8 March 2025, 20:34
Nga M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar për trafikim droge në Itali pasi autoritet vërejtën lëvizjet e tyre dyshimta mes lokaleve në “Via Roma” në Piacenza. Mediat italiane shkruajnë se hetimet zbuluan një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në qytet dhe më gjerë, por që përfshinte kryesisht qendrën historike të qytetit dhe ku shitjet bëheshin edhe në mes të ditës.
Të dyshuarit sipas policisë, zgjidhnin zona të populluara dhe me shumë lëvizje, për t’ua bërë të vështirë efektivëve ndjekjen në rast pikasjeje, por edhe kapjen në flagrancë, pasi u jepte kohë për të fshehur mallin. Pas ndjekjes disaditore, agjentët i gjetën shqiptarët teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë. Të tre u ndaluan në flagrancë, shitësit dhe blerësi. Në momentin e ndalimit, shoferit iu gjet një dozë kokaine, për të cilën u gjobit si përdorues droge.
Gjatë kontrollit rezultoi se ai ishte pa asnjë dokument të vlefshëm, si leje drejtimi dhe sigurim, duke sjellë edhe sanksione të mëtejshme të parashikuara nga Kodi Rrugor, kurse mjeti është sekuestruar me qëllim të konfiskimit. Pas arrestimit, dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në strehën e tyre, në një apartament në ‘Via Roma’, nga ku merrnin furnizime.
Shtëpia e vjetër u kontrollua, duke çuar në zbulimin e 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve. Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali. Policia tha se pesha totale e drogës ishte 30.11 gramë, si dhe u sekuestrua shuma prej 1700 eurosh, informon media italiane.
italia
Aktualitet
8 March 2025, 20:06
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BELSH- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kajan të bashkisë ...
Aktualitet
8 March 2025, 19:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së është zbard...
Aktualitet
8 March 2025, 19:41
M.B
Foto ilustruese
FUSHË-DOMJE- Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti që i mori jetën 2-vjeçarit në Fushë...
Aktualitet
8 March 2025, 19:20
M.B
Foto ilustruese
FUSHË-DOMJE- Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin që i mori jetë...
Aktualitet
8 March 2025, 19:13
M.B
Foto ilustruese
FUSHË DOMJE- Drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Fushë-Domje është i...
Aktualitet
8 March 2025, 18:45
M.B
Foto ilustruese
KAMËZ- Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar është regjistruar në Kam&eu...
Aktualitet
8 March 2025, 18:24
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një aksident është regjistruar në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë...
Aktualitet
8 March 2025, 17:26
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë nga ku raportohet se një automjet ka përpla...
Aktualitet
8 March 2025, 17:14
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një ndërmarrje sociale që trajnon dhe punëson gra dhe vajza, dikur ishte pronë e një grupi kriminal....
Aktualitet
8 March 2025, 16:45
M.B
Foto ilustruese
KAMËZ- 5 persona janë arrestuar në Valias, pas një sherri mes dy familjeve, që dyshoehtse ka ndodhur për...