LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria, destinacioni i ëndrrave për vitin 2023

Po flasim për Rivierën Shqiptare, një brez i ngushtë bregdetar prej 154 kilometrash, që shtrihet nga Vlora në veri deri në Ksamil në jug, vetëm pak orë nga Italia dhe ideale për qëndrime me kosto të ulët.

14 February 2023, 16:24 Nga a.l
Shqipëria, destinacioni i ëndrrave për vitin 2023
Sarandë

SARANDË- Media italiane “Si Viaggia” e përshkruan Rivierën Shqiptare si një destinacion ëndrrash ku gjiret shkëmborë, ujërat e kaltra, malet e thepisura, plazhet me rërë dhe parqet kombëtare ndërthuren me njëri-tjetrin. Nëse mendja fluturon tashmë drejt verës dhe pushimeve çlodhëse e argëtuese në plazh, mes marrjes së rrezeve të diellit dhe zhytjeve në ujëra të pastër kristal, 2023 ka rezervuar një destinacion përrallor.

Po flasim për Rivierën Shqiptare, një brez i ngushtë bregdetar prej 154 kilometrash, që shtrihet nga Vlora në veri deri në Ksamil në jug, vetëm pak orë nga Italia dhe ideale për qëndrime me kosto të ulët.

Maldivet e reja të Europës

Bregdeti jugor i Shqipërisë është një Eden autentik, për ata që dëshirojnë të kalojnë pushime të bukura buzë detit në Europë, dhe, në të njëjtën kohë, ta gjejnë veten në atmosferën ëndërrimtare të Maldiveve dhe Karaibeve, Peizazhet janë spektakolare, plazhet për të gjitha shijet – shkëmbore, ranore, të izoluara, me guralecë, të paprekura, ujërat e thella dhe shpellat që ruajnë dëshmi parahistorike.

Përveç plazheve dhe detit, ofron mundësinë për të zbuluar dhe për të njohur nga afër fshatrat e lashta mesjetare, qytetet e gjalla, kishat dhe kështjellat. Riviera Shqiptare laget nga ujërat e detit Jon, bukuria e së cilës ndërhuret me çmimet ekonomike dhe distancën nga turizmi masiv.

Vendet më të bukura për t’u vizituar gjatë verës 2023

Një nga destinacionet më të pëlqyera për pushime në plazh është Gadishulli i Karaburunit.

Shqipëria, destinacioni i ëndrrave për vitin 2023
Shpella e Haxhi Aliut

I arritshëm vetëm nga deti, gadishulli ofron perla të pakrahasueshme si Kepi i Gjuhëzës, me një vijë bregdetare të paprekur dhe shpella të mrekullueshme, duke përmendur Shpellën ilire të Haxhi Aliut, me stalaktite mijëvjeçare, si dhe një ujëvarë mbresëlënëse përgjatë murit të pasmë.

Shqipëria, destinacioni i ëndrrave për vitin 2023
Gjiri i Gramës

Një cep tjetër i parajsës në gadishull është Gjiri i Gramës, muret shkëmbore të të cilit ruajnë shkrimet e detarëve të lashtë grekë, si dhe një nga plazhet më magjepsëse në Shqipëri, me rërë të bardhë dhe natyrë që të lë pa frymë.

Për më tepër, bregdeti i qytetit të Himarës ka vendet përrallore si Gjiri i Llamanit, ku kodrat e gjelbra bashkohen me blunë e detit dhe plazhet e Prinos, Spilesë dhe Potamit.

Bëni një ndalesë në Borsh, i cili me plazhin e tij prej 6 km, është i përsosur për shëtitje buzë detit mes aromës së agrumeve dhe pemëve të ullirit dhe në Drimadhes, pak kilometra nga fshati turistik i Dhërmiut, ku deti vezullon me mijëra nuanca blu dhe në plazh, guralecët e bardhë përzihen me rërën e imët.

Shqipëria, destinacioni i ëndrrave për vitin 2023
Ksamil

Por, çfarë mund të thuhet për arkipelagun e Ksamilit, katër ishujt e pabanuar të të cilit janë një himn i vërtetë çlodhjeje?

Së fundi, por jo për nga rëndësia, parqet kombëtare. Në Rrethin e Vlorës vlen të shihni Parkun Kombëtar të Llogorasë, ku mes fushave të gjera dhe shkëmbinjve të lartë spikasin pikat panoramike më të pabesueshme të Shqipërisë, nga qafa e Qezarit, vështrimi humbet duke admiruar Gjirin e Orikumit, Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin e Dukatit.

Shqipëria, destinacioni i ëndrrave për vitin 2023
Parkun Kombëtar i Butrintit

Ndërsa nga Qafa e Llogorasë, peizazhi i brigjeve të Jonit është i paçmueshëm, së bashku me kanionin e Përroit të Thatë dhe malit Vetëtimë.

Dashamirësit e historisë dhe arkeologjisë nuk mund të lënë pa vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2005, një nga vendet të rëndësishme arkeologjike në vend./ Monitor

riviera shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin