17 September 2024, 13:21
Nga r.ll
rexhe byberi
TROPOJË- Zyra Islamaj do të jetë kryetarja e re e komanduar e bashkisë së Tropojës. Rexhë Byberi ia ka deleguar detyrën nënkryetares, pasi vetë ndodhet në arrest shtëpie se ka miratuar nisjen e punimeve të një rruge pa projekt zbatimi dhe pa preventive, por vetëm me një projekt ide.
Sipas hetimeve të SPAK, në kundërshtim me ligjin, Byberi bashkë me nënkryetarin e kësaj Bashkie, kanë miratuar, “një projekt idenë e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.
Sipas vendimit, këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Konkretisht për kryerjen e punimeve në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh.
Gjithashtu, sipas njoftimi, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës siç janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit.
rexhe byberi spak bashkia e tropojes
Aktualitet
17 September 2024, 12:30
Foto ilustruese
TIRANA- Një 19-vjeçare në Tiranë, e cila mbeti e bllokuar brenda banesës së përfshirë nga fl...
Aktualitet
17 September 2024, 12:30
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Shkodër. Mësoh...
Aktualitet
17 September 2024, 11:58
S.B
pamje nga lënda narkotike
DIVJAKË- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Divjakë. Mësohet...
Aktualitet
17 September 2024, 11:28
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak janë gjetur dhe asgjësuar 1388 bi...
Aktualitet
17 September 2024, 10:56
M.B
Ilir Proda
TIRANA- SPAK ka sekuestruar telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, i cili njëkohësisht &...
Aktualitet
17 September 2024, 10:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj një oficereje të policisë gjyqësore, e cila i mori një shum&e...
Aktualitet
17 September 2024, 10:23
M.B
Të dyshuarit
FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve në Roskovec, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj...
Aktualitet
17 September 2024, 10:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur lista e 13 kandidatëve që do të garojnë për detyrën e drejtorit të...
Aktualitet
17 September 2024, 09:34
r.ll
pamje nga operacioni
ITALI- Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar së fundmi një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso...
Aktualitet
17 September 2024, 09:23
M.B
Haredin Fejzulla
SPANJA- 58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg, është arrestuar nga P...