25 August 2023, 16:55
Nga m.s
kontrollet nga ana e policise
Nga ana e bluve të Shkodrës është goditur një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim marrjen e inerteve. Janë proceduar penalisht 5 shtetas (përgjegjësi i subjektit ekonomik dhe 4 punonjës) si dhe janë sekuestruar 1 eskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë kapur rreth orës 02:30 të mëngjesit shtetasit S. K., A. S., M. D., K. S. dhe B. D., teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë. Këta 5 shtetas, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës shtetasin S. K., dhe me punonjës 4 shtetasit e tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin.
Njoftimi nga policia
Shkodër/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim marrjen e inerteve. U kapën në flagrancë, në orët e para të mëngjesit, teksa merrnin ilegalisht inerte, me ekskavator dhe me kamionë, procedohen penalisht 5 shtetas (përgjegjësi i subjektit ekonomik dhe 4 punonjës). Sekuestrohen një eskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur rreth orës 02:30 të mëngjesit, shtetasit S. K., A. S., M. D., K. S. dhe B. D., teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë.
Këta 5 shtetas, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës shtetasin S. K. dhe me punonjës 4 shtetasit e tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 35 vjeç, A. S., 60 vjeç, M. D., 34 vjeç, K. S., 47 vjeç dhe B. D., 38 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një eskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
lumi buna
Aktualitet
25 August 2023, 16:32
m.s
foto ilustruese
Dy shtetase nga Italia janë arrestuar sot në Kakavijë, pasi fshihnin kanabis në mjetin e tyre. Policia bën me dij...
Aktualitet
25 August 2023, 16:23
m.s
Policia sekuestron pajisjet
HIMARË- Një 33-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka vënë në mesnatë muzik&...
Aktualitet
25 August 2023, 16:17
m.s
foto ilustruese
Fundjava do të mbyllet me temperatura të larta, dhe nga java tjetër do të nisin rreshjet e shiut. Sinoptikania e njohu...
Aktualitet
25 August 2023, 16:09
m.s
Klodian Rjepaj dhe Ilir Beqaj
Mes shumë pikave të shkeljes së kontratës koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjika...
Aktualitet
25 August 2023, 15:57
m.s
policia duke ushtruar kontrolle
LEZHË- Policia në Lezhë vijon kontrollet, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në p...
Aktualitet
25 August 2023, 15:42
m.s
kanabis
TIRANË- Babë e bir janë vënë në pranga, pasi shisnin kanabis në biznesin e tyre (lokal). Burime nga ana e polic...
Aktualitet
25 August 2023, 15:12
I.A
Momenti i arrestimit
TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në ndërtimin e koncesionit Thumanë-Kashar nga Ge...
Aktualitet
25 August 2023, 15:02
a.l
Eurostat
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë të fort&...
Aktualitet
25 August 2023, 14:37
I.A
Emigrantet
GREQI- Ekipi i zjarrfikësve shqiptarë që po ndihmojnë Greqinë për shuarjen e flakëve, kanë shpë...
Aktualitet
25 August 2023, 14:29
I.A
KQZ
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Gjatë mbl...