30 July 2022, 15:24
Nga k.m.
Ylli Ibrahimi
TIRANË- Kur kanë kaluar 7 ditë nga atentati i Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë miku i tij, Ylli Brahimi, i cili ndodhet ende në spital. Agresorët janë kujdesur me përpikmëri, që në këtë krim të linin sa më pak prova që do mund t'i identifikonin.
Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", Ylli Brahimi, është tentuar dy herë të merret në pyetje nga Policia dhe nuk ka qenë në gjendje të flasë. Madje në nisjen e dëshmisë për hetuesit e çështjes ai u ka kërkuar që të ndalojnë pasi nuk ka qenë më në gjendje t'u përgjigjet pyetjeve. Megjithatë siguria për të është maksimale, pasi në dhomën e 46-vjeçarit hyjnë vetëm familjarët dhe punonjës të Policisë që janë pjesë e grupit hetimor duke e mbajtur në ruajtje 24 orë nga efektivët.
Ndërkohë që nga vendi i ngjarjes, hetuesit kanë mbledhur gjatë këtyre 7 ditëve për këtë ngjarje kriminale, janë vetëm 108 gëzhoja kallashnikovi, një automjet “Audi” të djegur dhe dy armë të djegura. Ndërsa ditën e krimit, DVR-ja në shtëpinë e Brahimit, që mbante në memorie filmimet nga kamerat e sigurisë, ka qënë e fikur.
Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë më 17 korrik. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.
Prokuroria e Krujës dhe Kurbinit kanë nisur hetimet, por ende nuk kanë vendosur që të bashkojnë dy dosjet me njëra-tjetrën, edhe pse i ndajnë vetëm pak ditë, e të shkuarat e viktimave janë të ndërthurua bashkë. Megjithatë duket se aksioni për vrasje që ka nisur nuk ka të ndalur, pasi disa ditë më parë në Tiranë u kapën dy persona që lëviznin me snajper.
ylli brahimi atentat ne milot
Aktualitet
30 July 2022, 15:18
k.m.
Andrzej Izdebski
Ndarja nga jeta në Shqipëri si pasojë e një arresti kardiak e tregtarit të armëve Andrzej Izdebski, kthehet ...
Aktualitet
30 July 2022, 14:48
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Vijon të jetë problematike situata nga zjarret ne vend. Zjarrfiksit e Durrësit po përballen me edhe m...
Aktualitet
30 July 2022, 14:18
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
BERAT- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike dhe sipas zjarrfiksve në të shumten e ra...
Aktualitet
30 July 2022, 14:07
I.A
Pamje nga arrestimi
FIER- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, për kultivim të lëndëve narkotike. M&eu...
Aktualitet
30 July 2022, 13:31
I.A
Foto Ilustruese
BERAT- Zjarri në Kodrën e Mimiasit në Berat është riaktivizuar sërish. Mësohet se në vend...
Aktualitet
30 July 2022, 13:30
A.B
Sulme kibernetike
TIRANË- Duke filluar nga ora 14:00 e ditës së sotme në mesnatë mund të hasni vështirësi në a...
Aktualitet
30 July 2022, 13:17
I.A
Zjarri
DROPULL- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Goranxi të Dropullit. Mësohet se z...
Aktualitet
30 July 2022, 13:19
A.B
Kakavije
KAKAVIJË- Ditën e sotme është krijuar radhë e gjatë në pikën kufitare greke të Kakavijes. Sot &e...
Aktualitet
30 July 2022, 13:06
d.a.
Droga e kapur
GREQI- Një 31-vjeçar nga Shqipëria, i cili u kap duke marrë një pako me më shumë se tre kilogramë h...
Aktualitet
30 July 2022, 13:05
A.B
Artan Lame
TIRANË- Si çdo e shtunë, edhe sot kreu i Kadastrës, Artan Lame ka ndarë mendimin për një çështj...