LIVE UPDATES
Aktualitet

Serbia zgjat afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj shëndetësorë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të reja

Fjala është për një konkurs për disa qindra vende të reja pune, të cilin, para të gjithëve dhe në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se “shteti i Serbisë kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.

27 November 2025, 18:50 Nga E. D
Serbia zgjat afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të
foto ilustruese

SERBI- Disa parti politike serbe në Kosovë, të cilat në zgjedhjet e tetorit fituan ulëse në kuvende komunale në disa komunave me shumicë serbe, e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë për ta zgjatur deri më 15 janar të vitit të ardhshëm konkursin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe në Kosovë.

Fjala është për një konkurs për disa qindra vende të reja pune, të cilin, para të gjithëve dhe në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, e kishte paralajmëruar vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se “shteti i Serbisë kujdeset për komunitetin serb në Kosovë”.

Tani, zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve arsyetohet me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.

Ndërkohë, mbështetjen e Beogradit zyrtar e ka vetëm Lista Serbe, e cila në zgjedhjet lokale i fitoi që të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të shkurtit mori nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb.

Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor, pasi Lëvizja Vetëvendosje, partia që mori më së shumti vota në zgjedhjet e shkurtit, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e partive të tjera për të formuar institucionet e reja.

Kështu, zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve në institucionet shëndetësore të Serbisë në Kosovë do të përkojë me fushatën parazgjedhore.

Për këtë arsye, Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit e ka dënuar këtë vendim, duke u bërë thirrje drejtuesve të institucioneve shëndetësore që të mos sillen “sipas urdhrave partiakë dhe kalkulimeve parazgjedhore, por të punojnë në interes të komunitetit të tyre”.

Kujtojmë se drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut është kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, por anëtarë të Listës Serbe gjenden në pozita udhëheqëse edhe në institucione të tjera shëndetësore.

Për shembull, drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviq, ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e shkurtit nga Lista Serbe.

Demokracia Serbe në deklaratën e saj ka kujtuar se nuk është hera e parë që qytetarët “mashtrohen për të mbështetur drejtuesit e Listës Serbe”.

“Prej vitesh përsëritet i njëjti skenar - premtime, manipulime, presione - dhe rezultati është vazhdimi i agonisë”, thuhet në komunikatë.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të shkurtit të këtij viti, Serbia kishte po ashtu të hapur një konkurs për institucionet shëndetësore në Kosovë, por ai u anulua pas protestave për “mungesë transparence” dhe “punësime partiake të njerëzve të përshtatshëm”.

I njëjti skenar përsëritet pothuajse në çdo fushatë zgjedhore, kur Lista Serbe premton vende pune, banesa ose përfitime të tjera nga buxheti i Serbisë.

Milija Bishevac, lideri i Lëvizjes Popullore Serbe, ka kritikuar gjithashtu vendimin për zgjatjen e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve në institucionet shëndetësore serbe, duke thënë se vendet e punës mbahen si “mjet për shantazhimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme”, dhe se në fund punën e marrin të afërmit ose “besnikët” e Listës Serbe.

Ka reaguar edhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “keqpërdorim të popullit”.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës më herët ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se “aktivitetet joligjore të institucioneve të Serbisë në Kosovë kanë ndërlikime të qarta politike gjatë fushatës zgjedhore”.

Sipas tij, koha dhe mesazhi që dërgohet lënë dyshime se kemi të bëjmë me një përpjekje “për ndikim të koordinuar mbi votuesit”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar në tetor Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.

Ai ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit në zgjedhjet në Kosovë dhe të sanksionojë Serbinë për këtë.

Nga Bashkimi Evropian nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete ndaj këtyre akuzave, por kanë thënë se të gjithë qytetarët duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm, pa ndërhyrje dhe manipulime të jashtme./REL

serbi kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin