LIVE UPDATES
Aktualitet

SHBA/ Vetëm 1% e refugjatëve shqiptarë kanë qasje në proçedurat e azilit

Në Shqipëri, agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët deklaron se rreth 10 mijë refugjatë , ose rreth 18 herë më shumë se 5 vjet me parë, hynë në territorin shqiptar, gjatë vitit të shkuar, mes tyre 11% gra dhe fëmijë.

21 June 2022, 08:27 Nga DOSJA
SHBA/ Vetëm 1% e refugjatëve shqiptarë kanë qasje në

SHBA- Sot në ditën botërore të refugjatëve, Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se në Shqipëri gjatë vitit të shkuar kanë hyrë mbi 10 mijë refugjatë, një shifër shumë herë më e lartë, se 5 vite më parë. Shefja në detyrë e UNCHR-së në Tiranë, Kristina Folkelius i tha Zërit të Amerikës, se vetëm 1% e atyre që deklarohen se vijnë nga vende në konflikt, kanë qasje për azil. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë, Mimoza Picari bisedoi edhe me disa qytetarë afganë, të vendosur përkohësisht në Shqipëri prej më shumë se 9 muajsh. Ata u shprehën se janë të paqartë dhe të pasigurt për fatin e së ardhmes së tyre.

Në Shqipëri, agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët deklaron se rreth 10 mijë refugjatë , ose rreth 18 herë më shumë se 5 vjet me parë, hynë në territorin shqiptar, gjatë vitit të shkuar, mes tyre 11% gra dhe fëmijë. Rreth 80% deklaruan se vijnë nga vendet kryesore burim të refugjatëve, si Afganistani, Iraku dhe Siria. Autoirtetet shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane dhe disa organizata joqeveriatre, strehuan në Shqipëri në vjeshtë të vitit 2021, rreth 2400 shtetas afganë që u zhvendosën nga vendi i tyre, pas largimit të forcave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.

Ata u vendosën përkohësisht në disa zona rezidenciale. Sot pas 9 muajsh rreth 70% e tyre janë larguar drejt SHBA, Kanadasë dhe disa vendeve të tjera, siç raportojnë autoritetet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër ndodhet ende në zonën e Shëngjinit në veriperëndim të vendit. Disa prej tyre, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak se të afërmit në Afganistan ndjehen të kërcënuar nga talebanët, i thanë Zërit të Amerikës se janë të shqetësuar dhe të paqartë për të ardhmen.

“Para 8 muajsh na kanë evakuar nga Afganistani këtu, por nuk na kanë thënë asgjë të sigurtë. Çdo gjë ka ndaluar këtu. Unë kam qenë në universitet në Afganistan, por në vitin e fundit gjithshka u përmbys, studimet e mia dhe cdo gjë shkuan dëm. Unë nuk mund të studioj këtu. Mamaja ime është e moshuar, dhe shumë e trishtuar”- tha për Zërin e Amerikës një shtetas afgan.

“ Sic e dini situata në vendin tim është shumë e keqe, sidomos për një grua aktiviste, apo për dikë që punonte për demokracinë. Ne ishim të kërcënuar dhe në rrezik nga talebanët. Emigrimi është gjithashtu shumë i vështirë për shkak të stresit, që ai shkakton. Ne jemi të shqetësuar, sepse kemi një të ardhme jo të qartë”- u shpreh një shtetase afgane, aktiviste e të drejtave të njeriut.

“Situata nuk është e mirë në Afganistan, çdo ditë talibanët vrasin ushtarakët dhe civilët që punojnë për ushtrinë. Unë kam qenë pjesë e ushtrisë së Afganistanit dhe nëse do të kisha qëndruar në Afganistan, talebanët do më kishin vrarë. Jam shumë i shqetësuar për familjen dhe miqtë e mi atje, dhe nuk e di kur situata do të bëhet mire”- u shpreh një shtetas afgan, ish ushtarak.

Mjaft shtetas afganë ,që janë strehuar prej 9 muajsh në Shëngjin, thonë për Zërin e Amerikës, se dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre, nëse atje do të vendoset paqja.

“Nëse rruga do të hapet, do të shkoj atje për t’i shërbyer vendit tim, për të ndërtuar vendin tim. Të gjithë duan të rrinë në vendin e tyre. Çdo ditë lutemi që paqja te rikthehet në Afganistan. Një ditë dua të kthehem dhe kur të rrëzohet qeveria e talibanëve dua të shërbej për njerëzit e mi”- tha një tjetër shtetas afganë.

