonë negative në media.

Artikulli i Reuters:

Ndërsa udhëheqësit e NATO-s përgatiten për samitin që do të mbahet javën e ardhshme në Turqi, planet për një samit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në pikëpyetje për shkak të kundërshtimit nga administrata Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare të NATO-s me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen. Këtë e thanë për Reuters një diplomat i NATO-s, një zyrtar evropian dhe tre persona të njohur me diskutimet.

Sipas tyre, draft-deklarata për samitin e javës së ardhshme në Ankara aktualisht nuk përmend mbajtjen e samitit të ardhshëm në Shqipëri, pavarësisht se një deklaratë e mëparshme parashikonte që ai të zhvillohej atje. Ky zhvillim vjen në një kohë kur vendet evropiane të NATO-s po përpiqen t'i tregojnë presidentit amerikan Donald Trump në Ankara se kanë bërë përparim në përmbushjen e angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe duan të shmangin përplasjet e hapura me të.

Pasiguria për fatin e samitit të NATO-s në Shqipëri vjen gjithashtu pasi Reuters raportoi në prill se NATO po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së praktikës së viteve të fundit për të mbajtur samite çdo vit, një hap që mund të shmangte një përballje potencialisht të tensionuar me Trump më vonë gjatë mandatit të tij.

Njëri prej personave të njohur me diskutimet tha se niveli i shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen është i tillë, saqë nëse NATO do të mbante një samit në vend në vitin 2027, Trump mund të zemërohej, duke shkaktuar tituj negativë në media. Një diplomat evropian tha se versioni më i fundit i tekstit vetëm thekson se udhëheqësit presin me padurim takimin e tyre të ardhshëm, pa specifikuar kohën apo vendin.

"Draftet janë drafte, jo vendime," deklaroi për Reuters një zëdhënës i qeverisë shqiptare, kur u pyet për mungesën e Shqipërisë në draft-deklaratë, e cila është ende në negociim dhe mund të ndryshojë.

Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentojë. Një zyrtar i NATO-s tha se nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.

Vëmendja te shpenzimet për mbrojtjen

Vitet e fundit, deklaratat zyrtare të samiteve të NATO-s zakonisht kanë përmendur në mënyrë të qartë vendin ku do të mbahej samiti pasues. Në samitin e mbajtur vitin e kaluar në Hagë, udhëheqësit deklaruan se: "Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm në Turqi në vitin 2026, i cili do të pasohet nga një takim në Shqipëri."

Në të njëjtin samit, udhëheqësit e NATO-s iu përgjigjën kërkesave të Trump duke u zotuar se brenda një dekade do të shpenzonin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen dhe masat e lidhura me të. Shtetet u angazhuan të shpenzonin: 3.5% të PBB-së për mbrojtjen bazë, si ushtria dhe armatimet; 1.5% të PBB-së për masa më të gjera të lidhura me mbrojtjen, si siguria kibernetike.

Megjithatë, ndërsa shumë vende të NATO-s kanë rritur buxhetet e mbrojtjes gjatë muajve të fundit, disa prej tyre kanë pasur vështirësi të arrijnë edhe objektivin e mëparshëm të Aleancës prej 2% të PBB-së.

"Kur shikoni objektivin prej 2%, pothuajse të gjithë aleatët janë në nivelin 2%. Vitin e kaluar Shqipëria, Çekia dhe Sllovenia nuk ishin në këtë nivel, por ato janë angazhuar qartë të arrijnë mbi 2% këtë vit. Dhe, nëse shikoni panoramën e përgjithshme, këto tre vende përbëjnë një numër shumë të vogël," tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp më herët këtë muaj.

Shqipëria planifikon masa për tu përafruar me objektivat e NATO-s

Qeveria shqiptare deklaroi për Reuters se po "finalizon masat e nevojshme fiskale për të përafruar shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen dhe sigurinë në vitin 2026 me trajektoren e dakordësuar nga aleatët e NATO-s në Samitin e Hagës."

Sipas deklaratës: "Pasi këto masa të miratohen në ditët në vijim, shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen dhe sigurinë në vitin 2026 do të arrijnë në 2.6% të PBB-së, në përputhje me metodologjinë e NATO-s për llogaritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Nga kjo, 2.2% e PBB-së do të përfaqësojë shpenzimet bazë për mbrojtjen, ndërsa 0.4% e PBB-së do të përfaqësojë shpenzime të tjera për mbrojtjen dhe sigurinë."

Një diplomat evropian tha se, në fund, Shqipëria mund ta presë ende samitin.

"Ata po i rrisin shpenzimet; do të shohim se ku do të përfundojë kjo. Unë ende besoj se samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri," tha diplomati./Dosja.al

samiti i natos reuters donald trump ankara

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin