"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
"Së bashku të angazhuar!" E ngarkuara e SHBA, Nancy VanHorn takim me anëtarë të KLP-së: Veproni me integritet dhe merrni vendime në dobi të sistemit
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ambasada Amerikane njofton se Nancy VanHorn nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
12 December 2024, 14:00Nga ZH.LL
takimi
TIRANË- E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka pritur sot në takim anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ambasada Amerikane njofton se Nancy VanHorn nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
E dërguara e SHBA-së shpreh mbështetjen në angazhimin e për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri.
"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi. Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve. Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.