Sipas drejtuesve të UNHCR në Tiranë, kohët e fundit, Shqipëria ka dëshmuar se është një bashkëpunëtore e besueshme në skenën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për ofrimin e mbrojtjes për disa kategori refugjatësh, si për ata nga Afganistani dhe Ukrania, që u larguan nga vendet e tyre për shkak të konfliktit. Por kjo agjensi vëren se mbetet fakt se refugjatët dhe azilkërkuesit e tjerë potencialë, nuk kanë të njëjtën qasje efektive në territorin shqiptar dhe sistemin shqiptar të azilit. Sipas të dhënave të UNHCR në Tiranë gjatë vitit 2021, vetëm 1% e 80% të refugjatëve që deklarojnë në Shqipëri, se vijnë nga vende që janë burim i refugjatëve si Afganistani, Iraku dhe Siria, referohen nga autoritetet në proçedurat e azilit.

“UNHCR në të gjithë botën, kërkon vazhdimisht qasje në azil për të gjithë refugjatët. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të refugjatëve nuk është një zgjedhje, është një detyrim ligjor dhe moral dhe nuk duhet të kushtëzohet kurrë nga kombësia ose mënyra e mbërritjes. UNHCR mbetet e angazhuar me autoritetet shqiptare për rivendosjen e qasjes në proçedurën e azilit dhe mbështet një sistem të qëndrueshëm azili në Shqipëri”- u shpreh për Zërin e Amerikës Kristina Folkelius, Shefe në detyrë e UNHCR.

Edlira Baka, zyrtare e mbrojtjes humanitare dhe komunitare në Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, shprehet me shqetësim se rrugëtimi i refugjatëve në nivel botëror, sa vjen dhe bëhet më i vështirë, duke sjellë këtë argument.

“Në 2015 1 në 265 njerëz që lëviznin për shkak të konfliktit, humbte pa gjurmë. Në 2022, 1 në 38 njerëz që lëvizën për shkak të konfliktit humbi pa gjurmë. Kjo do të thotë se refugjatët, jo vetëm ikin nga shtëpitë e tyre, sepse u rrezikohet jeta, por edhe rrugëtimi që ata bëjnë drejt një vendi më të sigurt, është bërë gjithnjë dhe më i vështirë, dhe gjithmonë e më i pasigurt”- u shpreh për Zërin e Amerikës Edlira Baka, oficere e lartë e mbrojtjes humanitare.

Sipas agjensisë së Kombeve të Bashkura për Refugjatët numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre është rritur çdo vit, gjatë dekadës së fundit. Deri në fund të vitit 2021, të zhvendosurit nga lufta, dhuna, persekutimi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut arritën në 89.3 milionë, 8 për qind më shumë se një vit më parë dhe dy herë më shumë se 10 vjet parë, sipas raportit vjetor të Trendeve Globale të UNHCR. Në vitin 2022 agresioni rus në Ukrainë, sipas kësaj agjensie, shkaktoi krizën më të shpejtë dhe një nga më të mëdhatë e zhvendosjes së detyruar që nga Lufta e Dytë Botërore, me 7 milionë njerëz që janë larguar nga vendi dhe 7 milionë të tjerë zhvendosur brenda vendit, duke e çuar shifrën në mbi 100 milionë. Shqetësimi për oficeren e lartë të mbrojtjes humanitare Edlira Baka, lidhet me efektin zinxhir që prodhojnë këto zhvendosje.

“ Sot krizat e refugjatëve, të zhvendosjes me forcë nga një vend i origjinës, drejt një vendi tjetër që jo domosdoshmërisht është vendi fqinj, ndonjëherë janë vende shumë herë më të largëta, prishin shumë ekuilibra, ekonomikë, psikologjikë, socialë, kulturorë, emocionalë. Kjo bën që pjesa e dëshpërimit të përhapet, jo vetëm tek ata që janë prekur nga kriza, por dhe tek ata që kanë hapur dyert për t’i pritur këta njerëz”- vijoi Edlira Baka, oficere e lartë e mbrojtjes humanitare.

Sot në botë ka 29 vende të emergjencës së lartë dhe qindra milion banorë në përballje me konflikte. Ndërkohë, ka një shqetësim në rritje në lidhje me faktin se mungesa e ushqimit, inflacioni dhe kriza klimatike po i shtohen vështirësive të njerëzve. Zyrtarë të UNHCR thonë se kjo ka shtuar reagimin humanitar ndërsa perspektiva e financimit për mjaft situata sipas tyre duket e zymtë.

Marrë nga VOA. 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin