LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri, në korrik 6-fishohen rastet e të infektuarve

Që prej 12 korrikut, numri i rasteve të reja ditore ka qenë mbi 1 mijë, me përjashtim të ditëve të fundjavës, kur numri i testimeve bie ndjeshëm.

2 August 2022, 11:05 Nga d.a.
Shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri, në korrik 6-fishohen
Covid

TIRANË- Në Shqipëri rastet me koronavirus shpërthyen gjatë muajit korrik me një rritje të madhe të rasteve të reja por dhe të vdekjeve. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se krahasuar me qershorin, rastet thuajse janë 6-fishuar. Në fund të muajit numëroheshin mbi 30,900 të infektuar rishtazi, nga 5,248 të prekur në total përgjatë gjithë qershorit.

Që prej 12 korrikut, numri i rasteve të reja ditore ka qenë mbi 1 mijë, me përjashtim të ditëve të fundjavës, kur numri i testimeve bie ndjeshëm. Tregues i përhapjes së gjerë të virusit është pozitiviteti (raporti mes rasteve të infektuarve dhe testimeve). Mesatarja mujore ishte 45.4 për qind, nga 4 për qind në qershor, ndërkohë që javën e fundit arriti në 48.2 për qind, ose gati 1 person i prekur në çdo dy testime të kryera. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Shifrat e rritura të rasteve të reja, u shoqëruan dhe me një shumëfishim të numrit të viktimave. Pas një periudhe gati dy mujore, që prej fillimit të majit, në fund të qershorit u njoftua për vdekjen e një 72 vjeçari. Më pas njoftimet për humbje jetë filluan të bëhen sërish thuajse të përditshme. Përgjatë muajit korrik vetëm në 7 ditë nuk ka patur viktima. Në total llogariten 47 vdekje, nga të cilat 19 vetëm javën e fundit. Të hënën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për tre humbje jete: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç dhe një qytetare nga Fieri 80 vjeçe. Në muajin prill pati vetëm 4 viktima, në maj 1 dhe në qershor 4 të tjerë.

Në rritje, por jo të lartë, ka qenë dhe numri i të shtruarve në spitale. Nëse në fillim të muajit ishin 21 pacientë, të hënën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 35 persona që kanë patur nevojë për trajtim të specializuar.

Përhapja e shpejtë e virusit, ka bërë që autoritetet të shtojnë përpjekjet për vaksinimin e popullatës, një proces i cili, veçanërisht pas heqjes së masave kufizuese thuajse ka mbetur në vend. Ende as 60 përqind e popullatës mbi 16 vjeç, nuk ka marrë më shumë se një dozë. Përveç qendrave shëndetësore ku ofrohet vaksinimi janë dhe 7 njësi të lëvizshme të shpërndara në territor. Madje autoritetet kanë vendosur dhe një numër jeshil, përmes të cilit mund të kërkohet vaksinimi në banesë./VOA/

koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin