17 December 2022, 13:44
Nga a.l
Banorët në Shkodër
SHKODËR-
SYRI TV/ Shkarkime nga HEC-et, Shkodra nën ujë, banorët: Dëme të pallogaritshme!
Zona e Nënshkodrës edhe këtë të shtunë është zgjuar nën mbretërinë e ujit për shkak të shkarkimeve pa kriter nga hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin dhe reshjeve të shiut. Situata më kritike është fshatin Obot, ku ka prezencë uji në 55 banesa dhe një sipërfaqe tokë prej 1350 hektarësh është nën ujë. Banorët shprehen se dëmet janë të pallogaritshme.
Shkarkimet pa kriter nga hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin dhe reshjet e shiut kanë bërë që prej ditësh zona e Nënshkodrës të jetë nën mbretërinë e ujit.
SYRI TV ishte sot në fshatrat e njësisë administrative Ana e Malit, ku uji ka përmbytur rreth 1350 hektarë tokë, ndërsa më kritike situata është në fshatin Obot, i cili është totalisht i izoluar nga uji.
Rruga për në këtë fshat kalohet veë me mjete te rënda të ushtrisë dhe varka, pasi niveli ujit shkon deri në 1.5 metra Sipas bashkisë së Shkodrës, në Obot ka prezencë uji në 155 banesa, teksa strukturat e bashkisë janë angazhuar në ndihmë të banorëve, duke siguruar ushqim dhe ujë për ta.
SYRI TV ishte edhe në fshatin Goricë, ku situata paraqitet kritike. Uji ka mbuluar gjithçka, duke shkaktuar dëme kolosale për fermerët dhe blegtorët, dhe pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment. Banorët shprehen se shkaku kryesor i përmbytjeve janë shkarkimet pa kriter dhe bilanci i dëmeve sipas tyre është pallogaritshëm.
Ndërkohë kritike është situata edhe në qarkun e Lezhës, ku dalja nga shtrati e Matit dhe reshjet intensive kanë shkaktuar probleme më të shumta në Kurbin. Ura e Mamurrasit është e pushtuar nga uji duke penalizuar lëvizjen për orë të tara, ndërsa banorët hedhin akuza në drejtim të bashkisë së nuk ka pastruar kanalet kulluese, çka sipas tyre ka sjellë përmbytje masive. E njëjta panoramë në qarqet Shkodër e Lezhë është çdo vit për shkak të përmbytjeve, ndërsa masat për minimizimin e dëmeve edhe këtë vit kanë qenë të vakëta.
permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
17 December 2022, 13:32
A.B
Rinas
TIRANË- Arrestohet në Rinas, Mauro Guadagnoli, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor t&e...
Aktualitet
17 December 2022, 13:16
a.l
Don Bosko
TIRANË- Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që rrugët e lagjet e kryqytetit të mbulohen nga uji. Si&cce...
Aktualitet
17 December 2022, 13:07
a.l
Librazhd-Elbasan
ELBASAN- Përroi i Xibrakës ka dalë nga shtrati duke sjellë problematika në akse rrugore. Si pasojë e pr...
Aktualitet
17 December 2022, 13:13
A.B
Policia
TIRANË- Leonard Lici është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Lici ka kryer vep...
Aktualitet
17 December 2022, 12:55
a.l
shkolla
TIRANË- Nga 26 dhjetori shkollat do të mbyllen pasi do të nisin pushimet dimërore të cilat janë planifikuar nga ...
Aktualitet
17 December 2022, 12:59
A.B
Gazetari dhe deputetja
SHKODËR- Fshati Obot është izoluar për shkak të përmbytjeve që kanë nisur ditët e fundi...
Aktualitet
17 December 2022, 12:52
A.B
Marjeta Karaj
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe ...
Aktualitet
17 December 2022, 12:48
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pëmbytjet nga moti i keq në vend. Përmes një postimi në rrjetin s...
Aktualitet
17 December 2022, 12:33
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Bandat e organizuara kriminale në zemër të prodhimit të paligjshëm të kanabisit në të gjit...
Aktualitet
17 December 2022, 12:17
A.B
Edmond Papa
TIRANË-Kjo është fotoja pas vrasjes së Edmond Papës brenda një lokali në Selitë. Viktima u qëllua ...