Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kjo shumë përbën afërsisht 1.3% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 8% e stokut të kredive me probleme. Vlera e kredive të ristrukturuara ishte në rritje me 140% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
TIRANË- Kreditë e ristrukturuara nga bankat u rritën në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit të parë 2026 ishte rreth 3 miliardë lekë. Kjo shumë përbën afërsisht 1.3% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 8% e stokut të kredive me probleme. Vlera e kredive të ristrukturuara ishte në rritje me 140% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë lidhen kryesisht me kreditë në valutë për sektorin e biznesit. Forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit. Sipas të dhënave më të fundit, në korrik 2026 raporti i kredive me probleme ishte nivelin 3.69%, në rënie krahasuar me nivelin 4.04% të një viti më parë.
Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 36.9 miliardë lekë. Kreditë e këqija në vlerë janë rritur me 2.2% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse stoku i kredive me probleme është rritur, zgjerimi i shpejtë i portofolit të kredisë ka bërë që raporti i kredive të këqija të pësojë rënie.
Për momentin, raporti i kredive me probleme duket se po vazhdon ta ruajë tendencën rënëse, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit në vitet e fundit.
Kuadri i Bankës së Shqipërisë për administrimin e rrezikut të kredisë së bankave parashikon që, në rast se një kredi ristrukturohet, ajo duhet të klasifikohet automatikisht si kredi me probleme, edhe në rastet kur ajo është shlyer rregullisht deri në momentin e ristrukturimit.
Rregullorja kërkon që në vazhdim kredia e ristrukturuar duhet të mbajë statusin e kredisë me probleme për të paktën gjashtë muaj, kohë gjatë të cilës duhet provuar se huamarrësi ka qenë në gjendje të shlyejë rregullisht pagesat pas ristrukturimit.
Mekanizmi i lehtësimit të ristrukturimeve ka qenë ndër masat që Banka e Shqipërisë ka aplikuar gjatë periudhave me rreziqe të shtuara për rritje të kredive me probleme, siç ishte pandemia.
Madje, pas rritjes së shpejtë të normave të interesit në vitin 2022, lehtësimi i ristrukturimeve ishte një nga masat rezervë për tu aplikuar, në rast se sektori financiar do të përballej me një rritje të kredive me probleme. Megjithatë, aplikimi i masave të posaçme nuk rezultoi i nevojshëm, edhe për shkak të amortizimit të shpejtë të efekteve të rritjes së interesave dhe fillimit të rënies së tyre./Monitor
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehimin social” të propozuar në muajin korrik 2026. Varianti i ri, ndër ...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizo...
TIRANË- Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kryesisht me kthje...
Familja SKOCI- Një familje siriane e cila jeton prej vitesh në Skoci është përballur me një ofertë të pazakontë...
Enes Isaku FUSHË-KRUJË- Enes Isaku është 16-vjeçari i cili u përcoll këtë të hënë për n&...
Foto ilustruse ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Trento të Italisë, pasi tentoi të p&eum...
Sadleva Bodo TIRANË- Sadleva Bodo pritet të emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, n...
Beng Bakalli FRANCË- Një violinist profesionist me origjinë shqiptare është dënuar nga Gjykata Penale e Nicës në Fr...
Pamje VLORË- Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në Vlorë, pasi kishte p&...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë shënon ditën e sotme 135 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politik...